Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 10 Shtator 2017.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen K.D, vjeç 38, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 06:30, në rrugën “Xhanfize Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren F.P,  vjeç 81 banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, rreth orës 13:00, u arrestua në flagrancë shtetasi R.S,  vjeç 31, banues në Tiranë, pasi rreth orës 08:05, në rrugën e Mulletit, duke drejtuar mjetin tip “Sangyong”, me ka aksidentuar këmbësorin I.T,  vjeç 47 banues në Mullet, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.N, vjeç 30, banues në Laç , pasi dyshohet se rreth orës 19:00, në rrugën “Gjergj Legisi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi çiklomotorin tip “Yinxang”, Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, rreth orës 19:45, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B,  vjeç 22, banues në Tiranë, pasi rreth orës 16:30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, duke drejtuar çiklomotorin tip “Yinxiang”, ka aksidentuar këmbësorin Q.A, vjeç 75 banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.09.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin A.U,  vjeç 33, banues në Burrel, pasi dyshohet se rreth orës 18:00, në fshatin Hasan, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi”, është përplasur me mjetin autobus me drejtues shtetasin B.M,  vjeç 51, banues  Ulqin, Mal i Zi, për pasojë është aksidentuar pasagjerja e mjetit “Mitsubishi”, Z.C  vjeç 83 banuese në Kamzë, e cila pasi ka  marrë mjekim në spital, është larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.09.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin G.M,  vjeç 24 banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se rreth orës 16:40, në fshatin Pishkash, duke drejtuar mjetin tip “Porsh”,  është përplasur me mjetin tip “Renault”, me me drejtuese shtetasen V,M,  vjeç 43, banuese në Tiranë, për pasojë janë aksidentuar pasagjerët Th.P dhe V.P,  vjeç 69  dhe 63 banues në Tiranë, të cilët pasi morën mjekim në spital, u larguan për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin F.K,  vjeç 39, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 17:00, në fshatin Pishkash, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, është përplasur me mjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin E.H,  vjeç 25 banues në Librazhd, për pasojë janë aksidentuar pasagjerët me iniciale L.K, dhe D.K,  vjeç 9 dhe 7, banues në Elbasan, të cilët pasi morën mjekim në spital, u larguan për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin P.H,  vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në fshatin Labinot Fushë, duke drejtuar mjetin tip “Tajota”, është përplasur me mjetin autobus, me drejtues shtetasin N.B,  vjeç 52 banues në fshatin Polis, për pasojë janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve  P.H dhe  N.B të cilët ndodhen në spital, jashtë rreziku për jetën dhe pasagjerët në autobusin shtetasit D.P, K.P, S.P, V.P dhe O..P,  vjeç 60, 69, 57, 5 dhe 9, banues në fshatin Polis i vogël, të cilët pasi morën mjekim në spital, u larguan për në banesa. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori për trafiqet e narkotikët
Korçë, Në vijim të informacionit datë 09.09.2017, i cili bën fjalë për kapjen e një sasie prej 24 kg e 400 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, në dalje të Republikës së Shqipërisë në  Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës, ju informojmë se, specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e  shtetases të shpallur në kërkim :

S.H, 25 vjeçe, banuese në Poloni.

Ndalimi i saj u bë pasi më datë 08.09.2017, në dalje të P.K.K Qafë-Thanë, në mjetin tip "Volkswagen" në pronësi të kësaj shtetase (me drejtues shtetasin J.D, i cili udhëtonte së bashku me babain e tij) u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 69 pako me peshë 24 Kg e 400 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale: "Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 283/a/2 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasit V.T dhe A.D,  vjeç 64 e 47, banues në Tiranë dhe Progër, Devoll, pasi dyshohet se rreth orës 11:30, në fshatin Neviçisht, duke drejtuar mjetet tip “Suzuki dhe Mitsubish” janë përplasur dhe me mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi F.E,  vjeç 21, banues në fshatin Rov Maliq, për pasojë është dëmtuar drejtues V.T dhe pasagjeret M.E e E.E,  vjeç 18 e 77, banues në Rov Maliq, të cilët pas mjekimit në spital, janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin E.B  vjeç 22, banues në Ballsh, pasi dyshohet se dyshohet se siguracioni e mjetit tip “Benz”, në pronësi të tij është i falsifikuar. Neni 186 i Kodit Penal.

