Korçë, Në vijim të informacionit datë 09.09.2017, i cili bën fjalë për kapjen e një sasie prej 24 kg e 400 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa

Korçë, Në vijim të informacionit datë 09.09.2017, i cili bën fjalë për kapjen e një sasie prej 24 kg e 400 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, drejtoria e policise korce

në dalje të Republikës së Shqipërisë në  Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës, ju informojmë se, specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e  shtetases të shpallur në kërkim :

S.H, 25 vjeçe, banuese në Poloni.

Ndalimi i saj u bë pasi më datë 08.09.2017, në dalje të P.K.K Qafë-Thanë, në mjetin tip "Volkswagen" në pronësi të kësaj shtetase (me drejtues shtetasin J.D, i cili udhëtonte së bashku me babain e tij) u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 69 pako me peshë 24 Kg e 400 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale: "Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 283/a/2 të Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...