Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 08 Shtator 2017.

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE 01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 07.09.2017, ora 14:30, në fshatin Katundin e Ri, te Liqeni i Kasharit, është shfaqur një vatër zjarri ku digjen shkurre e ferra. Në vendngjarje u dërguan shërbimet zjarrfikëse. Punohet fikjen dhe sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Më datë 07.09.2017, ora 13:45, në fshatin Gjorgos, Cakran, ka rënë zjarr dhe digjen shkurre e pisha. Në vendngjarje u dërguan shërbimet zjarrfikëse e të policisë. Punohet fikjen dhe sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Patos
Arrestohet në flagrancë një shtetas i dyshuar si shkaktarë i zjarrit të qëllimshëm.
Në datën 07.09.2017, njoftohemi se në kufirin ndarës midis Patos
Fshat dhe fshatit Rerëz, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre dhe ullishte.
Janë organizuar shërbimet dhe shkuan në vendngjarje patrullat e policisë së
Komisariatit Fier, Stacionit të Policisë Patos, zjarrëfikëset, grupe të FNSH_së, policia
bashkiake si edhe forcat e ushtrisë.
Zjarri mori përmasa të mëdha dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 25-30 hektarë
bimësi si shkurre dhe ullishte, përafërsisht 20 mijë rrenjë ullinj.
Në orën 19:00, u bë e mundur fikja e zjarrit në këtë zonë.
Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Patos u arrestua në flagrancë si autori i dyshuar
i kësaj ngjarje, shtetasi:
L.K 56 vjeç, banues në Patos Fshat, Fier.
Ky shtetas, i ka vënë zjarrin ullishtes së tij për ta pastruar por zjarri ka dalë jashtë
kontrollit duke djegur tokat me ullishte të disa banorëve të tjerë të kësaj zone.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën
penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 07.09.2017, ora 20:30, në fshatin Komat, Finiq, në një faqe mali ka rënë zjarr ku digjet bar e shkurre. Punohet për fikjen e tij.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi dyshohet se më datë 05.09.2017, në fshatin Resulaj, Selenicë, në vendin e quajtur “Banjat”, ka rënë zjarr në 10 dynym sipërfaqe, ku janë djegur 100 rrënjë ullinj 8-9-vjeçare, të shtetasit L.H, vjeç 70, banues në Vlorë. Punohet për identifikimin dhe e kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Më datë 07.09.2017, ora 14:05, në Antigone te kodra e fshatit “Asim Zeneli”, është shfaqur një vatër zjarri, ku digjen barëra e shkurre dhe si pasojë e erës zjarri ka përparuar në drejtim të Parkut Arkeologjik “Antigone”, duke rrezikuar godinat prej druri si prezantuese të historikut të këtij parku. Punohet për fikjen dhe sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 07.09.2017, shtetasja M.H, vjeç 26, banues në Tiranë, kallëzon se, është njoftuar nga nje shoqeri private se babai H.H i cili jeton nga viti 2007 në Itali, i sëmurë, ështe debitor pranë nje kompanie telefonike. Shkrimi e firma në kërkesën për numër e në kontratë, dyshohet të falsifikuara. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 186  i  Kodit Penal.

Seksioni i kërkimit
Tiranë.
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave në kërkim.
Kapet shtetasi i shpallur në kërkim për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë".
Seksioni i Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme dhe Operacioneve Speciale më datë 08.09.2017, ndaloi shtetasin :
      S.S, 21 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendimin e datës 23.12.2016, ka caktuar masën "Arrest me burg", për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 76 dhe 22 i Kodit Penal.
 Ky shtetas më datë 01.12.2016 në lagjen "Pavarësia" Vlorë, në bashkëpunim me shtetasin M.S., 22 vjeç, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin duke e gjuajtur me armë të ftohtë thikë, shtetasin K.A., 20 vjeç.
Shtetasi i ndaluar ju dorëzua D.V.P. Vlorë për veprime të mëtejshme.

