Shëngjin, Informacion paraprak

Shëngjin, Informacion paraprak Drejtoria Lezhe 1

Me datë 09.09.2017, është marrë njoftim nga një shtetas , banues në Kosovë, se së bashku me shokun e tij është futur në det tek "Rana e Hedhun " për tu larë  dhe shoku i tij nuk ka mundur të dalë .

Menjëherë kanë shkuar shërbimet policore të patrulles së përgjithshme dhe të  policisë kufitare ku në bashkëpunim me  rojen bregdetare, u bë i mundur  konstatimi dhe nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të shtetasit të identifikuar si E.A. 27 vjeç, banues në Kosovë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...