Cërrik, Duke drejtuar mjetin përplas dy mjete të tjera, si pasojë dëmtohet një shtetase pasagjere në njërin nga mjetet.

Cërrik, Duke drejtuar mjetin përplas dy mjete të tjera, si pasojë dëmtohet një shtetase pasagjere në njërin nga mjetet. 11ELBASAN

Drejtuesi i mjetit braktis mjetin dhe largohet nga vendi i ngjarjes, por shpallet në kerkim nga Policia.

Policia i gjen në automjet  dhe i sekuestron një armë sportive dhe një kuti me saçme metalike.

Specialistët për Krimet,  në Komisariatin e Policisë Cërrik , referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e  shtetasit K.C., 35 vjeç banues në Cërrik.
 
Ky shtetas, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik në  Lagjen nr 2 “Cërrik”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur  dy automjete.
 
Si pasojë, është dëmtuar pasagjerja e njërit prej mjeteve, shtetasja  E.SH., 33 vjeçe banuese në Belsh e cila ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
 
Drejtuesi i mjetit tip “Benz” pas aksidentit, ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka bërë shpalljen në kërkim  te tij dhe po punon intensivisht për kapjen e tij.
 
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit të lartpërmendur Policia   gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
 
Një armë sportive e llojit pushkë pneumatike, në të cilën ishte montuar një pajisje optike ( dylbi), si dhe  një kuti me saçme metalike të kalibrit 4.5 mm.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor", “Largimi nga vendi I aksidentit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga neni 290, 273 dhe 280 të Kodit Penal.

11ELBASAN1

 

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...