Tiranë. Zbrdhen motivet e plagosjes së ndodhur tek "Pazari i Ri".

 tiraneTiranë. Zbrdhen motivet e plagosjes së ndodhur tek "Pazari i Ri".

Më datë 11.09.2017, rreth orës 21:00, në zonën e Pazarit të Ri shtetasi K.M, 43 vjeç, me detyrë specialist i SHKB - së  së burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme, ka plagosur me armë zjarri shtetasin P.Gj, 46 vjeç, i cili është plagosur në pjesën e këmbës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e deritanishme mësohet se djemtë e shtetasve të sipërmëndur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe shtetasit e mësipërm ishin takuar në zonën e "Pazarit të Ri" për të biseduar në lidhje me konfiktin e ndodhur midis fëmijëve të tyre.

Mësohet se biseda midis shtetasit K.M me shtetasin P.Gj,  ka kaluar në konflikt, ku shtetasi K.M, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasit P.Gj, 46 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në njërën gjymtyrë (këmbë) dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është arrestuar dhe ndodhet në ambientet e D.V.P. Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

 

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...