Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 08 shtator 2017

Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 08 shtator 2017 Stema Policia

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 34 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 8 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore është  kapur 1 person për Narkotikët

10 persona në kërkim.

7 persona për "Krime ndaj personit”

3 persona për veprën penale “Vjedhja”

1 person për veprën penale “Dhunë në familje”

2 persona për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”

1 person për veprën penale “Ndërtim pa leje”

1 person për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”

Janë sekuestruar :
2 armë zjarri, 2 krehër, 3 fishekë, 1 kapsollë detonatore, 2 kallëpe tritol, 6 gëzhoja, 1 fitil zjarrpërcjellës.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 70 persona.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...