Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 09 shtator 2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 08.09.2017, ora 15:00, në fshatin Polis, Njësia Administrative Polis, në pyll, te “Mali i Kaiskës”, është shfaqur një vatër zjarri ku janë djegur rreth 50 ha me bar të thatë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Informacion paraprak
Më datë 08.09.2017, oar 17:15, në Lunxheri, në vendin e quajtur kalaja e “Shëndërjavës”, ka rënë zjarr, ku po digjen barëra e shkurre. Në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e zjarrfikës dhe të policisë, po punojnë për shuarjen e tij.

Informacion paraprak
Më datën 08.09.2017, ora 19:10, në segmentin rrugor Jorgucat-Qafa e Muzinës, ka një shkarje të bazamentit të rrugës ku si rezultat ka sjellë ngushtimin e rrugës. Aksi është i kalueshëm me një kalim. Punohet për hapjen e aksit rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Informacion paraprak
Më datë 08.09.2017, ora 11.30, ne Kodër Berzanë, Lezhë, është riaktivizuar një vatër zjarri, ku digjen shkurre e ferra. Në vendngjarje u dërguan shërbimet zjarrfikëse. Punohet fikjen dhe sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 08.09.2017, në rrugën “Ali Ibra”, pranë kazanit të plehrave, u gjet në tokë dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale 3.1 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 30, banues në Tiranë, administrator i nje kompanie private pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, nuk i ka paguar pagën dhe sigurimet shoqërore shtetasit A.T, vjeç 36, banues në Tiranë. Nenet 143, 180 e 170/a të Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 31, banues në Tiranë, administrator i nje kompanie private  pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, nuk i ka paguar pagën dhe sigurimet shoqërore shtetasit A.D, vjeç 25, banues në Tiranë. Nenet 143, 180 e 170/a të Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 31, banues në Tiranë, administrator i nje kompanie private pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, nuk i ka paguar pagën dhe sigurimet shoqërore shtetasit SH.D vjeç 24, banues në Tiranë. Nenet 143, 180 dhe 170/a të Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen B.K, vjeç 33, banuese në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka falsifikuar një deklaratë noteriale, për kalim kufiri të fëmijës së saj. Punohet për kapjen e B.K. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.Q, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë nje sasi lekesh, shtetasit D.B, vjeç 38, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 08.09.2017, në Selitë të Vogël, shtetasi M.L, vjeç 20, banues në Tiranë, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka goditur lehtë shtetasin  M.P, vjeç 17, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 08.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.V, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi më datë 07.09.2017, në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Porche” është përplasur me mjetin tip “Toyota”, me drejtues A.Q, vjeç 68, banues në Lushnjë, për pasojë është aksidentuar A.Q, i cili ndodhetnë spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, në Kamzë, një mjet i paidentifikuar, ka përplasur këmbësoren D.T, vjeç 71, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin E.K, vjeç 17, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në Kavajë, pranë spitalit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yingxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 23, banues në Bathore,  pasi në Yrshek, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Piagio”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetases E.K, vjeç 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi”, është përplasur me motorin tip “Piaggio”, me drejtues E.D, vjeç 29, banues në Tiranë, i cili është dëmtuar dhe pas mjekimit në spital u largua në banesë. E.K, është larguar nga vendi i ngjarjes. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 34 banues në Tiranë, pasi më datë 08.09.2017, në bulevardin “Gjergj Fishta”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volsvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.XH, vjeç 32 banues në Tiranë,  me leje drejtimi, pasi dyshohet se më datë 08.09.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me mjetin tip “Hyndai”, me drejtuese DH.H, vjeç 48, banuese në Tiranë, i cili është përplasur mjetin e parkuar tip “Skoda”, për pasojë është aksidentuar fëmija D.Xh, vjeç 5, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen B.M, vjeç 61, banues në Durrës, me detyrë ish punonjëse e kujdesit ndaj klientit pranë OSHEE, Durrës, pasi dyshohet se më datë 04.07.2017, në lagjen nr. 11, në mënyrë të paligjshme, ka bërë kalimin e kontratës së energjisë elektrike nga shtetasi V.M, vjeç 60, banues në Durrës, tek shtetasi S.M. Neni 248 Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet hetimore Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen  Z.B, vjeç 27, banuese në Manëz, Durrës, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, shtetasit A.RR, vjeç 41, banues në Shijak, i  ka marrë nje sasi eurosh për të prerë biletë për Itali, vajtje ardhje. Neni 143 e 180 Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.M vjeç 25, banues në Durrës, pasi dyshohet se , në lagjen nr 15,  duke drejtuar biçikletën ka rënë në një pesetë, ku është dëmtuar vetë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për  shtetasin J.H, vjeç 32, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se, në Sukth, duke drejtuar mjetin tip “Reno”, ka aksidentuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve  fëmijën J.L, vjeç 9, banues Sukth. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Elbasan
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Transportuesi 2 ”
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Sekuestrohen 13 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Qarkullimit Rrugor,  bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E.L 29 vjeç banues në fshatin Greshice, Bashkia Ballsh
DH.B 39 vjeçe banuese në fshatin Qeparo, Bashkia Himarë, Vlorë.
