QAFË-THANË, Policia Kufitare godet një tjetër rast të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”

QAFË-THANË, Policia Kufitare godet një tjetër rast të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike” img1505197337606


Sekuestrohen 4 pako me peshë 1 Kg e 150 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë një shtetas maqedonas dhe bashkëpunëtorja e dyshuar e tij, pasi në valixhen personale ky i  fundit, posedonte sasinë e dyshuar të drogës.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në vijim të punës së tyre kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

M.M, 40 vjeç si edhe L.Z, 40 vjeçe, të dy banues në Maqedoni.

Më datë 11.09.2017, shtetasit e mësipërm, janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, si pasagjerë të një mjeti tip autobus, i cili kishte si destinacion Maqedoninë. Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë Kufitare, kanë

ushtruar në valixhen personale të shtetasit M.M,  i’u gjet e sekuestrua në cilësinë e  provës materiale :

4 pako me peshë 1 Kg e 150 gram lëndë narkotike  e dyshuar si Cannabis Sativa.

Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale : “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/a/2  i Kodit Penal.

img15051973376061

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...