Berat, Trafikonte vepra të artit dhe kulturës,Arrestohet në flagrancë një shtetas

Berat, Trafikonte vepra të artit dhe kulturës, Arrestohet në flagrancë një shtetas. (per video kliko mbi link) 11berat

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në  Drejtorinë Vendore të Policisë Berat,  në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

B.Gj, 51 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 11.09.2017, u kap duke transportuar me automjetin në pronesi të tij, disa sende të dyshuara si vepra arti.

Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan:

1 shpatë antike,
1 pistoletë e vjetër,
statuja,
papiruse si dhe vepra arti të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës", parashikuar nga neni 138 /a i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...