Arrestimi i tyre, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshatin Labinot-Fushë, specialistët e seksionit të Qarkullimit Rrugor kanë bërë ndalimin e automjetit drejtuar nga shtetasi E.L  dhe pasagjere shtetasja DH.B.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë, në bagazhin e këtij automjeti u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit  Cannabis Sativa.
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
Lëndën Narkotike të dyshuar Cannabis Sativa
Tre telefona celularë të markave të ndryshme
Automjetin që drejtohej nga shtetasi E.L
Gjatë veprimeve hetimore, rezulton se shtetasi E.L nuk posedon leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve","Drejtimi I automjetit pa dëshmi" dhe  "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik", parashikuar nga nenet 283/2, 291 dhe 242 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.F, vjeç 45, banues në Vlorë, pasi në Peqin, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Skania”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Elbasan, për shtetasin e mitur  G.H, vjeç 13, banues në Elbasan, pasi dyshohet se  në lagjen “Shënkoll”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Elbasan, për shtetasen B.Ç,  vjeç 53, banuese në fshatin Bishqem, pasi dyshohet se  në Peqin, në fshatin Bishqem, duke drejtuar mjetin  tip “Renault”, ka aksidentuar këmbësorin Z.K, vjeç 55 banues në Bishqem dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasit  F.H, K.R, G.Ç dhe O.XH vjeç 22, 24, 21 dhe 25, banues në Pogradec, pasi dyshohet se më datë 07.09.2017, në lagjen nr.1, F.H ju gjet e bllokua 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, K.R, G.Ç dhe O.XH, nuk kanë kallëzuar krimin. Nenet 283/1 e 300 të Kodit Penal.

QAFË-THANË
Policia Kufitare godet një rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike” si edhe një rast tjetër të “Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike” të kryera në bashkëpunim.
Sekuestrohet në total për të dyja rastet, një sasi prej 24 Kg e 412 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohen në flagrancë tre shtetas të huaj (dy polakë, një zvicerian), një shtetase shpallet në kërkim si edhe procedohet penalisht në gjendje të lirë, një tjetër.
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes e trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë goditur dy raste si rezultat i të cilëve u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :
J.D 23 vjeç,
M.D, 47 vjeç, (at e bir)
Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetases S.H, 25 vjeçe të tre banues në Poloni, kjo e fundit si bashkëpunëtore e dyshuar në këtë vepër penale me dy shtetasit e mësipërm, për të cilën për shkak të hetimeve nuk mund të jepen të dhëna të tjera.
Më datë 08.09.2017, shtetasi J.D është paraqitur në dalje me automjetin tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonte së bashku me babain e tij. Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare, bënë përzgjedhjen e tij për verifikim në vijën e dytë.Gjatë kontrollit të detajuar përfshi edhe  procesin e skanimit të kryer në bashkëpunim me Doganën,konkretisht në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit, si edhe tek shasia e mjetit poshtë dyshemesë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
69 pako me peshë 24 kg e 400 gram lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu shërbimet e Policisë Kufitare, po ditën e sotme, kanë konstatuar edhe një rast tjetër, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit zvicerian :
G.L 28 vjeç
Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit M.D, 25 vjeç, të dy banues në Zyrih-Zvicër.
Pasi gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë të mjetit të tyre tip “BMW” iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
12 gram lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.