Seksioni për të miturit dhe dhunën në familje
Më datë 07.09.2017, u plotësua kërkesë padi për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes të menjëhershme, për shtetasen A.T, vjeç 34, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti B.T, vjeç 40 në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për zgjatjen e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen L.L, vjeç 55, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti S.L vjeç 59 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.M, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 07.09.2017 te nje lokal për motive pronësie, ka goditur me grusht xhaxhanë Y.Ç vjeç 90, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 07.09.2017, në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, në një kthesë para Urës së Farkës, shtetasi belg P.M, vjeç 53, banues në qytetin Rumenam, Belgjikë, duke drejtuar me leje drejtimi motorin tip “KTM”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.B, vjeç 24, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “4 Dëshmorët”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Chevrolet”, është përplasur me motorin tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin E.B, vjeç 34, banues në Tiranë, i cili pas ndihmës mjekësore në spital, u largua pa probleme për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.  

Tiranë
Arrestohet efektivi i FNSH për shkelje të rregullave të qarkullimit, aksidentoi një shtetas që lëvizte me motorr.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) nëTiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë inspektor R.K, me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë së  Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë.
Arrestimi i efektivit të Policisë u bë pasi në datën 7 shtator, nën efektin e alkoolit ka aksidentuar rëndë me makinë në fshatin Laknas shtetasin Q.D 65 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak nen kujdesin mjekesor.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 08.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Z, vjeç 29, banues në Durrës, pasi më datë 07.09.2017, në rrugën Tiranë-Durrës, në Vorë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjelin tip “Reno”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit italian M.F, vjeç 54, banues në Itali pasi dyshohet se më datë 06.09.2017, tek nje karburant afër mbikalimit të Fllakës, i ka dhënë 50 euro të falsifikuara, shitësit të karburantit Q.M, vjeç 60, banues në Durrës. Neni 183 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
I.H 44 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 07.09.2017, rreth orës 14:15, në lagjen Nr.17 Durrës, pas një konflikti për
motive të dobëta ka plagosur në thikë në këmbë shtetasin A.Ll. 46 vjeç, banues
në Durrës.
Për pasojë i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të
mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar  në
nenin 88/1 të Kodit Penal.

Seksioni për të miturit dhe dhunën në familje
Më datë  07.09.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.GJ, vjeç 35, pasi dyshohet se bashkëshorti G.GJ, vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë  07.09.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.Q, vjeç 57, pasi dyshohet se djali A.Q, vjeç 29, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë  07.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen DH.RR, vjeç 41, pasi dyshohet se ish bashkëshorti H.D vjeç 53, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë  07.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.T, vjeç 27 pasi dyshohet se bashkëshorti E.T, vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në
flagrancë shtetasin:
E.P 22 vjeç, banues në Lezhë.
Më datë 06.09.2017, rreth orës 23:40, në Derven, Krujë, në superstradën Fushë
Krujë-Thumanë, duke drejtuar mjetin tip Benz, është fërkuar me mjetin tip Volzvagen,me drejtues shtetasin R.K. 28 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi R.K. ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe është përplasur me trafik-ndarësen.
Për pasojë kanë ndërruar jetë në spital drejtuesi i mjetit, shtetasi R.K. dhe pasagjeri, shtetasi A.P. 27 vjeç, banues në Kurbin dhe ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve shtetasit E.L. , 27 vjeç, banues në Laç dhe B.D. 31 vjeç, banues në Tiranë, pasagjerë të mjetit tip Volzvagen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “ Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor Durrës, për shtetasin SH.K vjeç 59, banues në fshatin Qerret, pasi dyshohet se në Qerret, duke drejtuar motorin tip “Jamaha”, pa targë, është aksidentuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë
arrestimin në flagrancë të shtetasit:
G.H 19 vjeç banues në Librazhd
Arrestimi i tij, u bë pasi në rrugën “Pavarësia” Librazhd, duke drejtuar mjetin
ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen S.I., 57 vjeçe banuese në Librazhd.
Shtetasja S.I., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të
mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”
parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për të miturit dhe dhunën në familje
Më date 07.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.A vjeç 48, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se bashkëshorti XH.A, vjeç 51, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin XH.A, vjeç 26, banues në fshatin Qinam, Kolonjë, pasi dyshohet se, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, afër fshatit Floq, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Volsvagen”, ka dalë nga rruga, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin D.G, vjeç 25, banues në Peqin, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 15, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz ”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar pasagjeri I.T, vjeç 47, banues në Tiranë, i cili pas ndihmës mjekësore në spital, u largua pa probleme për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Devoll-Korçë
Në vijim të informacionit paraprak datë 08.09.2017, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në
flagrancë të shtetasit :
E.M, 28 vjeç, banues në Bickë-Devoll.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 08.09.2017, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, ky shtetas duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Land Rover” ka humbur kontrollin
dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është aksidentuar shtetasja V.M, 21 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin B.SH, vjeç 64, banues në fshatin Picar, Gjirokastër, pasi dyshohet se në Berat, duke drejtuar mjetin u konstatua se ka vënë në përdorim një policë sigurimi të falsifikuar. Nenet 186 e 143 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Fier
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe
“Kultivim të bimëve narkotike”.
Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë
Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e policisë Vlorë, u bë e
mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
A.XH 43 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, me vendimin e
datës 14.01.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale
“Kultivim të bimëve narkotike dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” parashikuar
nga Nenet 284/1 e 283/1 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasit DH.M e E.S, vjeç 69 e 39 banues në Tiranë e fshatin Goriçaj, Lushnjë, punonjës të ZVRrPP Lushnjë, pasi dyshohet se shtetasi K.N, vjeç 69, banues në Fier, kallëzon se kanë regjistruar një sipërfaqe tokë me dokumente të falsifikuara. Nenet 186 e 248 të Kodit Penal.

