Mat, Bazuar në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”

Mat, Bazuar në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”,  d.v.p diber

nga Specialistët për Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, u referuan materialet proceduriale  në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat,  në ngarkim të shtetases :

R.M, 68 vjeçe, banuese në Burrel, pasi kjo shtetase duke pasur  një aktivitet privat,  librari shkollore, dyshohet se  ka konsumuar elementët e veprave penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 180/a dhe 143, pasi  shtetasja e lartpërmendur nuk i'u ka lëshuar kupon tatimor disa klientëve dhe në kundërshtim me urdhërin nr 274 datë18.05.2017  “Për përzgjedhjen, shpërndarjen, e shitjen e teksteve shkollore të klasave nga I - XII”, të sistemit arsimor për vitin 2017 – 2018.

Kjo shtetase ka vepruar në kundërshtim me Pikën 1, gërma a, të këtij urdhëri ku thuhet se “Subjekte të liçensuara për shitjen e teksteve shkollore nuk u lejohet që bashkë me tekstet shkollore me hologramën e MAS-it, u shesin nxënësve tekste që si përkasin katalogut.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër falenderon mediat për bashkëpunimin dhe fton cilindo   të denoncojë rastet e pa ligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...