Veprimet proceduriale për të dyja rastet, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 28, banues në Bickë-Devoll, me leje drejtimi, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Landrover”,  në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatin Kapështicë, ka dale nga rruga, për pasojë është aksidentuar shtetasja V.M, vjeç 21, banuese në Bilisht, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K, vjeç 26, banues në Ura Vajgurore, pasi në “Hyrja e Kuçovës”, është kapur duke drejtuar ne  gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër pastrimit të parave
Seksioni kundër krimit  kompjuterik
Më datë 08.09.2017, shtetasja I.S, kallëzon se, për një periudhe tre mujore, adresa të ndryshme ne rrjete sociale, e kanë shantazhuar, përndjekur dhe kanosur, duke i shkaktuar ankth e stres dhe probleme ne familje. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqër Fier. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 186/a 121/a 108/a dhe 84  të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Më datë 08.09.2017, në fshatin Dhërmi, në “Qerasho”, Himarë, në një sipërfaqe toke, pronë publike u gjetën të mbjella e u asgjësuan disa bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.

Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 08.09.2017, shtetësia E.Ç, vjeç 58, banues në Vlorë, kallëzon se, punonjësit e kompanisë OSHEE-dega Vlorë, në banesën e saj, duke shpërdoruar detyrën, kanë  lidhur një aparat matës  që nuk është në emër të saj, e cila rezulton debitor, kur pagesën e ka bërë rregullisht në aparatin matës që furnizon me energji banesën e saj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin V.B, vjeç 45, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në vitin 2015, me anë të mashtrimit e falsifikimit, i ka marrë nje sasi eurosh, shtetasit TH.SH, vjeç 41, banuese në Vlorë. Neni 143/2 dhe 186 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Tiranë.
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave në kërkim.
Kapet shtetasi i shpallur në kërkim për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë".
Seksioni i Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme dhe Operacioneve Speciale më datë 08.09.2017, ndaloi shtetasin :
S.S 21 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendimin e datës 23.12.2016, ka caktuar masën "Arrest me burg", për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 76 dhe 22 i Kodit Penal.
Ky shtetas më datë 01.12.2016 në lagjen "Pavarësia" Vlorë, në bashkëpunim me shtetasin M.S., 22 vjeç, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin duke e gjuajtur me armë të ftohtë thikë, shtetasin K.A., 20 vjeç.
Shtetasi i ndaluar ju dorëzua D.V.P. Vlorë për veprime të mëtejshme.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin S.K, vjeç 48 , banues në Ksamil, me leje drejtimi, pasi dyshohet se, në Ksamil, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është  aksidentuar një pushues, shtetasi polak J.D, vjeç 48, banues në Poloni, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.H, vjeç 18, pasi  në lagjen “Kushtrimi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Peugeot”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.B vjeç 54, banues në Vlorë, pasi në rrugën Vlorë-Fier, në ‘’Guri i Çifutit’’, duke  drejtuar mjetin tip “Hyndai”, të rimorkiuar një karel me mjet lundrues gomone,  i ka dalë njëra gomë e karelit dhe si pasoje e batimit të mjetit lundrues, ka dëmtuar këmbësorin V.XH, vjeç 53, banues në fshatin Nartë, i cili ndodhet në spital jashtë  rrezikut për jetën. Neni 290 Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë  08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit I.K dhe B.GJ, vjeç 72 dhe 58, banues në fshatin Vagalat, Tepelenë,  B.GJ topograf, pasi dyshohet se I.K, duke falsifikuar dokumentet, ka përfituar dhe është pajisur me çertifikatë pronësie për 900 m² tokë e ndodhur në Vagalat, ndërsa B.GJ, ka lëshuar një vërtetim të parregullt. Nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Më datë 09.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.G, vjeç 25, banues në Lezhë, pasi në lagjen “Beslidhja”, iu gjet e bllokua 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin M.M, vjeç 26, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në lagjen “Skenderbeg”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen F.L, vjeç 48, banuese në Kukës, pasi dyshohet se në vitin 2008, ka përdorur dokumente të falsifikuara për marrjen e një numri me kontrate në nje kompani telefonike. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Kukës.
Plagos me mjete të mprehta një shtetas, arrestohet nga Policia.
Më datë 08.09.2017, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit,
J.H 32 vjeç, banues në Kukës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në qytet,  për motive të dobëta, ka plagosur me mjete të mprehta shtetasin A.Rr., 20 vjeç, banues në Kukës.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet u referuan në  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Plagosje e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike", parashikuar nga neni 88/a i Kodit Penal

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 08.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm nënë e bijë, për shtetaset F.M dhe L.M, vjeç 60 dhe 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se i dashuri i vajzës, J.P vjeç 38, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tyre. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”

Më datë 08.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasit O.Z, vjeç 32 banues në Tiranë, bazuar ne nenet 274, 84 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.A, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datat 07-08.09.2017, në rrugën “Vëllezërit Kondi”, me vetëgjyqësi, ka dashur të mbyllë servisin e djalit D.A, vjeç 34 banues në Tiranë, me pretendimin se nuk ka të drejtë pronësie mbi të. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.N, vjeç 24, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës S.C vjeç 20 banuese në Tiranë, si dhe i ka marrë celularin tip “Iphone S 6” dhe është larguar. Punohet për kapjen e F.N. Nenet 90 e 134 të Kodit Penal.