Seksioni për të miturit dhe dhunën në familje
Më datë 07.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasin S.GJ, vjeç 67, pasi dyshohet se djali A.GJ vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen Z.B vjeç 34, pasi dyshohet se motra L.S, vjeç 41, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.M, vjeç 80, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në vitin 2009, me anë të mashtrimit e falsifikimit, i ka marrë nje sasi lekësh për një apartament, shtetases A.M, vjeç 50, banuese në Vlorë. Nenet 143/2 e 186 të Kodit Penal.

Seksioni për të miturit dhe dhunën në familje
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.XH, vjeç 68, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses V.L,  vjeç 72. Neni 130/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Informacion paraprak
Më datë 07.09.2017, në aksin rrugor Vranisht–Bolenë, shtetasi M.GJ, duke drejtuar kamionin, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak
Më datë 08.09.2017, në Ksamil, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S.K vjeç 48, banues në Ksamil, ka dalë nga rruga, për pasojë ka aksidentuar shtetasin polak J.D, vjeç 48, banues në Poloni, pushues në Ksamil, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për të miturit dhe dhunën në familje
Më datë 07.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin RR.Q, vjeç 78, pasi dyshohet se djali R.Q, vjeç 48, në banesën e babait, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”. 

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B, vjeç 38, banues në Bulqizë, pasi në rrugën Tepelenë-Bënçë,  u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Mercedes Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 07.09.2017, shtetasi G.L,  vjeç 55, banues në Bathore, Tiranë, me probleme mendore, njofton herë pas herë se duan ta vrasin. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Seksioni për të miturit dhe dhunën në familje
Më datë 07.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen GJ.GJ, vjeç 28, pasi dyshohet se bashkëshorti GJ.GJ, vjeç 26, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për të miturit dhe dhunën në familje
Më datë 07.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.B, vjeç 31, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se bashkëshorti M.B, vjeç 30,  ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj  saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasen polake D.T, vjeç 28, banuese në Poloni, pasi dyshohet se më datë 06.09.2017, shtetasja M.V, vjeç 30, banuese në Sarandë, ka bërë kallëzim se, i ka sjellë turist në hotel dhe është larguar nga Shqipëria pa i paguar nje sasi  eurosh. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin P.S, vjeç 53, banues në Sarandë, pasi dyshohet se, në qytet, u kap duke ushtruar aktivitet këmbim valutor, pa licencë. Neni 170/ç i Kodit Penal.

