Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës 11 shtator 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës  11 shtator 2017  Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 69 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 19 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar  16 persona për narkotikët dhe  3  për Krimin Ekonomik e Financiar.

Janë arrestuar 2 persona për Dhunë në familje,

Janë kapur 11 persona në kërkim.                                         

3 persona per Krime ndaj personit.

4 persona për veprën penale "Vjedhja".

2 persona  për veprën penale "Shpërdorim Detyre"

2  persona për veprën penale "Falsifikimi".

2 persona për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".

1 person për veprën penale "Kanosja".

2 persona për veprën penale "Ndërtim pa leje".

2 persona për veprën penale" Kundërshtim i punonjësit të Policisë"

Janë sekuestruar rreth 1062 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa,
 9 armë zjarri, 3480 fishekë, 1 dorezë metallike, 2 thika, 1 kuti me saçme metallike.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 183 persona.
Po gjatë fundjavës janë finalizuar operacionet e mëposhtme:

1-Elbasan,
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Transportuesi 2 ”  
Arrestohen në flagrancë dy shtetas
Sekuestrohen 13 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

2-Vlorë, Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, i koduar ''Plazhi i vjetër''
Sekuestrohen 1030  kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Sekuestrohen edhe 6 armë zjarri, nga këto 3 Kallashnikov dhe 3 Pistoleta.
Shpallen në kërkim  tre shtetas.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...