Më datë 08.09.2016, u plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen S.U, vjeç 37, pasi dyshohet se bashkëshorti A.U, vjeç 39, ka ushtruar sistematikisht dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.B, vjeç 26  banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëjetuesen shtetasen amerikane A.S, vjeç 35, banuese në Tiranë, me kombësi e shtetësi amerikane, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit SH.R, më datë 07.09.2017, u gjet e dorëzua familjarëve i cili deklaron se është larguar nga banesa me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 08.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.N, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tish Daija”, u kap duke vjedhur nje shume lekësh dhe një sasi paketash, në marketin e shtetasit I.R, vjeç 44, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.B, vjeç 54 banues në Tiranë, pasi dyshohet se rrugën ”Sami Frashëri”, pranë digës së Liqenit Artificial, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.SH, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se para 1 viti, me anë të mashtrimit, shtetases L.N vjeç 45, banuese në Tiranë, i ka marrë nje sasi eurosh. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.20174, gjatë natës, në rrugën ”Pandi Dardha”, pranë banesës, shtetasit I.B, vjeç 36, i kanë çarë gomën e mjetit tip “Benz”.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.P, vjeç 46, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Vangjel Noti”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, shtetasja S.ZH, vjeç 43, banuese në Tiranë, kallzon se, persona të panjohur, nëpërmjet telefonit. i e kanosur e fyer. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Nenet  121/a e 275 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 08.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.N, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Halit Bega”, në lokalin në përdorim, u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale iu gjetën e bllokuan  1 tavolinë pokeri, 2 valixhe me fisha lojërash fati, 1 televizor, 4 njësi kompjuteri, 6 monitor dhe 1 kasë për prerje biletash, pa leje. Nenet 180, 197 e 198 të Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit I.H dhe V.D, vjeç 60 dhe 62, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Besim Fagu”, kanë kanosur njëri-tjetrin. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen B.B, vjeç 41, banuese në fshatin Fag, pasi dyshohet se, në fshatin Fag, ka goditur me mjete te forta shtetasen H.B, vjeç 62. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 38, banues në fshatin Shëngjergj, pasi dyshohet se, në aksin rrugor Shëngjergj-Qafmoll, me një mjet kamion, pa targa, u kapën me 7 m³, lëndë drusore dhe është larguar. Punohet për kapjen e tij. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve D.K dhe T.K, vjeç 30 e 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Njazi Meka”, i kanë vjedhur biçikletën shtetasit E.H, vjeç 17, banues në Tiranë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit G.V dhe S.V, vjec  22 e 21, banues në Tiranë e në fshatin Lanabregas, pasi dyshohet se në rrugën e “Dibrës”, kanë shkaktuar zhurma duke prishur qetësinë publike. Neni 274 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 08.09.2017, në urgjencën e Q.S.U.T, është sjellë e vdekur nga familjarët, pa shenja dhune shtetasja M.Z 44 vjeç, banuese në Tiranë. Pararakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasoje e shkaqeve natyrale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 08.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.F, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes M.F, vjeç 55, banuese në Tiranë. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.D, vjeç 28, banues në Laknas, pasi dyshohet se në Laknas gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij ju gjetën e sekuestruan 5 televizor dhe katër monitorë për lojëra fati, pa leje. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 34, banues në Laknas, pasi dyshohet se në Laknas gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij ju gjetën e sekuestruan 4 televizor dhe tre monitorë për lojra fati, pa leje. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në fshatin Prush, ka kryer punime ndërtimi në kasollen e bagëtive, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.