Tiranë. Informacion paraprak rreth ngjarjes për plagosje me mjete prerëse në rrugën "Shefqet Ndroqi".

Tiranë. Informacion paraprak  tirane

Më datë 11.09.2017, rreth  orës 21: 00, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për plagosje me mjete prerëse në rrugën "Shefqet Ndroqi".

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :

Shtetasit G.D., 34 vjeç dhe I.D., 63 vjeç (at dhe bir) për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete prerës me shtetasit N.Xh., 65 vjeç dhe T.Xh., 58 vjeçe ( burrë e grua ), të cilët janë dëmtuar lehtë dhe dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Shtetasi I.D., 63 vjeç është arrestuar nga policia dhe shoqëruar në ambientet e policisë ndërsa i biri, shtetasi G.D., 34 vjeç, është shpallur në kërkim.

Vazhdon puna për kapjen e autorit tjetër të larguar nga vendngjarja.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...