Komisariati Policisë Kurbin
Seksioni për krimet e rënda
Laç
Informacion paraprak
Me datë 07.09.2017 , rreth orës 22:15 , është marrë njoftim se në lagjen Nr.3 Laç, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se ka mbetur i plagosur shtetasi R.T. 32 vjeç,  i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën  kujdesin e mjekëve.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komisariati Policisë Mat
Seksioni për krimet e rënda
Burrel
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 06.09.2017 ,   ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas në qendër të qytetit Burrel.
Arrestohen në flagrancë nga Policia 2 shtetas
Shpallen në kërkim 5 të tjerë
Sekuestrohet 140 gram lëndë bimore e dyshuar narkotike, 1 kapsollë detonator dhe fitil zjarr përcjellës.
Me datë 06.09.2017, rreth orës 21.00, është marrë njoftim se në lagjen Partizani Burrel, para një  lokali ka ndodhur një konflikt fizik midis disa personave.
Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policore në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se para  lokalit të shtetasit A.S,  në qytetin e Burrelit, gjatë një konflikti fizik mes disa personave, janë përdorur edhe armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur  i plagosur shtetasi :
A.D, 33 vjeç, banues në Burrel (i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën).
Grupi hetimor në vendngjarje ka   gjetur dhe sekuestruar 7 copë gëzhoja  arme zjarri pistoletë model 56.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit  në Komisariatin e Policisë Burrel u  bë arrestimi në flagrancë  i shtetasëve:
A.D 33 vjeç, banues  në Burrel.
Arrestimi i tij u bë pasi është përfshirë në konfliktin ku mbeti i plagosur dhe nuk ka pranuar të kallëzojë krimin para policisë gjyqësore. Vepra penale  "Moskallzim krimi".
A.S 54 vjeç, banues në Burrel.
Arrestimi i tij u bë pasi,  gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë Mat, në një ambjent në pronësi të tij është gjetur një sasi prej 140 gramë lëndë bimore e dyshuar canabis sattiva, 1 kapsollë detonatore dhe 100 cm fitil zjarr përcjellës. Vepra penale  "Prodhim dhe shtije të lëndëve narkotike", "Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit :
K.S, 18 vjeç, banues në Burrel, për  veprën penale  "Vrasje e mbetur në tentativë", "Armëmbajtje pa leje", "Prishje e qetësisë publike", e kryer në bashkëpunim.
D.S, 23 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale  "Armëmbajtje pa leje", "Prishje e qetësisë publike", e kryer në bashkëpunim.
E.P, 30 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale "Armëmbajtje pa leje", "Prishje e qetësisë publike", "Plagosje e lehtë", "Rrëmbim personi e mbetur në tentativë".
A.K, 40 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale "Armëmbajtje pa leje", "Prishje e qetësisë publike", "Plagosje e lehtë", "Rrëmbim personi e mbetur në tentativë".
(E.P dhe A.K, kanë tentuar të marrin me forcë shtetasin E.P, 22 vjeç).
E.P, 22 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale "Armëmbajtje pa leje", "Prishje e qetësisë publike".
Matetialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, nga burgu ku vuan dënimin për dhunë në familje, ka kanosur bashkëshorten E.L, vjeç 37, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, shtetasi A.B, vjeç 48, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 06.09.2017, është larguar nga banesa babai M.B, vjeç 81, banues në Tiranë. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.H, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, është futur me forcë brenda nje Qendre private për Zhvillim bashkë me fëmijën e tij D.H, duke pretenduar se kjo qendër duhet të vazhdojë ti jap shërbime fëmijës. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.H, vjeç 50 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në nje Qender private  Zhvillimi ka debatuar dhe kanosur me jetë, drejtoreshën e qendrës A.SH, vjeç 44, banuese në Tiranë. Nenet 235/2 e 238 të Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi XH.D , vjeç 66 banues  në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, në fshatin Farkë e Vogël, duke punuar në varrezat e Farkës, ka vdekur punëtori P.B, vjeç 63 , banuese në fshatin Farkë e Madhe. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka qenë natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Tiranë,  për vlerësim.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.SH, vjeç 37, banues në Kamëz, pasi dyshohet se në Petrelë, në cilësinë e zbatuesit të projektit për ndërtesa banimi, dyshohet se kanë ndërhyrë e dëmtuar rrugën në KM4-100 të autostradës Tiranë-Elbasan. Neni 155/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.GJ vjeç 51, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Ali Demi”, në dyqanin e saj, ka kanosur shtetasen V.K, vjeç 46, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.L, vjeç 63, banues në Tiranë, pasi dyshohet se prej dy vitesh, në rrugën “Ligor Lubonja”, me vetëgjyqësi, ka vendosur një portë hekuri, ngjitur me murin e banesës së shtetasit Q.R, vjeç 67. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për prerjen e damarëve të duarve nga shtetasja  A.G, më datë 07.09.2017, për shkak të gjendjes depresive, kjo shtetase ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik nr. 5. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e telefonit të shtetasit A.T, më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit R.T vjeç 32, banues në Tirane, i dënuar më parë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.D, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë në rrugën “Kastriotët” Kodër Kamëz, është konstatuar duke kryer punime, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, kanë vjedhur nje sasi lekesh dhe eurosh, në banesën e shtetases D.Q vjeç 60. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, në rrugën “Zenel Baboçi”, kanë vjedhur një televizor plazma në kishën ungjillore me administrator shtetasin A.R, vjeç 43, banues në Tiranë.  Punohet për identifikim dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.V, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka fyer shtetasin B.XH, vjeç 57, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Don Bosko”, tek nje lokal në menaxhim, u konstatuan punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit L.P vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 06.09.2017, në rrugën “Jakup Ferri”, nga oborri i banesës, ka vjedhur biçikletën “Moton Baik”, të shtetases A.P, vjeç 26. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, në bulevardin “Gjergj Fishta”,  duke dalë nga mjeti, i ka humbur telefoni “Samsung S 5” shtetasit A.L, vjeç 34, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 07.09.2017, gjatë natës, në rrugën “Selman Riza“, kanë vjedhur furgonin tip “Benz”, të shtetasit A.L, vjeç 35, banues në fshatin Kepenë, Tropojë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e dy gomave të mjetit tip “Benz”, të shtetasit K.LL, më datë 07.09.2017, u ndalua shtetasi M.D, vjeç 59,  banues në Yzberisht, pasi dyshohet se te nje pike skrapi  i janë gjetur 14 disqe gomash automjeti, të vjedhura që ia  ka shitur shtetasi E.Z, i arrestuar më datë 06.09.2017. Neni 287/b i Kodit Penal.  

