QAFË-THANË, Policia Kufitare godet një rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”

QAFË-THANË, Policia Kufitare godet një rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike” si edhe një rast tjetër të “Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike” të kryera në bashkëpunim. (PER VIDEO KLIKO MBI LINK)08QAFATHANE

Sekuestrohet në total për të dyja rastet, një sasi prej 24 Kg e 412 gr lëndë e dyshuarnarkotike Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas të huaj (dy polakë, një zvicerian), një shtetase shpallet në kërkim si edhe procedohet penalisht në gjendje të lirë, një tjetër.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes e trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë goditur dy raste si rezultat i të cilëve u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

· J.D, 23 vjeç,

·  M.D, 47 vjeç, (at e bir)

·  Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetases S.H, 25 vjeçe të tre banues në Poloni, kjo e fundit si bashkëpunëtore e dyshuar në këtë vepër penale me dy shtetasit e mësipërm, për të cilën për shkak të hetimeve nuk mund të jepen të dhëna të tjera.

Më datë 08.09.2017, shtetasi J.D është paraqitur në dalje me automjetin tip “Volkswagen”  me të cilin udhëtonte së bashku me babain e tij. Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare, bënë përzgjedhjen e tij për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit të detajuarpërfshi edhe  procesin e skanimit të kryer në bashkëpunim me Doganën,konkretisht në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit, si edhe tek shasia e mjetit poshtë dyshemesë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

69 pako me peshë 24 kg e 400 gram lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu shërbimet e Policisë Kufitare, po ditën e sotme, kanë konstatuar edhe një rast tjetër, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit zvicerian :

·  G.L, 28 vjeç

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit M.D, 25 vjeç, të dy banues në Zyrih-Zvicër.

Pasi gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë të mjetit të tyre tip “BMW”, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

12 gram lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.

Veprimet proceduriale për të dyja rastet, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

08QAFATHANE1

08QAFATHANE3

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...