Sarandë, Policia u vjen në ndihmë disa turistëve suedez.

Sarandë,Më datë 11.09.2017, QOND ka njoftuar Sallën Operative të Kufirit Sarandë dhe Rojen Bregdetare  se disa turistë  kërkojnë ndihmë pasi kanë mbetur me mjetin e tyre lundrues në det në zonën e "Manastirit"11suedez.jpgok

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Roja Bregdetare  pas marrjes së sinjalizimit për ndihmë janë nisur në drejtim të zonën  ku kishin mbetur me mjetin lundrues  skaf, katër shtetas suedezë  të cilët kërkuan ndihmën e policisë, pasi deti ishte me shumë dallgë dhe rrezikonin të mbyteshin.

Shërbimet policore kanë konstatuar menjëherë mjetin lundrues dhe  4 shtetasit që ndodheshin në skaf konkretisht: B.S, L.V, F.B dhe A.A.

Shërbimet e Policisë  kanë bërë të mundur dhënien e ndihmës duke e nxierrë në breg të detit turistët  sëbashku me mjetin lundrues.

Turistët  ndodhen  në gjendje të mirë shëndetësore!

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...