Policia e Shtetit, Vijon puna e Strukturave të Policisë së Shtetit për të goditur paligjshmërinë.

Policia e Shtetit, Vijon puna e Strukturave të Policisë së Shtetit për të goditur paligjshmërinë. (PER VIDEO KLIKO MBI LINK) 10PALIGJSHMERIA

Në të gjithë vendin , Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar punën për “Parandalimin, evidentimin dhe goditjen e Krimeve mjedisore dhe veprimtarisë së paligjshme të ushtrimit të lojrave të fatit ”.

Vijon zbatimi i planit të masave për "Kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në drejtim të veprave penale që cënojnë rregjimin juridik të tokës".

- Në fushën e ndërtimeve pa leje , për periudhën 01.07.2017 deri më datë 09.09.2017  janë evidentuar 680 raste me 744 autorë, nga të cilët:
40 autorë janë arrestuar dhe ndaluar , 36 autorë janë shpallur në kërkim , ndërsa 668 ndiqen në gjendje të lirë.

- Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së vjedhjes së energjisë elektrike gjatë tre muajve të fundit  në të gjithë vendin kanë vepruar në terren mesatarisht në ditë  50 grupe të përbashkëta POLICI-OSHEE.

• -Janë kryer 38.123 kontrolle të përbashkëta  në terren.

• -Gjatë kontrolleve u  evidentuan 214 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 222 autorë, nga të cilët:  

12 autorë  janë arrestuar në flagrancë, 10 autorë  janë shpallur në kërkim dhe 200
autorë ndiqen në gjendje të lirë.

- Në kuadër të operacionit "Roja e Gjelbër", për marrjen e  masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë  kësaj periudhe  në të gjithë vendin janë evidentuar 52 raste me 64 autorë,  nga të cilët 10 janë arrestuar në flagrancë dhe 51 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 janë shpallur në kërkim.

- Në drejtim të shkatërrimit  me zjarr të pyjeve dhe kullotave gjatë periudhës Korrik -Shtator janë referuar në Prokurori materialet proceduriale  për 62 raste të qëllimshme dhe nga pakujdesia si dhe për 85 raste  si aksidentale.

Për rastet e qëllimshme dhe nga pakujdesia janë evidentuar 64 autorë, nga të cilët:
18 autorë janë arrestuar e ndaluar, 42 autorë janë ndjekur në gjendje të lirë si dhe 4 autorë janë shpallur në kërkim.

- Në fushën e gjuetisë së paligjshme , në të gjithë vendin janë evidentuar 3 raste me tre autorë të cilët janë proceduar në gjendje të lirë.

- Në drejtim të evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë  së organizimit  të palejuar të lojrave të fatit , gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 49 raste me 49 autorë të cilët, 3 janë arrestuar dhe 46 ndiqen në gjendje të lirë.

Edhe në ditët në vazhdim, Strukturat e Policisë së Shtetit, do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

10PALIGJSHMERIA1

10PALIGJSHMERIA2

10PALIGJSHMERIA3

10PALIGJSHMERIA4

10PALIGJSHMERIA5

10PALIGJSHMERIA6

10PALIGJSHMERIA7

10PALIGJSHMERIA8

10PALIGJSHMERIA9

10PALIGJSHMERIA10

10PALIGJSHMERIA11

10PALIGJSHMERIA12

10PALIGJSHMERIA13

10PALIGJSHMERIA14

10PALIGJSHMERIA15

10PALIGJSHMERIA16

 

 

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...