Sektori për aktet terroriste dhe krimet e rënda
Fier, Informacion paraprak

Në datën 09.09.2017, rreth orës 13:10, në Spitalin Rajonal Fier është sjellë nga familjarët shtetasi A.K, 32 vjeç, banues në lagjen "Sheq i Vogël", Fier, i cili dyshohet se është vetplagosur me armë zjarri në banesën e tij.

Shtetasi A.K ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët

Vlorë, Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, i koduar ''Plazhi i vjetër''

Sekuestrohen 1030  kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Sekuestrohen edhe 6 armë zjarri, nga këto 3 Kallashnikov dhe 3 Pistoleta.

Shpallen në kërkim  tre shtetas.

Operacioni nga Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë,  në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Delta Forcë , Policinë Kufitare dhe GdF.

Rreth orës 01.00 të datës 10.09.2017, në Plazh të Vjetër, në lagjen '' 1 Maji''  rreth 30 m larg nga Porti i Vlorës, Efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në  Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim  me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, me repartin special ''Delta Forcë'', me DVKM Vlorë dhe me GdF,  nisur nga një hetim me metoda speciale për evidentimin dhe parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike, kanë finalizuar një tjetër operacion antidrogë të koduar ''Plazhi i vjetër''

Në një banesë private të pabanuar , janë gjetur dhe sekuestruar 49 pako  të mëdha  të mbështjella me natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë totale 1030 kilogramë .

Gjithashtu gjatë kontrollit në këtë banesë u gjetën dhe u sekuestruan edhe 6 armë zjarri, nga këto 3 armë Kallashnikov dhe 3 armë Pistoleta, si dhe municion luftarak.

Në afërsi të banesës në det , ndodheshin tre persona me një gomone të cilët ishin përgatitur për të transportuar lëndën narkotike drejt Italisë.

Në momentin që ka ndërhyrë  Policia të tre personat G.S., A.I., J.S., janë larguar me shpejtësi të madhe me gomone në hapsirën detare.

Në ndjekie të tyre janë vënë Policia Kufitare, Delta Forcë e GdF, ku ende vijon kontrolli në det për kapjen e tyre.

Shtetasit  G.S., A.I., J.S  janë të  përfshirë në këtë veprimtari kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike,  dhe  janë shpallur në kërkim nga ana e Policisë.

Vijon operacioni për gjetien dhe kapjen e tre shtetasve , si dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.09.2017, rreth orës 11:00, shtetasi M.Gj,  vjeç 31 në Vranisht, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar vetë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialit u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë,  për  vlerësim.

Më datë 09.09.2017, rreth orës 23:50, u arrestua në flagrancë, shtetasi A.B,  vjeç 29 banues në Himarë, pasi dyshohet se rreth orës 19.00, në Himarë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip ‘’Man’’, Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.S,  vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka trafikuar motoçikletën e markës “BMV”, e cila rezulton e vjedhur në Greqi. Motoçikleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin Dh.G,  vjeç 18, banues në fshatin Dervician, pasi dyshohet se rreth orës 15:30,  në Dervician, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.P. banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregetar, pasi gjatë kontrollit është konstatuar se  lëshon dhe përdor dokument dhe fatura jo tatimore për klientët me qëllim për t’iu shmangur detyrimeve tatimore si dhe kishte dy punonjës  të pa siguruar. Nenet 180 dhe 170/a të Kodit Penal.
Më datë 09.09.2017,u arrestua në flagrancë shtetasi A.H,  banues në Shkoder, sepse  është kapur nga sherbimet e policisë në aksin rrugorë Shkoder-Lezhë,  duke drejtuar mjetin Benz  në të cilin kishte ngarkuar 210 kilogram duhan të grirë të ambalazhuar në letër të bardhë, për të cilin nuk kishte asnjë lloji dokumenti dhe e kishte me destinacion për ta shitur. Nenet 288/a dhe 180 të Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, rreth orës 21:00, u ndalua shtetasi në kërkim S.Xh,  vjeç 55 banues në Mamurras, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Nenet 259 dhe 248 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.09.2017, rreth orës 08:00, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.B vjeç 31, banues në Krajen, pasi  rreth orës 01:20, në Balldre, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Fiat-Punto”, Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, rreth orës 14:00, u arrestuan në flagrancë shtetasit G.M dhe N.P,  vjeç 25 e 58, banues në fshatin Stajkë e Paçram, Vau Dejës, pasi  rreth orës 11:50, në Kryebushat, në Stajka, Vau Dejës, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetet tip “Volvo dhe motoçikletën tip “Dayang”, janë përplasur, për pasojë është dëmtuar pasagjerja e motorit M.P vjeç 53 banuese në Paçram, e cila pas marrjes së ndihmës në spital, është larguar  për në banesë. Nenet 290 dhe 291 i Kodit Penal.


1. KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimet e rënda
Më datë 09.09.2017, rreth orës 22:30, u ndalua shtetasi K.Sh, vjeç 35, banues në fshatin Vrinë, Vlorë, pasi  Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka urdhëruar ndalimin, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nenet 89 dhe 283/1 i Kodit Penal.


DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.Z,  vjeç 29 banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në Farkë, në banesë ka kryer punime ndërtimi, duke tejkaluar lejen e dhënë nga organet përkatëse. Punohet për kapjen e tij. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit N.C, A.M, K.Gj dhe F.K,  vjeç 52, 47, 58 dhe 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 18:00, në rrugën “George W.Bush”, përpara hyrjes së Parlamentit të Shqipërisë, janë grumbulluar e zhvilluar një tubim të paligjshëm, ndërsa shtetasi F.K, ka bërë thirrje publike për veprime të dhunshme. Nenet 262 dhe 223 të Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, rreth orës 13:00, u arrestua në flagrancë shtetasi malazez N.B,  vjeç 24, banues në Ulqin, Mali i Zi, pasi  rreth orës 07:25, tek sheshi “Nënë Tereza”, në mjetin tip “Volksvagen”, ju gjet e bllokua 1 dorezë metalike. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.Ll,  vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ali Demi”, ka marr fëmijën e tyre të mitur me iniciale D. Ll dhe nuk e ka dorëzuar ish bashkëshortes D.H,  vjeç 37, banuese në Tiranë, Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.R,  vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ali Shefqeti”, në banesë, është konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, rreth orës 13:00, në rrugën “Xhorxhi Martini”, është vjedhur banesa e shtetasit K.H  vjeç 55 , banues në Tiranë, ku kanë marrë një sasi paund dhe lekësh, 1 kompjuter lap-top dhe disa bizhuteri të ndryshme. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasin Z.K pasi dyshohet se dyshohet se ka kanosur shtetasen E.M, vjeç 40, banuese në Tiranë, Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen D.H,  vjeç 37, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ndaj saj, ka ushtruar sistematikisht dhunë psikologjike, ish bashkëshorti S. Ll,  vjeç 40, banues në Tiranë, Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.09.2017, u plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen R.Sh vjeç 41 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ndaj saj, ka ushtruar sistematikisht dhunë psikologjike, ish bashkëshorti L.D,  vjeç 44, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”

Më datë 10.09.2017, rreth orës 03:00, u arrestua në flagrancë shtetasi L.H,  vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 09.09.2017, rreth orës 22:30, në rrugën “Agush Gjergjevica”, ju gjet e bllokua 2.4 gram, lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 09.09.2017, rreth orës 07:30, në spitalin “Nënë Tereza”, ka vdekur shtetësia Sh. K,  vjeç 66, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Sh, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 03:40, në rrugën “Ibrahim Rugova”, duke drejtuar mjetin tip “Chevrolet” ka dëmtuar një shtyllë ndriçimi dhe kangjellat e rrugës. Nenet 150 dhe 273 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, gjatë natës, në rrugën “Prokop Mima”, pranë banesës, shtetasit Xh.K,  vjeç 22 i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.Sh,  vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 19:00, në në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin K.S,  vjeç 21, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.T  vjeç 25 banues në Tapizë Fushë Krujë, pasi dyshohet se rreth orës 16:30, po vendoste një kioskë në trotuarin e rrugës “Lidhja e Prizrenit”, pa marrë leje. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin sirianë, E.H,  vjeç 20, banues  në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 23:00, në në rrugën “Sulejman Delvina”, në mjetin e tij, ju gjet e bllokua 1 thikë. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.H,  vjeç 21, banues  në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 23:30, në rrugën “Sulejman Delvina”, mjetin e tij ju gjet e bllokua 1 thikë. Neni 279 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 09.09.2017, gjatë natës, në rrugën “Allaman Dervishi”, pranë banesës, shtetasit A.Z,  vjeç 48 banues në Tiranë, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.J,  vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 08.09.2017, rreth orës 23:15, në rrugën “Urani Pano”, nga kontrolli në mjetin tip “Volksvagen” ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 elektroshok me nr. 161208740, pa leje. Neni 279 i Kodit Penal.

