Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 11 Shtator 2017.

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Informacion paraprak
Më datë 10.09.2017, ora 13:30, në fshatin Peshtan i Madh, ka rënë zjarr në pyllin me pisha dhe në një parcelë me ullinj. Punohet për fikjen, sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 10.09.2017, ora 23:00, në fshatin Fushë Dukat, ka rënë zjarr, ku digjen shkurre dhe ferra por rrezikohen disa banesa. Në vend kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, punojnë për fikjen e zjarrit. Punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 11.09.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit M.S dhe R.N, vjeç 35 e 23, banues në Kosovë, pasi më datë 10.09.2017, në Vorë, nga kontrolli në mjetin tip “Volksvagen” u bllokuan me cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 2 celularë dhe 1 thikë që plotësonte kushtet e armës së ftohtë pa leje. Nenet 283/2 e 279  të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.E, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Rinasit”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Audi” është përpasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues T.S, vjeç 55, banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar T.S dhe bashkëshortja L.S, vjeç 44, të cilët pas mjekimit në spital u larguan në banesë. Neni 290  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.L, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi pranë ish Stacionit të Trenit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Seat”. Neni 291  i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Ç, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova”, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Citroen” nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar mjetin. Nenet 291 e 242  të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Cërrik
Duke drejtuar mjetin përplas dy mjete të tjera, si pasojë dëmtohet një shtetase pasagjere në njërin nga mjetet.

Drejtuesi i mjetit braktis mjetin dhe largohet nga vendi i ngjarjes, por shpallet në kerkim nga Policia.
Policia i gjen në automjet  dhe i sekuestron një armë sportive dhe një kuti me saçme metalike.
Specialistët për Krimet,  në Komisariatin e Policisë Cërrik , referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e  shtetasit K.C., 35 vjeç banues në Cërrik.
Ky shtetas, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik në  Lagjen nr 2 “Cërrik”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur  dy automjete.
Si pasojë, është dëmtuar pasagjerja e njërit prej mjeteve, shtetasja  E.SH., 33 vjeçe banuese në Belsh e cila ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz” pas aksidentit, ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka bërë shpalljen në kërkim  te tij dhe po punon intensivisht për kapjen e tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit të lartpërmendur Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
Një armë sportive e llojit pushkë pneumatike, në të cilën ishte montuar një pajisje optike ( dylbi), si dhe  një kuti me saçme metalike të kalibrit 4.5 mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor", “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga neni 290, 273 dhe 280 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.N, vjeç 31, banues në Tetovë, Maqedoni, pasi në P K K Qafë Thanë, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1  i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.09.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin B.K, vjeç 31, banues në Berdenesh, Sarandë, pasi dyshohet se, në rrugën Korçë-Bilisht, në fshatin Plasë, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz”  ka aksidentuar shtetasen norvegjeze A.R, vjeç 73, banuese në Norvegji, e cila pas ndihmës mjekësore  në spital, u largua pa probleme për jetën. Neni 290  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Vlorë
Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, i koduar “Plazhi i vjetër”.
Sekuestrohen 1030 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Sekuestrohen edhe 6 armë zjarri, nga këto 3 Kallashnikov dhe 3 Pistoleta.
Shpallen në kërkim tre shtetas.
Operacioni nga Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Delta Forcë , Policinë Kufitare dhe GdF.
Rreth orës 01.00 të datës 10.09.2017, në Plazh të Vjetër, “ 1 Maji” rreth 30 m larg nga Porti i Vlorës, Efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, me repartin special “Delta Forcë” me DVKM Vlorë dhe me GdF, nisur nga një hetim me metoda speciale për evidentimin dhe parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike, kanë finalizuar një tjetër operacion antidrogë të koduar “Plazhi i vjetër”.
Në një banesë private të pabanuar , janë gjetur dhe sekuestruar 49 pako të mëdha të mbështjella me natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Cannabis
Sativa, me peshë totale 1030 kilogramë .
Gjithashtu gjatë kontrollit në këtë banesë u gjetën dhe u sekuestruan edhe 6 armë
zjarri , nga këto 3 armë Kallashnikov dhe 3 armë Pistoleta, si dhe municion luftarak.
Në afërsi të banesës në det , ndodheshin tre persona me një gomone të cilët ishin
përgatitur për të transportuar lëndën narkotike drejt Italisë.
Në momentin që ka ndërhyrë Policia të tre personat G.S., A.I., J.S., janë larguar me
shpejtësi të madhe me gomone në hapësirën detare.
Në ndjekie të tyre janë vënë Policia Kufitare, Delta Forcë e GdF, ku ende vijon
kontrolli në det për kapjen e tyre.