Ç, vjeç 58, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Qelqit”, në banesë, ka kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.D vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te Sheshi “Shqiponja”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Z.T, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën ”Besim Alla”, ka kanosur me fjalë shtetasen A.K vjeç 33, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M vjeç 46, banues në fshatin  Mazrek, pasi dyshohet se, në fshatin Mazrek, ka kanosur me fjalë shtetasin P.M, vjeç 48, banues në fshatin Mazrek. Neni i 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen SH.GJ, vjeç 54, banuese në  Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Besim Alla”, në lokalin e saj, po kryente punime pa leje. Neni i 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.S, vjeç 53 banues në fshatin Marikaj, pasi dyshohet se, në Marikaj pranë banesës, u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.S, vjeç 48, banues në fshatin Marqniet, pasi dyshohet se, në rrugën ”Rilindja”, ka goditur me grushte dhe kanosur shtetasin E.S, vjeç 36, banues në fshatin Marqinet. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Në vijim të komunikatës së dhënë që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin E.Z vjeç 30, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin R.Ç, vjeç 21 banues në fshatin Fier-Shegan, Lushnjë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, me kontratë tre ditore, ka marrë me qera, mjetin tip “Pasat”,  në agjencinë e shtetasit E.M, vjeç 31 banues në Tiranë, ku më pas e ka shitur, pa targa, kundrejt nje vlere shtetasit G.T, vjeç 33, banues në Rrogozhinë. Punohet për kapjen e R.Ç  dhe gjetjen e targave të mjetit. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Q.H dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin N.K, vjeç 63 e 44, banues në fshatin Vorrozen, pasi dyshohet se në Vorrozen, Q.H në banesë, u konstatua duke ndërtuar një shtesë, pa leje, ndërsa shtetasi N.K, punonte në banesën e Q.H. Nenet 199/a e 199/b të Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit F.B dhe M.B, vjeç 30 e 34, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në fshatin Bukaq, janë goditur me grushte me njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, në lagjen nr. 1, Rrogozhinë,  nga ballkoni i katit të  dytë në banesën e tij, aksidentalisht është rrëzuar shtetasi i mitur G.K, vjeç 15, i cili vuan nga shëndeti mendor dhe pasi mori ndihmën mjekësore në spital u largua në banesë. Materialet do ti kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprim.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 08.09.2017, u ndalua shtetasi në kërkim D.H, vjeç 40, banues në Qerret, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.Ç, vjeç 57 banues në Rrashbull, pasi dyshohet se në fshatin Rrashbull, është konstatuar se ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan  materialet Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit S.B dhe D.B, vjeç 58 dhe 52, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 05.09.2017, në lagjen nr. 11,  të dy vëllezërit nuk kanë lejuar Përmbarimin Gjyqësor Durrës, të zbatojë urdhrin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor, për banesën e poseduar nga vëllezërit  duke kërcënuar, se do të hidheshin nga tarraca e katit të katërt të pallatit. Neni 320 Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen  e shtetasit A.R, vjeç 52 banues në Sukth,  pasi dyshohet se në Sukth, ka prishur një objekt, në pronësi të vëllait,   shtetasit M.R,  vjeç 60 emigrant në Gjermani. Neni 150 Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.B, vjeç 31, banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka udhëtuar ndalimin e tij për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë  08.09.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H.K vjeç 48, pasi dyshohet se kunata B.K, vjeç 46 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin I.A, vjeç 40, banues në lagjen nr. 16, pasi dyshohet se ne nje firme private në pronësi  të shtetasit  K.SH vjeç 64 , banues në Durrës, ka vjedhur disa vegla pune. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, shtetasja L.A, vjeç 17, banuese në Durrës,  ka bërë kallëzim se,  në lagjen nr 5,  i kanë vjedhur një celular të markës  Samsung. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin L.P, vjeç 59, banues në fshatin Fush Krujë,  pasi dyshohet se në Fushë Krujë, i ka pushtuar  tokën me një sipërfaqe prej 2598 m2, shtetasit M.K, vjeç 42, banues në Fushë Krujë. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 08.09.2017, në   Shijak, në banesën e saj,  është vet’ helmuar, medikamente  dhe ndodhet  në spital nën kujdesin e mjekut shtetasja O.K, banuese në Shijak. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Durrës, për vlerësim.

Shijak
Qëllon në ajër me armë zjarri.
Gjatë kontrollit në banesë   sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe 3480 fishekë model 56.
Arrestohet në flagrancë autori.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin:
Y.D 43 vjeç,  banues në fshatin  Karpën, Maminas.
