Klos, Informacion paraprak

Klos, Informacion paraprak 08KLOS

Rreth orës 21.00,  në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos një automjet ka marrë flakë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe shërbimi i zjarrfikëses në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar një automjet tip "Ford Foxus ",  ku në lëvizje e sipër ka marrë flakë, duke u djegur plotësisht.

Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit  dyshohet shtetasi Sh.Ç,  i cili si pasojë e flakëve të rëna ka marrë plagë të rënda,  ku  pasi ka marrë  ndihmën e parë  në spitalin e Bulqizës është transportuar për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Po punohet për identifikimin e saktë të drejtuesit të automjetit.

Shkaku paraprak i rënjes së zjarrit dyshohet si pasojë e defektit të  baterisë së automjetit.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e shkaqeve të djegies së automjetit.

08KLOS1

08KLOS2

08KLOS3

08KLOS4

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...