Bulqizë, Plagos me mjete të forta në kokë një shtetas.

Bulqizë, Plagos me mjete të forta në kokë një shtetas.Drejtoria e Policise Diber

Arrestohet në flagrancë nga Policia

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi :

U.C, 37 vjeç, banues në Gjoricë-Bulqizë

Arrestimi i tij u bë pasi me datë 10.09.2017, rreth orës 17.30, në  fshatin Gjoricë, Bulqizë, për motive të dobëta shtetasi i lartëpërmendur ka goditur me mjete të forta në kokë shtetasin L.Xh, 49  vjeç, banues në Gjoricë.

I dëmtuari ndodhet në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje", parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...