Më datë 08.09.2017, rreth orës  21:30, në  fshatin Karpën, ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Gjatë kontrollit në banesën i'u gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
nJë armë zjarri automatik model 56 dhe
3 480 fishekë model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake"  dhe " Prishja e qetësisë publike" parashikuar në nenet  278/3 dhe 274  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan,  për shtetasin R.LL, vjeç 58, banues në  fshatin Blerimas, pasi dyshohet se në Blerimas, ka ndërtuar një banesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit P.Ç dhe A.Ç vjeç 45 dhe 41, banues në fshtin Shushicë, pasi dyshohet se në Shushicë, kanë goditur me sende të forta shtetasin  S.B, vjeç 62, banues në Shushicë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e punohet  për kapjen e shtetases  XH.Q, vjeç 40, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vjehrrës R.Q vjeç 69. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen B.S vjeç 44 banuese në Elbasan, pasi dyshohet se kunati A.S, vjeç 57, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet ju kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan,  për shtetasin P.D, vjeç 62 banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në lagjen Dyle Haxhire, në banesë, u konstatua se vula e aparatit matës të energjisë elektrike ishtë i dëmtuar. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit R.S dhe A.S, vjeç 52  e 53, banues në Elbasan,  pasi dyshohet se, në lagjen Shënkoll, në banesë, janë goditur me grushte me njëri tjetrin. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 08.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen H.B, vjeç 67, pasi dyshohet se djali E.B, vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet ju kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.A vjeç 54, banues në fshatin Rashtan, pasi dyshohet se në Rashtan, u kap duke ndërtuar një objekt banimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 08.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.Z, vjeç 28 banuese në Korçë, pasi dyshohet se  nëna e bashkëjetuesit të saj  R.D vjeç 75, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.09.2017,  në lagjen 10, në kompleksi sportin në ndërtim, nga pakujdesia ka rënë dhe është dëmtuar shtetasi N.G, vjeç 47, banues në Korçë i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin K.A  vjeç 46 banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen nr.4, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin E.R vjeç 29, banues në Korçë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin V.K vjeç 28 banues në fshatin Bitickë, pasi dyshohet se më datë 27.08.2017 në Bilisht, ka kanosur e ka goditur me sende të forta shtetasin A.B, vjeç 47, banues në Bilisht. Neni 89 i Kodit Penal.

Më date 08.09.2017,  shtetasja R.P vjeç 54, ka bërë kallëzim se i është larguar nga ambientet e nje shkolle fetare, shtetasja e mitur H.A, vjeç 17. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin J.B, vjeç 57, banues në fshatin Radokal i Poshtëm,  pasi dyshohet se në Radokal, u kap në tokën e tij, duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin M.N, vjeç 60, banues në fshatin Radokal, pasi dyshohet se në  Radokal, u kap në tokën e tij, duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin R.K vjeç 75, banues në fshatin Radokal, pasi dyshohet se, në fshatin Radokal, u kap në tokën e tij, duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin E.I vjeç 35 banues në fshatin Radokal pasi dyshohet se u kap në Radokal, në tokën e tij, duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin SH.H vjeç 45 banues në fshatin Radokal, pasi dyshohet se në Radokal, u kap në tokën e tij, duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 08.09.2017, gjatë natës, në hyrje të qytetit Ersekë, është vjedhur 35 ml kabull elektrik që ishte për ndriçimin e rrugës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin F.A, vjeç 49, banues në Berat, pasi dyshohet se në lagjen “Barrikad”, pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin B.D, vjeç 65 banues në Berat, pasi dyshohet se në lagjen “Çlirim”, pranë banesës, u kap duke ndërtuar një mur rrethues pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen K.SH, vjeç 28, banuese në Berat, pasi dyshohet se më datat 07 dhe 08.09.2017, në lagjen “Kushtrim”, nuk u konstatua në banesë, ka qenë me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”. Neni 323 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasen S.K, vjeç 56 banuese në Fier, pasi dyshohet se në lagjen “Sheq i Vogël“, në një “Minimarket”, në pronësi të saj, është ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasve K.M dhe SH.M, vjec 38 e 39, banues në fshatin Levan, pasi dyshohet se në lagjen “1 Maji”, Levan, në bashkëpunim, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit. Neni 236/2 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 07.09.2017, në lagjen “28 Nëntori”, shtetasit B.A, vjeç 66 banues në Vlorë, i kanë vjedhur motorin tip “Kinro”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit M.A dhe M.G, vjeç 28 e 28,  banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 07.09.2017, në lagjen “1 Maji”, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B.D, vjeç 52, banues në Vlorë. Nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë  08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin B.L, vjeç 45, banues në Orikum, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë nje shume lekesh shtetasit S.K, vjeç 70, banues në Orikum. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, në fshatin Dukat i Ri, Orikum, në banesën e pa banuar të shtetasit L.H, vjeç 80, ka rënë zjarr, ku është djegur çatia e banese, ka vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.D vjeç 28, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 06.09.2017,  ka ushtruar dhunë dhe goditur me grusht bashkëjetuesen E.M vjeç 26, banuese në Vlorë. Nenet 130/a dhe 89 të Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.K vjeç 28, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 05.09.2017, në lagjen “Pavarësia 3”, ka goditur me grusht, shtetasen D.K, vjeç 61, banuese në Vlorë. Neni 89 i  Kodit Penal.