Tiranë. Plagos me mjete prerëse për motive të dobta vëllanë e tij.
Policia arreston 40 vjeçarin.
Shërbimet e policisë të komisariatit nr.5, më datë 10.09.2017 arrestuan shtetasin
: A.Ll, 40 vjeç, banues në Kodër Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën "Fredi Shega", në oborrin e banesës së tij, për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse vëllanë e tij, shtetasin L.Ll., 48 vjeç, banues në Kodër Kamëz.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Dhunë në familje", parashikuar nga nenet 89 dhe 130/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit F.L dhe M.L, vjeç 40, 63 banues në Tiranë, pasi dyshohet se nuk zbatojnë vendimet e gjykatës, për pagimin e detyrimit ushqimor në favor të fëmijëve dhe lejimin e përdorimit të banesës, ku ka jetuar. Punohet për shoqërimin e tyre. Nenet 125 dhe 320 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, rreth orës 21:00, në rrugën “Siri Kodra”, në banesë ka vdekur shtetësia M.Z,  vjeç 46. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 09.09.2017, u plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen L.L (D)  vjeç 40 pasi dyshohet se në banesë ndaj saj, ka ushtruar sistematikisht dhunë psikologjike, ish vjehrri M.L,  vjeç 63 banues në Tiranë, Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.09.2017, u plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasin Sh.M,  vjeç 60  banues Tiranë, pasi dyshohet se në banesë ndaj tij, ka ushtruar sistematikisht dhunë psikologjike djali A.M,  vjeç 39 banues në Tiranë. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.D dhe Gj.C, vjeç 78 dhe 56 banues në Shkodër, pasi dyshohet se rreth orës 15:55, dyshohet se kanë goditur me grusht, shtetasin B.K,  vjeç 61 banues në Tiranë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 09.09.2017, u plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasin S.K,  vjeç 71, banues në Kamzë, pasi dyshohet se në banesë, ndaj tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike djali J.K,  vjeç 27 banues në Kamzë. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.K,  vjeç 27  banues në Kamzë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, S.K,  vjeç 71, banues në Kamzë. Neni 130/a/1 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.M  vjeç 56, banues në fshatin Vaqarr, pasi dyshohet se nuk i ka dhënë djalin e mitur, ish dhëndrit  I.S  vjeç 31, banues në Durrës, që ta merrte sipas përcaktimit të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 127 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, rreth orës 12:00, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M,   vjeç 46, banues në fshatin Mazrek, pasi dyshohet se në Mazrek, pranë banesës, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, gjatë natës, në bulevardin e Kasharit, janë vjedhur të dy targat e mjeteve tip “Volksvagen”, dhe “Opel”, në pronësi të shtetasve B.K dhe E.O,  vjeç 36 dhe 25 banuese në Kashar. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, rreth orës 20:30, në bulevardin e Kasharit, janë vjedhur të dy targat e mjetit tip “Volksvagen”, në pronësi të shtetasit P.V,  vjeç 33 banues në Kashar. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.K,  vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 17:00, në rrugën “Haki Stërmilli”, dyshohet se me vetëgjyqësi i ka ndërruar bravat e banesës së dhënë me qera shtetases M.D,  vjeç 30, banuese në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin I.K, vjeç 44, banues në Sukth, pasi dyshohet se më datë 08.09.2017, rreth orës 14:00, në Sukth, ka rrethuar një sipërfaqe toke, në pronësi të shtetasit A.A  vjeç 52, banues në Sukth. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, në banesë ka vdekur shtetasi A.S,  vjeç 43. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Durrës. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim:

• I.I 38 vjeç, banues në Shenavlash, Durrës.

