Klos, Në vijim të informacionit paraprak datë 08.09.2017 ku në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos një automjet kishte marrë flakë

Klos, Në vijim të informacionit paraprak datë 08.09.2017, ku rreth orës 21.00,  në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos një automjet kishte marrë flakë, Drejtoria e Policise Diber

dhe për pasojë drejtuesi i automjetit pësoi djegie trupore  të shkallës së rëndë ju informojmë se:

Edhe pas ndërhyrjes më të specializuar në repartin e djegies Tiranë, drejtuesi i automjetit shtetasi Sh.Ç, me datë 09.09.2017 rreth orës 16.20 ka ndërruar jetë.

Ngjarja e ndodhur:

Me datë 08.09.2017, rreth orës 21.00,  në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos një automjet kishte marrë flakë, ku për pasojë drejtuesi i automjetit kishte pësuar djegie trupore të rënda.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe shërbimi i zjarrfikëses në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar  automjetin tip "Ford Foxus ",  ku në lëvizje e sipër ka marrë flakë, duke u djegur plotësisht.

Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit  shtetasi Sh.Ç,  53 vjeç, banues në Tiranë,  i cili si pasojë e flakëve të rëna kishte marrë plagë të rënda, dhe u transportua menjëherë në Tiranë për ndihmë më të specializuar,  por si pasojë e djegies në masën mbi 75%,  sot rreth orës 16.20 jemi njoftuar se ka ndërruar jetë.

Nga ana e grupit hetimor janë kryer veprimet e para proceduriale në vendin e ngjarjes ku shkaku i rënjes së zjarrit dyshohet si pasojë e një shkëndijë elektrike në impiantin elektrik të automjetit.

Në lidhje me këtë ngjarje është komunikuar vazhdimisht me Drejtuesin e Prokurorisë Mat, ku janë referuar materialet në Prokurori si "Ngjarje Aksidentale".

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...