Ksamil
Arrestohen në flagrancë nga policia pasi vodhën karburant, nga një kamion-autobot me naftë.
Më datë 08.09.2017, nga Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë kapja dhe  arrestimi në flagrancë i shtetasve:
E.C 31 vjeç, banues në Tiranë.
A.T, 45 vjeç, banues në Tiranë.
Të dy këta shtetas, me mjetin e tyre tip ''Skoda'', në vendin e quajtur ''Katër Valltarët'',  në Ksamil kanë marrë (vjedhur), rreth 100 litra karburant nga një automjet autobot  karburanti.
Shtetasit e lartëpërmendur gjithashtu  rezultojnë të shpallur në kërkim nga Komisariati Nr.6 në Tiranë për veprën  penale të vjedhjes.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale '' Vjedhja'', parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u konstatua se në lagjen “28 Nëntori”, është vjedhur magazina e shtetasit A.S, vjeç 58, banues në Vlorë, ku kanë marrë 2 TV “Fuego”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, gjatë natës, në lagjen “24 Maj”, është vjedhur banesa e shtetasit SH.M, vjeç 70, ku kanë marrë dy matrapikë dhe një televizor. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, në lagjen ’’Pavarësia’’, në banesë, në gjendje i dehur, është vetëhelmuar me pesticide shtetasi SH.B, vjeç 59, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 08.09.2017, u ndalua shtetasi M.G, vjeç 23, banues në fshatin Tërbaç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën  penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, në lagjen Pavarësia-2, është vjedhur mjeti tip “Mitsubishi”, në pronësi të shtetasit B.D, vjeç 21, banues Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 08.09.2017, në lagjen ‘’ Pavarësia’’, duke u transportuar nga familjarët me ambulancë për në spital, gjatë rrugës ka vdekur shtetasi L.TH 38 vjeç, përdorues i lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasen A.Ç vjeç 52, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e saj, janë gjetur 13 palë këpucë, 4 copë xhupa dhe 13 palë pantallona xhinse, pa dokumente, dhe janë tregtuar pa kupon tatimor. Nenet 178, 180 dhe 149 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin B.D vjeç 64, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 07.09.2017,  në banësë, ka goditur me grushte vajzën e tij, F.D, vjeç 25, banuese në Gjirokastër.  Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetaset N.D dhe F.D, vjeç 59 e 25 banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 07.09.2017, në banesë, bashkëshorti dhe babai B.D, vjeç 64 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tyre. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Më datë 07.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin B.D, vjeç 64, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 07.09.2017, në banesë, bashkëshortja dhe vajza N.D dhe F.D, vjeç 59 e 25, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen L.M, vjeç 42, banuese në fshatin Dukaj, pasi dyshohet se më datë 04.09.2017, në Dukaj, ka vjedhur 1 TV, të markës “Samsung” dhe 2 kamera sigurie në banesën e shtetasit J.M, vjeç 26. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për  shtetasin E.S, vjeç 31, banues në Përmet, pasi dyshohet se më datën 07.09.2017,  në qytetin e Përmetit, ka  goditur me sende të forta shtetasin E.D, vjeç 25 banues në Laç. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 17.05.2017, që bënë fjalë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, më datë 08.09.2017, u ndalua shtetasi E.K, vjeç 31, banues në Përmet. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u plotësua kërkesë–padia për lëshimin e urdhrit  të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen A.S, vjeç 48, pasi dyshohet se bashkëshorti S.S vjeç 56, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj  saj. Materialet do ti kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin E.H, vjeç 17, nxënes në nje shkolle ne Lezhë, pasi dyshohet se, për shkak të detyrës, ka goditur me grusht mësuesin M.L, vjeç 53, banues ne Lezhë. Neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, gjatë natës, në lagjen Gurra, parkuar pranë pallatit, është tentuar të vidhet mjeti tip “Volsvagen”, në pronësi të shtetasit G.B, vjeç 35. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, shtetasi P.GJ, vjeç 51, banues në Lezhë, kallëzon se, me datë 07.09.2017 në lagjen “Besëlidhja”, në mjetin e parkuar tip “Benz”, i kanë vjedhur nje sasi eurosh.