Vlorë, Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, i koduar ''Plazhi i vjetër''

Vlorë, Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, i koduar ''Plazhi i vjetër'' (per video kliko mbi link) 10plazhi

Sekuestrohen 1030  kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Sekuestrohen edhe 6 armë zjarri, nga këto 3 Kallashnikov dhe 3 Pistoleta.

Shpallen në kërkim  tre shtetas.

Operacioni nga Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë,  në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Delta Forcë , Policinë Kufitare dhe GdF.

Rreth orës 01.00 të datës 10.09.2017, në Plazh të Vjetër, në lagjen '' 1 Maji''  rreth 30 m larg nga Porti i Vlorës, Efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në  Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim  me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, me repartin special ''Delta Forcë'', me DVKM Vlorë dhe me GdF,  nisur nga një hetim me metoda speciale për evidentimin dhe parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike, kanë finalizuar një tjetër operacion antidrogë të koduar ''Plazhi i vjetër''

Në një banesë private të pabanuar , janë gjetur dhe sekuestruar 49 pako  të mëdha  të mbështjella me natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë totale 1030 kilogramë .

Gjithashtu gjatë kontrollit në këtë banesë u gjetën dhe u sekuestruan edhe 6 armë zjarri , nga këto 3 armë Kallashnikov dhe 3 armë Pistoleta, si dhe municion luftarak.

Në afërsi të banesës në det , ndodheshin tre persona me një gomone të cilët ishin përgatitur për të transportuar lëndën narkotike drejt Italisë.

Në momentin që ka ndërhyrë  Policia të tre personat G.S., A.I., J.S., janë larguar me shpejtësi të madhe me gomone në hapsirën detare.

Në ndjekie të tyre janë vënë Policia Kufitare, Delta Forcë e GdF, ku ende vijon kontrolli në det për kapjen e tyre.

Shtetasit  G.S., A.I., J.S  janë të  përfshirë në këtë veprimtari kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike,  dhe  janë shpallur në kërkim nga ana e Policisë.

Vijon operacioni për gjetien dhe kapjen e tre shtetasve , si dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale.

10plazhi1

10plazhi2

10plazhi3

10plazhi4

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...