Gjykata e rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Nr. 1112, datë 18.11.2015 e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale" Dhunë në familje" parashikuar në nenin   130/a/1  të Kodit Penal.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


Më datë 09.09.2017, u referuan  materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M. Ll,  vjeç 52 banues në fshatin Shënavlash, pasi dyshohet se  rreth orës 11:30 në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan  materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.P,  vjeç 15 banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 07.09.2017, në lagjen nr. 15, në oborrin e banesës, i ka vjedhur pompën e ujit shtetases A.M  vjeç 35. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.H,  vjeç 44 banues në Rrushkull, pasi dyshohet se rreth orës 17:00, në Rrushkull, është konstatuar se ka ndërtuar një mur në tokën e tij pa leje. Neni 199/a Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, rreth orës 22:30, në Shkallnur, në hotelin në pronësi të shtetasit F.R,  vjeç 54 banues në Shkallnur, është gjetur i vdekur në dhomë, shtetasi A.S,  vjeç 38, banues në Dibër. Nga veprimet e kryera rezulton se nuk ka shenja dhune. Punohet  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 09.09.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe punohet për kapjen e shtetasit M.L, vjeç 20, banues në Derven, pasi dyshohet se rreth orës 16:45, në lagjen “Punëtori”, Fushë–Krujë, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasit A.Ç dhe B.Ç,  vjeç 23 dhe 56, banues në Fushë Krujë, kanë thyer xhamat e dëmtuar llamarinat e mjetit tip “Audi”, në pronësi të A.Ç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve. Nenet 89, 84, 150 dhe 25  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.T, vjeç 27 banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 00:20, në lagjen “Visarion Xhuvani”, në mjetin tip “Tuareg” ka marrë me forcë shtetasen A.T,  vjeç 20, banuese në Elbasan, e cila më pas ka dalë nga mjeti me forcë dhe ka kërkuar ndihmën e patrullës së policisë, por shtetasi K.T, nuk i është bindur patrullës dhe është larguar me shpejtësi me mjetin. Punohet për kapjen e shetasit K.T. Nenet  110 dhe 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 09.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin  B.K, vjeç 31, pasi dyshohet se bashkëshortja L.Kvjeç 20 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen L.K, vjeç 20 pasi dyshohet se  rreth orës 14:10, në qytet, në një lokal,  ka goditur me grusht shtetasen A.G, vjeç 29 banuese në Gramsh.Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasen Sh.Sh, vjeç 45, banues në Korçë, me probleme mendore, pasi dyshohet se rreth orës 14:05, në lagjen 16, i ka rrëmbyer çantën e dorës shtetases F.Z,  vjeç 50 banuese në Korçë dhe më pas u kap nga shërbimet e policisë dhe u shoqërua në spitalin e shëndetit mendor, Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për  shtetasin Sh.D, vjeç 63, banues në Tiranë, administrator i një firme në Tiranë, pasi dyshohet se në segmentin e rrugës Qukës-Qafplloçë, në fshatin Golik, gjatë punimeve me lëndë eksplozive, ka dëmtuar duke shkaktuar plasaritje të lehta të banesave të shtetasve B.K dhe S.K,  vjeç 48 dhe 62, banues në Golik. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit Sh.M dhe A.Xh vjeç 50, banues në Berat, pasi dyshohet se rreth orës 11:30, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi Sh.M, u kap duke ndërtuar një objekt, i ndihmuar nga shtetasi A.Xh. Nenet 199/a dhe 199/b i Kodit Penal.
    
Më datë 09.09.2017, rreth orës 14:00, u ndalua shtetasi A.B  vjeç 45 banues në Berat, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130 a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit M (D) Sh,  vjeç 28, banues në Vlorë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi eurosh, shtetasit B.M,  vjeç 33 banues në Fier. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin  S.Z,  vjeç 61, banues në fshatin Libofshë, pasi dyshohet se rreth orës 08:00, ka kanosur shtetasin A.K,  vjeç 39 banues në Libofshë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Patos
Më datë 09.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen L.H,  vjeç 53 banues në Patos, pasi dyshohet se bashkëshorti, E.H, vjeç 57 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin A.K,  vjeç 63 banues në Portëz, Fier, pasi dyshohet se rreth orës 15:30, tek “Kryqëzimi i Labërisë”, ka kundërshtuar punonjësit e policisë rendit në kryerjen e detyrës. Neni 236/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin I.S, vjeç 46, banues në Divjakë, pasi dyshohet se më orën 20:00, në Divjakë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Honda”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasit I.Gj dhe shtetasit G.H,  vjeç 59 dhe 21, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se rreth orës 20:00, në lagjen “ Gafurr Muço “, Islami,  ka goditur me grusht shetasin G.H dhe ky i ka thyer xhamat e mjetit tip “Renault”.Nenet 89 dhe 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 09.09.2017, gjatë natës, në lagjen “5 Shkurti”, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit L.H, vjeç 58 ku kanë marrë mallra me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 09.09.2017, rreth orës 02:30, në lagjen “Pavarësia”, në banesën (e motrës), është gjetur në gjendje të rëndë pa shenja dhune, shtetasi L. Th,  vjeç 38 banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë në spital. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Më datë 09.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.P,  vjeç 29, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti, Xh.H,  vjeç 38 banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen I.B, vjeç 63, banuese në Dhërmi, pasi dyshohet se rreth orës 11:00, në Dhërmi, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë së rendit publik. Neni 236 i Kodit Penal.
    
