Qarku Korçë, Vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave ndaj ndërtimeve pa leje.

Qarku Korçë, Vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave ndaj ndërtimeve pa leje. drejtoria e policise korce

Gjatë kësaj jave proçedohen në gjendje të lirë 8 (tetë) shtetas për veprën penale : “Ndërtim i paligjshëm”, nga të cilët 6 në Pogradec, 1 në Korçë e 1 në Devoll.

Në vijim të zbatimit të planit të masave në lidhje me  ndërtimet e paligjshme, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatet e Policisë Pogradec, Korçë e Devoll filluan procedimin penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasve të mëposhtëm :

•    A.O, 51 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr 5 në Pogradec, ka ndërtuar një ballkon, pa lejen e organeve përkatëse.

•    J.B, 57 vjeç

•    M.N, 60 vjeç

•    R.K, 75 vjeç,

•    E.I, 35 vjeç,

•    SH.H, 45 vjeç, të gjithë banues në fshatin Radokal i Poshtëm.

Procedimi ndaj tyre nisi pasi shtetasit e mësipërm në fshatin Radokal, në tokat (pronë) respektive të tyre, janë kapur në flagrancë duke ndërtuar objekte të ndryshme pa leje.

•    H.S, 36 vjeç,banues në Korçë, pasi në lagjen nr 5 në Korçë, ky shtetas u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje.

•    H.D, 66 vjeç, banues në fshatin Cangonj, pasi nga kontrolli i ushtruar në këtë fshat, rezultoi se ky shtetas ka ndërtuar një objekt të paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...