Mbroni jeten duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Mbroni jeten duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.(per vidoe kliko mbi link)7f7e482e-8fa1-4db2-bcc6-9d4757480017

Drejtoria e Policisë Rrugore
Plan - Operacioni
“TISPOL-SHTATOR 2017"
Për Rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe ushtrimin e kontrolleve në respektimin e legjislacionit rrugor të drejtuesve të mjeteve në drejtim të përdorimit të rripave të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për fëmijët që transportohen në mjete.
(Periudha 11.09.2017 - 16.09.2017)

Në koordinim me shërbimet e Policive Rrugore të vendeve të BE-së në kuadër të “Operacioneve Tispol”, të rekomanduara nëpërmjet Misionit “PAMECA V në Tiranë”.

Nisur nga fakti se gjatë vitit në vazhdim në akset rrugore kombëtare dhe në qendrat e banuara përballemi me;

§    Shtimin e konsiderueshëm të numrit të përdoruesve të mjeteve të cilët nuk përdorin në mënyrë të rregullt sistemet e fiksimit dhe rripat e sigurimit për veten e tyre dhe pasagjerët,

§    Me fillimin e vitit shkollor shtohet dukshëm transporti i mjeteve autoveturë që transportojnë femijë në mënyrë individuale dhe rrisku i transportit të tyre pa sediljet e posaçme,

§    Nevojën për parandalimin e ngjarjeve rrugore nëpërmjet ushtrimit të kontrolleve për zbatimin e legjislacionit rrugor;

§    Me nivelin e ulët të respektimit të rregullave të qarkullimit nga përdoruesit e rrugës dhe sidomos me fokus ndërgjegjësimin për respektimin e ligjit.

Nga Sektorët e Policisë Rrugore, në Seksionet e Policisë Rrugore në të gjithë territorin, kanë nisur kontrollet dhe do vazhdojnë  në datat e mësipërme kontrolle të përqendruara në rrugët urbane dhe interurbane  për mjetet e transportit rrugor  në drejtim të kontrollit rigoroz të përdorimit të rripave të sigurimit dhe të sediljeve për fëmijët deri në moshën 12 vjeç, sipas tipologjive dhe orareve të shënuara nga data 11 Shtator deri në datën 16 Shtator 2017, me qëllim:

§    Parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugët kombëtare dhe qendrat e banuara për të gjithë përdoruesit e rrugës;

§    Realizimi i një kontrolli të plotë mbi territorin, rrugët, personat dhe grupet me tendenca të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit, veçanërisht ato që janë burim i shtuar rreziku për aksidente rrugore, konstatimi dhe ndëshkimi i përdoruesve të tjerë të paligjshëm që në mënyrë abuzive drejtojnë mjetet e tyre pa përdorur sistemet e fiksimit në mjetet e transportit e tyre dhe nuk marrin masa për fiksimin e fëmijëve me sedilje të posaçme;

§    Rritja e pranisë policore dhe standardeve të shërbimit, si dhe lehtësimin e proçedurave të kontrollit të dokumentacionit të nevojshëm për qarkullim të përdoruesve të rrugës, në funksion të rritjes së sigurisë rrugore në akset rrugore kryesore;

§    Sigurimi i një shërbimi policor unik dhe të standartizuar në të gjithë territorin në përputhje me Kodin e Etikës së Policisë dhe aktet e tjera normative.

§    Krijimi dhe rritja e ndjenjës së përgjegjshmërisë te përdoruesit e rrugës për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Paralelisht me kontrollet, Policia Rrugore në bashkëpunim me shkollat do fillojë në të gjithë vendin një fushatë ndërgjegjësimi për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore nuk është aspak e fokusuar apo ka për qëllim masat administrative, i vetmi qëllim i saj është sensibilizimi, ndërgjegjësimi i përdoruesëve të rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

 

2ba3a8fe-9f44-4ccf-9cce-b74bb1eeab51

3bbf7ccf-0739-4333-9790-ec4300ecba2d

8bcd8e12-6267-4481-9b16-fc30aba100db

32fc78a5-fac4-4540-8427-76c0f7f2a1e4

65a023a7-9e09-4293-9100-7d7c5e3435bf

93c98dc7-6749-4824-bf68-4b1af1e5c05c

7515c0d3-1265-400b-b0c1-b718d17660b1

8004b370-68ee-45b3-969c-bb5149cc820c

9069580e-c8d7-4ec8-bbcb-bc7cab8692e7

aa21c2e1-e78e-44d3-9db6-2fdf89d5329a

b2b2b499-db7d-4a9a-bccf-95e829df2de9

d49e8087-3b49-4d0c-8567-6af0ef6a742b

edaf0372-0c8b-40c2-a290-28841f86c26c

f0d1a39e-5247-4c04-8a87-eac12fd891d8

f08d9ff2-50e9-4ab2-b9c4-810e767985fe

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...