Shtetasit G.S., A.I., J.S janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale të trafikimit të
lëndëve narkotike, dhe janë shpallur në kërkim nga ana e Policisë.
Vijon operacioni për gjetien dhe kapjen e tre shtetasve , si dhe vijojnë hetimet për
dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasen E.B vjeç 50, banuese në Tiranë, e pajisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi E.S, vjeç 46, banues në Gruemirë, Shkoder, i pajisur me leje drejtimi, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjetin “Opel”, shtetasit Q.T dhe A.T, vjeç 76 e 4, banuese në Tiranë, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesë. Neni 290/1  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Shkodër
Policia kufitare godet një tjetër rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”
Sekuestrohet rreth 1 kg lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis Sativa”.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike nga shërbimet e Policisë Kufitare në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative me datë 10.09.2017 u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestua në flagrancë shtetasi:
I.M 25 vjeç , banues në fshatin Krutje, Lushnje
Arrestimi i tij u bë pasi nga patrulla e  kufirit të SPKM Shkodër në vendin e quajtur Shtuf, Njësia Administrative Ana e Malit, Shkodër, është konstatuar duke lëvizur në rrugën e fshatit Shtuf në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ku është bërë  ndalimi dhe kapja e shtetasit I.M ku pas kontrollit të bërë në çantën që posedonte u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pako e mbeshtjellë me letër natriban, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar “Cannabis Sativa “ e cila pas peshimit rezultoi rreth 1 kg.
Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 283/a 22 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.G vjeç 39 , banues në fshatin Shtoj Ri,  pasi në këtë fshat, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”. Neni 291  i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 10.09.2017, në spital ka vdekur shtetasi A.SH, vjeç 55, banues në fshatin Lundër. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkak të përdorimit të tepërt të medikamenteve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 10.09.2017, shtetasi SH.K, vjeç 53, banues në fshatin Kërrabë, roje në kantierin e ndërtimit te nje firme private kallëzon se gjatë natës, në këtë kantier, i kanë vjedhur 180 litra naftë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni134  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.S, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek “Liqeni Artificial”, nga kontrolli fizik, ju bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis  Sattiva. Neni 283  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, shtetasit T.H dhe R.C, vjeç 18 e 16, banues në Tiranë, kallëzojnë se tek “Liqeni Artificial”, 4 persona u kanë marrë dy celularë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 10.09.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.K e F.I, vjeç 32 e 28 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Brigada e 8”, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit publik, duke ju dëmtuar kamerën e trupit. Nenet 236/2 e 150  të Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M.M, vjeç 54, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nipi, A.A, vjeç 37, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 10.09.2017, në rrugën “Nikolla Lena”, ka kanosur me fjalë, shtetasen (tezen), M.M, vjeç 54, banuese në Tiranë. Neni 84  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D.T, vjeç 21, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Sulejman Delvina”, nga kontrolli fizik, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis  Sattiva. Neni 283  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 10.09.2017, në rrugën “Bardhok Biba”,  një person i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës, shtetasit L.B, vjeç 65, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 139  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin A.B, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se babai, GJ.B, vjeç 51, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 10.09.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi S.P, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sotir Caci”, nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.K, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sotir Caci”, nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, shtetësia D.E  vjeç 53, banuese në Tiranë, kallëzon se, më datë 09.09.2017, i është larguar nga banesa vajza, M.E, vjeç 34. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.L, vjeç 15, pasi dyshohet se më datë 06.09.2017, në këtë fshat, në baxhon e bashkëfshatarit, L.H, vjeç  33, dyshohet se ka vjedhur 50 kg. djathë. Punohet për kapjen e tij. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.Q  vjeç 71, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën ”Celo Ibraj”, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a/ i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, gjatë natës, në rrugën e “Thesarit”, pranë banesës, shtetasit P.P, vjeç 39, i kanë dëmtuar me armë zjarri mjetin tip “Benz ML”. Me cilësinë e provës materiale në mjet u gjetën e sekuestruan një këmishë fisheku, dy predha, një gëzhojë dhe 2 fishekë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 150 e 278  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.S  vjeç 57, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.G vjeç 82, banues në fshatin Çerkezë, pasi dyshohet se në këtë fshat, u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.B vjeç 46, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj bashkëshortes N.B, vjeç 42. Neni 130/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.P vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.D, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Aleksandri Madh”, nga kontrolli fizik, ju bllokua me cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.M, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Mikel Maruli”, ka hapur një pus uji, pa leje. Nenet 199 e 199/a  të Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Ç, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Enriko Telini”, në banesë, ka ndërtuar një objekt pa leje. Punohet për kapjen e A.Ç. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim, për shtetasin M.B, vjeç 67, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Golem, në nje kompleks turistik u kap duke kryer punime pa leje.

