Durrës. Goditet një tjetër rast prodhimi të lëndëve narkotike Cannabis Sativa.

Durrës. Goditet një tjetër rast prodhimi të lëndëve narkotike Cannabis Sativa. 12DURRES

Sekuestrohen 3.7 kg  Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.


Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi:

• A.M 22 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Më datë 11.09.2017, në Derven, Krujë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.Markaj u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• rreth 3.7  kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.


Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

12DURRES1

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...