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 08.09.2017, në lagjen “S.M.T”, në banesë, është vetëhelmuar ne medikamente mjekësore shtetasja D.GJ, 35 vjeçe, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin P.M, vjeç 44 banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Rreshen, te lokali me qera, u kap duke ushtuar aktivitet të lojërave të fatit, pa leje. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin V.P vjeç 49, banues në Rubik, pasi në Rubik, te lokali  në pronësi të tij, u kap duke ushtuar aktivitet të lojërave të fatit, pa leje. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasit M.T, vjeç 70, banues në Velë Mirditë, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.D, vjeç 67 banues në Vaushkeze, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 08.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P vjeç 46 banues Shkodër, pasi në lagjen “Vojo Kushi”, ka vjedhur 2 motora, tip “Iifan” dhe “Ying Xiang”, pa targë, në pronësi të shtetasve M.H dhe N.H,  vjeç 23 e 32, banues në fshatin Baks dhe Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, në fshatin Muriqan, në banesë, ka vdekur shtetasi E.U, vjec 65. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Në vijim të komunikates datë 17.08.2017, që bën fjalë për ndërtim pa leje, në fshatin Naraç, më datë 08.09.2017, u referuan  materialet  për shtetasin D.M,  vjeç 50, banues në fshatin Naraç. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 08.09.2017, në hangarin me bazë ushqimore të shtetasit H.S, vjeç 54, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia. Materialet i kaluan prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Informacion paraprak
Më datë 08.09.2017, në aksin rrugor Bulqizë-Burrel, ne kthesat e Klosit, mjeti tip “Ford”, është djegur plotësisht dhe ne afërsi te mjetit është gjetur i djegur drejtuesi i mjetit SH.Ç, i cili ndodhet në spital ne gjendje të rëndë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin A.S, vjeç 38 banues në Burrel, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes E.S,  vjeç 36. Neni 130/a i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.K dhe B.H, vjeç 23 dhe 31 banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në PKK Rinas,  ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi automjeti greke, të falsifikuara. Nenet 189 dhe 186 të  Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi XH.L, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në PKK. Rinas, ju gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 1 kartë identiteti, 1 leje drejtimi automjeti dhe 1 kartë shëndetësore italiane, të falsifikuara. Nenet 189 dhe 186 të  Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 08.09.2017, në P.K.K, Port, u kap shtetasi  në kërkim A.L vjeç 41 banues në Ksamil, Sarandë, pasi dyshohet se më datë 13.08.2017,  në fshatin Ksamil Sarandë, në bashkëpunim me vëllain V.L kanë goditur me sende të forta shtetasin A.M. Neni 89 e 25 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec,  për shtetasin K.Q, vjeç 38, banues në  Korçë, pasi dyshohet se siguracioni  ndërkombëtar i mjetit të tij “Benz”, dyshohet të jetë i falsifikuar. Neni 186 Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.D vjeç 43, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 12.08.2016, në afërsi të PKK Qafë Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 08.09.2017, te kryqëzimi i ‘’Urës së Lumit’’, Gjirokastër, u kap shtetasi libian Y.A vjeç 20, banues në Libi, i cili ka kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme nga Greqia për në Shqipëri. U procedua me urdhër largimi me ekzekutim vullnetar.

Më datë 08.09.2017,  tek kryqëzimi i ‘’Urës së Lumit’’, Gjirokastër, u kapën 4 shtetas të huaj, 1 nga Libia, dhe 3 nga Maroku, emigrantë të paligjshëm. Shtetasit u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Më datë 08.09.2017 , “Sektorin e  Mulliritt”, u  kapën 3 shtetas sirianë F.Z, I.K dhe N.H, vjec 23, 22 dhe 22  banues në Siri, të cilët kishin kaluar  kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme dhe u proceduan  me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 08.09.2017, në S P K Morinë, u ekstradua nga Kosova, për të vuajtur dënimin e mbetur, shtetasi në kërkim ndërkombëtar H.K, vjeç 29, banues në Kukës,pasi Gjykata Themelore Gjakovë Kosovë, e ka dënuar me 15 vjet burg, për veprat penale "Vrasje e rëndë" dhe "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve". Nenet 147, 20 e 374/1, të Kodit Penal. të  Republikës së Kosovës

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...