Më datë 10.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.C vjeç 32, banues në Lushnjë, pasi në qytet, u kap duke vjedhur një biçikletë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan biçikleta, një palë pinca dhe një kavo sigurie. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, në banesë, në gjendje depresioni shtetësia M.E, vjeç 54, ka pirë disa tableta medikamentesh, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 09.09.2017, në fshatin Vadardhë, në banesë nga shpërthimi i bombolës së gazit, janë dëmtuar shtetaset V.P dhe A.P, vjeç 41 e 17, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.H, vjeç 27, banues në fshatin Hamallaj, pasi dyshohet se në Hamallaj, është konstatuar duke  ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.XH, vjeç 32 pasi dyshohet se bashkëshorti E.XH vjeç 40, banues në Lushnjë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.K vjeç 26, banues  në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 8, ka kanosur e goditur me grusht, shtetasen A.K vjeç 21, banuese në Greqi. Nenet 84 e 90  të Kodit Penal.

Më datë  10.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.GJ vjeç 60 pasi dyshohet se bashkëshorti H.GJ vjeç 64, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë  10.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.T vjeç 29, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti J.T, vjeç 36, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë  10.09.2017, në fshatin Bruz Zall, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit I.K, vjeç 46, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Shijak.
Më datë 10.09.2017, rreth  orës 22:30, në lagjen" Petrit Llaftiu " Shijak , në shkallët e jashtme të klinikës dentare në pronësi të shtetasit A.L. 33 vjeç kanë vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Për pasojë janë thyer vetëm xhamat e derës hyrëse të klinikës dentare.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkatërrimi i pronës me eksploziv" parashikuar në nenin 152  të  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 10.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen R.L, vjeç  32, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se bashkëshorti L.L, vjeç 40 ka ushtruar dhunë  fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan,  për shtetasin L.L vjeç 33, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, R.L,  vjeç 33. Neni 130/a  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, gjatë natës, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit A.SH, vjeç 37, banues në Librazhd, ku kanë marrë nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Më 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Y.B, vjeç 73 banues në fshatin Qerret, pasi dyshohet se në këtë fshat, pranë banesës ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.K vjeç 45, banues në fshatin Qerret, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, gjatë natës, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit E.Ç, vjeç 35, banues në Elbasan, ku kanë  marrë një sasi lekesh dhe eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan,  për shtetasin E.Z vjeç 33, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në lagjen “Shënkoll”, ka thyer xhamin e lokalit të shtetasit DH.C, vjeç 53, banues në Elbasan, për pasojë është dëmtuar në dorë e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 150  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.K vjeç 20 banues në fshatin Dorëz, pasi dyshohet se në fshatin Letëm, duke punuar si bari tek shtetasi XH.K, ka marrë pa leje armën e gjahut tip “Teke” dhe nga pakujdesia është plagosur në dorë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale u bllokua arma e gjahut dhe leja e armës, në pronësi të Xh.K. Neni 280  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 10.09.2017, gjatë natës, në fshatin Shtyllë, në magazinën e shtetasit M.Q, vjeç 63 banues në Tiranë, kanë vjedhur 1 elektromotor dhe 1 pompë uji. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasen A.M vjeç 55, banuese në Korçë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 6, ka goditur me grusht, shtetasin G.B vjeç 43, banues në Korçë. Neni 90  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, në lagjen nr. 17 është vjedhur me thyerje banesa e shtetases M.K, vjeç 27, ku kanë marrë disa bizhuteri floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, në fshatin Dishnicë, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit F.O, vjeç 58, ku kanë marrë një laptop, një televizor, si dhe nje sasi paund dhe lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin J.SH vjeç 62, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka shkelur vendimin e gjykatës, për shtetasen H.SH, vjeç 32, e cila ka qenë e pajisur urdhër mbrojtje. Neni 321  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 09.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.S, vjeç 37, pasi dyshohet se bashkëshorti, M.M vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006,  “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin M.M, vjeç 45, pasi dyshohet se bashkëshortja, E.S, vjeç 37, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006,  “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin D.G vjeç 27, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në lagjen nr. 4, ka kanosur e goditur me sende të forta, shtetasin M.R, vjeç 27, banues në Pogradec. Nenet 84 e 89  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin I.J vjeç 28, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në lagjen “10 Korriku”, tek “Bishti i Kalldrëmit”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin, duke dëmtuar kangjellat e urës. Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen S.M, vjeç 57, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Lef Sallata”, në një supemarket ka vjedhur artikuj ushqimorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen B.ZH vjeç 56, banuese në fshatin Llakatund, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë nje sasi eurosh shtetases F.SH, vjeç 60, banuese në fshatin Vranisht. Neni 143  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 10.09.2017, në lagjen nr. 1, në një piceri të shtetasit A.Q, vjeç 46, banuese në Sarandë, ka rënë zjarr, për pasojë është asfiksuar, shtetasi O.Q, vjeç 35, banues në Sarandë, i cili pas mjekimit në spital, është larguar në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, si ngjarje aksidentale.

