Pukë. Gjatë kohës që po përgatitej dokumentacioni për transferim në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Shkoder, është larguar nga dhoma e shoqërimit i arrestuari.

Pukë.Drejtoria Shkoder

Më datë  09.09.2017, rreth orës 11.00,  gjatë kohës që po përgatitej dokumentacioni për transferim në dhomat e paraburgimit të  Komisariatit të  Policisë  Shkoder,  është larguar nga dhoma e shoqërimit të Komisariatit të Policisë Pukë  i arrestuari  E.N , 20 vjeç, banues në  Don Bosko Laprakë  Tiranë,  i dënuar edhe më parë për "Vjedhje".

Ky person dyshohet se ështê autor i grabitjes me dhunë  në Gomsiqe  të një shtetasi, ngjarje e ndodhur  më datë  24.08.2017, i cili u kap më datën 06.09.2017 nga forcat e Komisariatit të Policisë nr 3 Tiranë për llogari të Komisariatit të Policisë Pukë.

Sot i arrestuari Nikja kishte seancën gjyqesore pēr vlerësim të masës së sigurisë ku  Gjykata ka vendosur  masën e sigurisë  "arrest në burg", ndaj tij.

Për kapjen e tij menjëherë  janë  nisur në drejtim të Pukës , 6 grupe të FNSH, si dhe forca të shumta nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe është njoftuar  Drejtoria Vendore e Policisë Kukës e Lezhë, si dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër e Kukës.

Në lidhje me këtë ngjarje , menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale  në Policinë e Shtetit për të nisur hetimin disiplinor dhe për të marrë masa drastike ndaj gjithë personave përgjegjës  për këtë ngjarje , në Komisariatin e Policisë Pukë.

Ndërko, po në lidhje me këtë ngjarje, Drejtori i SH. Ç. B. A,  në Ministrinë e Punëve të Brendshme E.M  ka nisur një grup  kontrolli për të filluar  hetimin penal ndaj personave përgjegjës .

Nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike janë nisur specialistët e Rendit për të analizuar shkaqet e rrethanat e kësaj ngjarje.

Po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit të lartpërmendur.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...