Më datë 09.09.2017, gjatë natës, në fshatin Mifol, është konstatuar i vjedhur dyqani i mishit  në pronësi të shtetasit V.P,  vjeç 55 banues në Mifol, ku i kanë marrë disa sende të përpunimit të mishit me vlerë 500 euro. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin Xh.H, vjeç 38 banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kërcënuar me mesazhe në celular ish bashkëshorten E.P, vjeç 29, banuese në Vlorë. Neni 130 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin Q.S, vjeç 71 banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të telefonit, shqetëson në mënyrë të vazhdueshme, shtetasen L.Ç, vjeç 48 banuese në Vlorë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, rreth orës 16:00, në lagjen ‘’1 Maji’’, është vjedhur banesa e shtetasit L.B, vjeç 55 banues në Tiranë, ku kanë marrë 1 televizor të markës “Samsung” 12 polsh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për shtetasin  K.B, vjeç 51, banues në Vlorë, pasi dyshohet se rreth orës 17:00, në  lagjen ‘’24 Maji’’, në një tokë në pronësi, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, rreth orës 02:00, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H,  vjeç 45,pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait V.H, vjeç 78 dhe ndaj djalit me iniciale K.H, vjeç 17. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 09.09.2017, gjatë natës, në fshatin Bamatat, është vjedhur me thyerje lokali i shtetasit B.I, vjeç 64banues në këtë fshat, ku kanë marrë 2 televizorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Në vijim të informacionit që bënë fjalë për veprën penale “Plagosja”, më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.L, vjeç 39, banues në Ksamil,Nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 09.09.2017, rreth orës 23:00, në lagjen “Skenderbeg”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A.B, vjeç 32 banues në Lezhë, ku kanë marrë 1.300.000 dhe bizhuteri floriri me vlerë të konsiderueshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Shëngjin, Informacion paraprak

Me datë 09.09.2017, është marrë njoftim nga një shtetas , banues në Kosovë, se së bashku me shokun e tij është futur në det tek "Rana e Hedhun " për tu larë  dhe shoku i tij nuk ka mundur të dalë .

Menjëherë kanë shkuar shërbimet policore të patrulles së përgjithshme dhe të  policisë kufitare ku në bashkëpunim me  rojen bregdetare, u bë i mundur  konstatimi dhe nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të shtetasit të identifikuar si E.A. 27 vjeç, banues në Kosovë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 09.09.2017, referohen materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin B.M,  vjeç 19 banues në Pllanë Lezhë, dyshohet se rreth orës 20:00, në Milot, në verandën e një lpkali në përdorim të shtetasit L.K,  vjeç 59 banues në Milot, ka dëmtuar 2 karrige dhe 1 tavolinë plastike. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 09.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.G,  vjeç 23, pasi dyshohet se bashkëshorti A.G  vjeç 30 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen L.H  vjeç 61 banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Ndoc Mazi” me vetëgjyqësi, ka penguar për të ndërtuar një objekt me leje ndërtim, shtetasin G.M,  vjeç 59, banues Shkodër. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin G.M  vjeç 59 banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Ndoc Mazi”, i ka prishur një ndërtesë të amortizuar shtetases L.H,  vjeç 61 banues Shkodër. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.M, vjeç 52 banues në Shkodër, pasi dyshohet se rreth orës 18:40, në lagjen “10 Korriku”, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin E.B,  vjeç 26, banues në Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
SHÇBA arreston 2 punonjës policie, shpërdoruan detyrën dhe për pasojë u arratis nga Komisariati i Policisë një i ndaluar

Në vijim të  informacionit mbi largimin nga dhomat e shoqërimit të Komisariatit të Policisë Pukë të shtetasit E.N, SHÇBA  ka arrestuar në  flagrancë punonjësit e policisë Inspektor P.B dhe Inspektor D.P, me detyrë trupë shërbimi pranë këtij Komisariati.