Më datë 07.09.2017, gjatë natës, në rrugën “Ramazan Sauku 2”, pranë ish nyjës betonit, kanë vjedhur steka me cigare në dyqanin e shtetasit L.K, vjeç 43, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, pasi dyshohet se në Kombinat te fabrika e qelqit, në magazinën e shtetasit A.A, vjeç 58, banues në Tiranë, u konstatua duke kryer punime pa leje.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.GJ, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasin E.H, vjeç 16, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, gjatë natës, në rrugën “Albion Tërshalla”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, të shtetasit V.B, vjeç 36, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.P, vjeç 43 banues në Tiranë, bazuar në nenin 108/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Z.M, vjeç 59, banues në Bërxullë, pasi dyshohet se në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 07.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasja D.T, vjeç 59, banuese në Përmet, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasen U.B vjeç 68, banuese në Berat, pasi dyshohet se, në fshatin Kryemëdhenj, D.T u kap duke vjedhur tre krevat në banesën e shtetasit B.K, vjeç 61, ndërsa U.B, në banesë, ju gjetën 12 pllaka mermeri, që dyshohet se janë vjedhur në banesën e B.K. Neni 134 i Kodit Penal.
.
Më datë 07.09.2017, në Kavajë, në banesë, ka tentuar të vet’ helmohet shtetasja M.D, vjeç 36, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.

Më datë 07.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.H, vjeç 22, banues në Durrës, pasi në afërsi të rrethrrotullimit në Golem, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Suzuki”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi XH.N, vjeç 25, banues në Qerret, pasi te kryqëzimi i spitalit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Kinlon”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Q.B, vjeç 21, banues në Kavajë, pasi afër kryqëzimit të Murrizit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Aprila”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Kavajë.
Informacion paraprak
Më datë 07.09.2017, rreth orës 17:50 në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një konflikt me mjete prerëse midis dy personave pranë gjimnazit "Aleksandër Moisiu".
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se :
Shtetasi N.T., 41 vjeç dyshohet të jetë goditur me mjet prerës në lokalin e tij Fast Food nga shtetasi F. P., rreth 44 vjeç, i cili dyshohet të jetë me probleme mendore.
Nga policia është bërë ndalimi i të dy shtetasve pasi te dy janë të goditur me mjete prerëse.
Shtetasi N. T., u dërga në spitalin e Durrësit për ekzaminime të specializuara pasi nga konstatimet e para ka një goditje në pjesën e barkut me mjet prerës, ndërsa shtetasi F. P., është dërguar në spitalin e Kavajës pasi ka një të çarë në pjesën e kokës.
Janë shoqëruar në ambientet e policisë Kavajë, personat e pranishëm në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e motiveve dhe shkaqeve të ngjarjes.

