Tiranë. Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave në kërkim.

Tiranë. Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave në kërkim. tirane

Kapet shtetasi i shpallur në kërkim për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë".

Seksioni i Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme dhe Operacioneve Speciale më datë 08.09.2017, ndaloi shtetasin :

- S.S, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendimin e datës 23.12.2016, ka caktuar masën "Arrest me burg", për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 76 dhe 22 i Kodit Penal.

 Ky shtetas më datë 01.12.2016 në lagjen "Pavarësia" Vlorë, në bashkëpunim me shtetasin M.S., 22 vjeç, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin duke e gjuajtur me armë të ftohtë thikë, shtetasin K.A., 20 vjeç.

Shtetasi i ndaluar ju dorëzua D.V.P. Vlorë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...