Arrestimi i dy punonjësve u bë pas kryerjes së veprimeve hetimore ku u konstatua se nga ana e tyre nuk janë zbatuar detyrat funksionale të përcaktuara për sigurimin e personave të shoqëruar dhe ambjenteve ku ata qendrojnë.

Të arrestuarit  akuzohen për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga neni 248 i Kodit  Penal.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.N,  vjeç08.07.1997, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 11:15, është arratisur nga dhomat e shoqërimit në Komisariatin e Policisë Pukë, i cili ka qenë i arrestuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Neni 323 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, rreth orës 15:00, u ndalua shtetasi në kërkim B.P,  vjeç 29, banues në Fushë Arrës Pukë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” në bashkëpunim  dhe ““Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Neni 84, 25, 278/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 08.09.2017, gjatë natës rreth orës 06:20, në Bajzë, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit M.Ç, vjeç 64 banues në Bajzë, ku kanë marrë 1 frigorifer, 10 thasë miell, të cilat u gjetën në mjetin tip ”Peugeot”, e braktisur në aksin rrugorë Laç, Vau Dejës–Koman, në vendin e quajtur “Karmë”. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 08.09.2017, gjatë natës, në Peshkopi, pranë banesës, shtetasit R.M,  vjeç 65, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Klos, Në vijim të informacionit paraprak datë 08.09.2017, ku rreth orës 21.00,  në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos një automjet kishte marrë flakë, dhe për pasojë drejtuesi i automjetit pësoi djegie trupore  të shkallës së rëndë ju informojmë se:
Edhe pas ndërhyrjes më të specializuar në repartin e djegies Tiranë, drejtuesi i automjetit shtetasi Sh.Ç, me datë 09.09.2017 rreth orës 16.20 ka ndërruar jetë.
Ngjarja e ndodhur: Me datë 08.09.2017, rreth orës 21.00,  në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos një automjet kishte marrë flakë, ku për pasojë drejtuesi i automjetit kishte pësuar djegie trupore të rënda.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe shërbimi i zjarrfikëses në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar  automjetin tip "Ford Foxus ", ku në lëvizje e sipër ka marrë flakë, duke u djegur plotësisht.
Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit  shtetasi Sh.Ç,  53 vjeç, banues në Tiranë,  i cili si pasojë e flakëve të rëna kishte marrë plagë të rënda, dhe u transportua menjëherë në Tiranë për ndihmë më të specializuar,   por  si pasojë e djegies në masën mbi 75%,  sot rreth orës 16.20 jemi njoftuar se ka ndërruar jetë.
Nga ana e grupit hetimor janë kryer veprimet e para proceduriale në vendin e ngjarjes ku shkaku i rënjes së zjarrit dyshohet si pasojë e një shkëndijë elektrike në impiantin elektrik të automjetit.
Në lidhje me këtë ngjarje është komunikuar vazhdimisht me Drejtuesin e Prokurorisë Mat, ku janë referuar materialet në Prokurori si "Ngjarje.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 09.09.2017, rreth orës 10:00, në SPK Port, u ndalua shtetasit në kërkim I.I,  vjeç 38 banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale "Dhuna në familje". Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës së datës 07.09.2017, që bënë fjalë për veprën penale ”Falsifikimi i dokumenteve”, më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.Ç,  vjeç 23 banues në Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.
3.    
Më datë 10.09.2017, rreth orës 03:10, u arrestua në flagrancë shtetasi T.Ç,  vjeç 20, banues Durrës, pasi në PKK Port, ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 kartë identiteti italiane e falsifikuar. Neni  186 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 09.09.2017, rreth orës 22:20, në Gjirokastër, tek ish posta e Mullirit, u  kapën 2  shtetas të  huaj, 1 sirian dhe 1 maroken, emigrantë të paligjshëm. Shtetasit u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Më datë 10.09.2017, rreth orës 02:20, në Gjirokastër, tek “Ura e Lumit”, u  kapën 4 shtetas të  huaj, sirianë, emigrantë të paligjshëm. Shtetasit u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 09.09.2017, rreth orës 08:30, në  afërsi të S P K Muriqan, u kapën 5 shtetas të huaj, të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme nga Greqia në Shqipëri. Në përfundim të intervistës u dërguan në qendrën e azilkërkuesve në Babrru, Tiranë.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...