Kavajë.

Informacion paraprak.
Më datë 07.09.2017, rreth orës 14 : 23, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për një person të mbytur në plazhin e Golemit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se :
Në plazhin e Golemit, deti ka nxjerrë të mbytur shtetasin F.A., 69 vjeç.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Durrës, për T.M, vjeç  36, banuese në Durrës,  pasi dyshohet se më datë 05.09.2017, në lagjen nr. 4, në Qendren Shëndetësore Durrës, për shkak të detyrës, ka goditur me sende te forta mjeken A.SH, vjeç 28, banuese në Durrës. Neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.K, vjeç 24, banues në fshatin Armath, pasi dyshohet se në Armath te “Kodra e zgjebes”, u kap duke prerë 2 m³ dru zjarr, pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur
ndalimin e shtetasit në kërkim:
K.L. 17 vjeç.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 1  muaj  e 10 ditë burgim për veprën penale “Vjedhja” parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin F.K, vjeç 60, banues në Rinas, pasi dyshohet se në lagjen “Hasen” Fushë-Krujë, është konstatuar se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi XH.M, vjeç 64, banues në fshatin Nuaje, pasi në territorin e Bashkisë Krujë, Njësia Administrative Cudhi, në Nuaje te “Grykë e thelbit”, pronë publike, ambient i hapur i pyllëzuar, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 27 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, nga të cilat 8 u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Në këtë veprimtari me qëllim përkujdesje, kishte përfshirë nipërit E. M dhe A.M, vjeç 13 e 9. Nenet 284 e 129 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë ndalimin e
shtetasit në kërkim:
A.O 49 vjeç banues në Elbasan
Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal më datë
24.03.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale
“Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 07.09.2017, në fshatin Sebisht, në fjetore, ka vdekur shtetasi A.H, vjeç 37, banues në Tiranë, punëtor në ndërtimin e hidrocentralit në këtë fshat. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisariati i Policisë Gramsh
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për kanosje me pistoletë dhe plagosjen e lehtë me grusht, të shtetasve A.H, S.H e XH.H, më datë 07.09.2017, u kapën dhe referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit në kërkim R.D, A.Ç e A.Ç, vjeç 19, 38 e 40, banues në Gramsh. Nenet 84, 278, 89 e 25 të Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Korçë
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhje në shkollën 9-të vjeçare të fshatit Belorta, më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin në kërkim A.M, vjeç 30, banues në Porodinë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit H.XH e G.M, vjeç 60 e 66, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 17, ju kanë pushtuar dhe kanë mbjellë grurë e jonxhë  6 dynym tokë arë, pronë e shtetasve E.H e Y.H, vjeç 65 e 68, banues në Korçë. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin H.D, vjeç 66, banues në fshatin Cangonj, pasi dyshohet se në Cangonj, u konstatua se  ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 07.08.2017, në lagjen nr. 1, është konstatuar vjedhja e magazinës së shtetasit A.G, vjeç 46, ku kanë marrë 20 zogj kanarina. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 07.09.2017, u ndalua shtetasi S.M, vjeç 32, banues në Berat, i dënuar më parë, pasi dyshohet se më datë 06.09.2017, në territorin e Spitalit Rajonal, ka vjedhur e shitur për skrap, portën e hekurit të ish spitalit ushtarak, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, në lagjen ‘’Barikadë’’, në ish Kombinati Tekstile, në nje fabrikë këpucësh me pronar shtetasin E.P, vjeç  33, banues Berat, ka rënë zjarr, ku janë djegur këpucë e sende të tjera si dhe kamioni e pjesërisht rimorkio. Nga veprimet e kryera rezulton se, zjarri ka rënë aksidentalisht nga djegia e mbeturinave pranë hyrjes së magazinës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin Z.M, vjeç 60, banues në Fier, pasi dyshohet se shtetasja L.B vjeç 55, banuese në Fier, kallëzon se ish bashkëshorti, me vetëgjyqësi, pas divorcit nuk e lejon të hyjë  e banojë  në banesën e përbashkët. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin M.D vjeç 30, pasi dyshohet se, në lagjen “11 Janari”, në pikën Euro-loto me qera, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë dhe punohet për kapjen e shtetasit R.Ç, vjeç 21,  pasi dyshohet se për një periudhë 7-8 muajsh, në mënyrë sistematike, ka kanosur e përndjekur shtetasen A.B, vjeç 21. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin H.A vjeç 73, pasi dyshohet se, në Zgjanë, për motive pronësie, ka plagosur lehtë me grusht bashkëfshatarin E.S, vjeç 56. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin S.B, vjeç 87, banues në fshatin Gërmenj, pasi dyshohet se, në banesë, u kap duke bërë punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 06.09.2017, gjatë natës, në lagjen “Kushtrim”, kanë vjedhur sende të ndryshme në  banesën e shtetases A.D, vjeç 60. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin TH.GJ, vjeç 56, banues në fshatin Palasë, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.H vjeç 24, banues në fshatin Palasë, pasi dyshohet se në Palasë pranë ish-repartit ushtarak, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, në lagjen “1 Maji”, kanë vjedhur sende me vlerë në banesën e shtetases A.M, vjeç 49. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, në lagjen “Pavarësia”, janë djegur pjesërisht mjetet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit F.D, vjeç 23 dhe ngjitur me të mjeti tip “Opel Corsa”. Nga veprimet e kryera rezulton se, shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 07.09.2017, u ndalua shtetasi në kërkim L.L, vjeç 24, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar 20 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 291 i Kodit Penal.  