Më datë 10.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen R.H, vjeç 38, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi, shtetasi E.Ç, vjeç 37, banuese në Fier, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 10.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.K, vjeç 73, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se vajza, E.K, vjeç 49, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”. 

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 09.09.2017, shtetasi B.F, vjeç 47, banues në Lezhë, kallëzon se në fshatin Zejmen, është goditur me grusht nga shtetasit (daja) GJ.K e A.Ç, vjeç 58 e 44, banues në Zejmen e Luz, Krujë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 10.09.2017, shtetasi A.P  vjeç 24, banues në fshatin Zhej, kallëzon se, në këtë fshat, në afërsi të rezervuarit, ka gjetur të ngordhura dy lopë, të cilat i kishte nxjerrë për të kullotur. U moren kampione të ndryshme dhe u dërguan në Institutin e Kërkimeve Veterinare Tiranë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Më datë 10.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin V.H, vjeç 54 pasi dyshohet se bashkëshortja, L.H, vjeç 55 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Kurbin. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin E.K vjeç 24, banues në Laç, i pajisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se në Fushë Milot, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/1  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 09.09.2017, në fshatin Golem, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit G.SH, vjeç 54, ku kanë marrë bizhuteri floriri me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, gjatë natës, në fshatin Mali Hebe, është vjedhur me thyerje banesa e shtetases M.K, vjeç 84, ku kanë marrë një televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, në fshatin Guri Zi, është vjedhur banesa e shtetasit G.M, vjeç 57. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.B, vjeç 32, banuese në Shkodër,pasi dyshohet se bashkëshorti E.B, vjeç 38, ka ushtruar dhunë  fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.09.2017, në lagjen “Guerile”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit L.H, vjeç 74 ku kanë marrë bizhuteri floriri me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen P.S, vjeç 24, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se bashkëjetuesi F.F, vjeç 34, ka ushtruar dhunë  e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 , “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.M vjeç 27, pasi dyshohet se bashkëshorti GJ.M, vjeç 29, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasin A.M, vjeç 44, banues në Pukë, pasi dyshohet se më datë 08.09.2017, në qytet, ka fyer me fjalë, shtetasen V.L, vjeç 53, banuese në Pukë. Neni 119  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin L.M vjeç 39, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, E.M vjeç 33. Neni 130/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 10.09.2017, gjatë natës, në fshatin Fush Alije, pranë banesës, në furgonin tip “Benz” të shtetasit RR.K, vjeç 47, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër. Nenet 151 e 22  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Bulqizë
Plagos me mjete të forta në kokë një shtetas.
Arrestohet në flagrancë nga Policia.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi :
U.C 37 vjeç, banues në Gjoricë-Bulqizë.
Arrestimi i tij u bë pasi me datë 10.09.2017, rreth orës 17.30, në  fshatin Gjoricë, Bulqizë, për motive të dobëta shtetasi i lartëpërmendur ka goditur me mjete të forta në kokë shtetasin L.Xh, 49  vjeç, banues në Gjoricë.
I dëmtuari ndodhet në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje", parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 09.09.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për  shtetasin E.G, vjeç 17, banues në Pukë, pasi dyshohet se në P K K Rinas, ka prerë rrjetën e rrethimit të pistës, duke kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Nenet 150  e 297  të Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen R.C, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në P K K Rinas, u kap me leje qëndrimi greke të falsifikuar. Neni 186  i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 10.09.2017, në P K K Qafë Thanë, shtetasit N.N vjeç 31, banues në Tetovë, Maqedoni, ju gjet e bllokua 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1  i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 10.09.2017, në Tepelenë, u kapën 2 shtetas të huaj, që kishin kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm, të cilët mbas intervistimit u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 10.09.2017, në  afërsi të S P K Muriqan, u kapën dy shtetas të huaj, të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme. Intervistimi  i përzgjedhjes do të kryhen më datë 11.09.2017.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 10.09.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin M.C, vjeç 19, banues në Bulqizë, depërtuar nga Maqedonia, pasi dyshohet se në afërsi të P K K Bllatë, Dibër, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm me pasaportë të falsifikuar. Nenet 189 e 297  të Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...