Kukës. Plagos me mjete të mprehta një shtetas, arrestohet nga Policia.

Kukës. Plagos me mjete të mprehta një shtetas, arrestohet nga Policia. Drejtoria Kukes 1M

Më datë 08.09.2017, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit,

J.J, 32 vjeç, banues në Kukës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në qytet,  për motive të dobëta, ka plagosur me mjete të mprehta shtetasin A.Rr., 20 vjeç, banues në Kukës.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Plagosje e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike", parashikuar nga neni 88/a i K.Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...