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi dyshohet se shtetasi T.S, vjeç 50, banues në Ksamil, kallëzon se para disa ditësh në verandën e banesës, i kanë marrë çantën me pasaportë, kartë identiteti, kartë shëndeti, etj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 08.09.2017, në Ksamil, disa shtetas me një automjet kanë tentuar të vjedhin karburant nga serbatori i një kamioni të parkuar dhe janë shoqëruar nga shërbimet e policisë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin Ç.GJ, vjeç 74, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen “18 Shtatori”, ka kryer disa punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe punohet për kapjen e shtetasit R.T vjeç 53, banues në fshatin Sheq i Madh, Fier,  pasi dyshohet se në territorin e Bashkisë Memaliaj, Njësia Administrative Luftinjë, në fshatin Rabie te “Faqja e Pelivanit”, pronë private, ambient i hapur, në një sipërfaqe u gjetën të kultivuara 23  bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, nga të cilat 18 u asgjësuan dhe 5 u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Lezhë
Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë nga policia.
Sekuestrohen 1 automatik AK-47  dhe 6 gëzhoja në vendngjarje.
Më datë 07.09.2017, nga Seksioni për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E.N  20 vjeç ,banues në fshatin Zojs, Gjader në Lezhë.
Ky shtetas, në fshat, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.
Në cilësinë e proves materiale , u sekuestruan 6 gëzhoja në vendngjarje si dhe arma e zjarrit  automatik AK-47.  
Veprat penale në ngarkim të tij  "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" "Prishje e rendit dhe qetësisë publike" parashikuar nga neni 278/2 dhe 274 të Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin G.M  vjeç 47, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, pasi dyshohet se është konstatuar duke ndërtuar një mur rrethues, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit T.B, J.A e A.B, vjeç 23, 20 e 28, banues në Shkodër,  pasi dyshohet se shtetasi A.T, vjeç 49, banues në fshatin Dobraç, ka bërë kallëzim se në periudhe kohore të ndryshme, me vetëgjyqësi, i kanë kërkuar shuma në euro, të cilat djali A.T, vjeç 18, banues në Dobraç, ua kishte marrë borxh pa dijeninë e tij. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.S, vjeç 27, banues në fshatin Rranxa, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për kanosje dhe vjedhje me dhunë ndaj shtetasit M.N, më datë 06.09.2017, u ndaluan shtetasit në kërkim E.N, SH.T, vjeç 40, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë. Nenet 84 e 139 të Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasit XH.P, S.P, punonjës eskavatori, SH.T, inxhinier ndërtimi, vjeç 50, 33 e 44, banues në fshatin Lajthizë, Mirditë e Tiranë, punonjës  të nje subjekti privat pasi dyshohet se në Lajthizë, për shkak të detyrës, Xh.P ka kanosur shtetasin P.P vjeç 40 banues në Pukë, përgjegjës i Shërbimit Pyjor, Fushë Arrëz dhe S.P e SH.T, në një kodër në Fushë Arrës, kanë kryer gërmime, pa leje. Nenet 238 e 154 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 07.09.2017, në fshatin Gril, në oborrin e shtëpisë, shtetasja D.P, vjeç 65 lindur në Serbi dhe banuese në Gril, në kushte depresioni pasi vuan e trajtohet për ç’rregullime psikike, ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur në pusin e ujit, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 07.09.2017, në Peshkopi, në “Llixha”, ka vdekur shtetasi M.TH, vjeç 75, banues në fshatin Landovicë, Prizren. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga ataku kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.B, vjeç 30, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se te “Qytet i Ri”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Kontrolle nga FNSH e Policia Vendore për rritjen e parametrave të sigurisë.
Sekuestrohet një armë zjarri Pistoletë si dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet në flagrancë.
Mbanin sende të forta në makina si dhe në lokal municion luftarak, procedohen penalisht dy shtetas.
Në kuadër të planit të masave për goditjen e grupeve kriminale,  kapjen e personave në kërkim,  të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, të atyre që mbajnë apo trafikojnë  lëndë narkotike, si dhe nisur nga ngjarja e datës 06.09.2017, në qytetin e Burrelit,  shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, me mbështetjen e FNSh Shkodër kanë ushtruar  kontrolle të befasishme në akset rrugore dhe në ambjente të ndryshme për këtë qëllim.
Si rezultat i këtyre kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L.K, 23 vjeç, banues  në Burrel, pasi;
Ky shtetas duke  qarkulluar  në qytet  me motoçikletë mbante me vete  armë zjarri Pistoletë pa leje. Vepra penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Në vijim të kontrolleve , gjatë  kontrollit të mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin K. Z,  29 vjeç, banues në Burrel,  poshtë sediljes së pasme të automjetit është gjetur një shkop bejzbolli.
Shtetasi K.Z, është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta", parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.
Gjithashtu në vijim të kontrolleve, në një lokal në pronësi të shtetasit S.K, 32 vjeç,  banues në Burrel,  janë gjetur një kreher fishekësh, një kapsolle detonatore dhe një shkop bejzbolli.
Shtetasi S.K,  nuk ishte në lokal në momentin e kontrollit por vetëm punonjësit e lokalit, dhe është shpallur në kërkim për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", si dhe   "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 278 e 279 të Kodit Penal.
Kontrolle të ngjashme do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Dibër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 07.09.2017, në SPK Rinas, u ekstradua nga Frankfurti dhe dorëzua Patrullës së Policisë Burgjeve, shtetasi në kërkim F.S, vjeç 40 banues Kamzë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 6 muaj burg, për veprën penale ‘’Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike’’. Neni 137/1 i Kodit Penal.  

