Pukë, SHÇBA arreston 2 punonjës policie, shpërdoruan detyrën dhe për pasojë u arratis nga Komisariati i Policisë një i ndaluar.

Pukë, SHÇBA arreston 2 punonjës policie, shpërdoruan detyrën dhe për pasojë u arratis nga Komisariati i Policisë një i ndaluar.5shkoderm

Në vijim të  informacionit mbi largimin nga dhomat e shoqërimit të Komisariatit të Policisë Pukë të shtetasit E.N, SHÇBA  ka arrestuar në  flagrancë punonjësit e policisë Inspektor P.Bdhe Inspektor D.P, me detyrë trupë shërbimi pranë këtij Komisariati.

Arrestimi i dy punonjësve u bë pas kryerjes së veprimeve hetimore ku u konstatua se nga ana e tyre nuk janë zbatuar detyrat funksionale të përcaktuara për sigurimin e personave të shoqëruar dhe ambjenteve ku ata qendrojnë.

Të arrestuarit  akuzohen për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga neni 248 i Kodit  Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...