Dibër, Vijon zbatimi i planit të masave për "Parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë "

Dibër, Vijon zbatimi i planit të masave për "Parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë " d.v.p diber

Goditen 3 raste të 'Ndërtimit pa leje'

Procedohen penalisht nga Policia 3 shtetas.


Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në drejtim të ndërtimeve  pa leje,  shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë ushtruar kontrolle të shumta për këtë qëllim, ku dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve :

S.Z, 66 vjeç,

R.H, 58 vjeç,

Xh.M, 48 vjeç, të gjithë banues në Peshkopi, Dibër, pasi në qytetin e Peshkopisë ,  kanë ndërtuar  objekte  pa leje përkatëse.

Materialet hetimore i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...