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.Sh, pasi dyshohet se në PKK Port, u kap me dokument udhëtimi të falsifikuar, e cila iu bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 07.09.2017, në Gjirokastër te kryqëzimi “Ura e Lumit”, u kapën 2 shtetas sirianë dhe 2 palestinezë, emigrantë të paligjshëm. Në përfundim u procedua me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 07.09.2017, në SPK Kakavijë, në hyrje, u kap shtetasi në kërkim F.T, vjeç 38, banues në Shkodër, pasi dyshohet se është autor i vjedhjeve të tre mjeteve, të cilat më datë 30.08.2017, te banesa, u gjetën dhe bllokua pasi janë të trafikuara nga jashtë shtetit. Nenet 141 e 190 të Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, në PKK Hani  Hotit, te “Gryka e Shegës”, u kapën  6 shtetas algjerian, emigrantë të paligjshëm, të cilët janë larguar nga Qendra Kombëtare e Pritjes së Azilkërkuesve Babrru, Tiranë. Në përfundim  u  procedua me urdhra dëbimi dhe u dërguan në Kareç, në Qendrën e Mbyllur për të huaj.

Më datë 07.09.2017, te Ura e Bunës, u kapën 2 shtetas libian, emigrantë të paligjshëm. Në përfundim u dërguan në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkues, në Babru, Tiranë.



 

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...