Elbasan, Një sasi lënde plasëse e dyshuar tritol, ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale.

Elbasan, 12elbasan

Më datë 12.09.2017, rreth  orës 04:00, në lagjen   "Aqif Pasha" në Rrugën "Rinia", në ambientet  e  jashtme  të  një  lokali në pronësi të shtetasit  V.P në dy vende  të  ndryshme  kanë vendosur lëndë plasëse  e dyshuar  tritol.

Një sasi  lënde plasëse e dyshuar  tritol, ka shpërthyer  duke shkaktuar  dëme materiale.


Pjesa tjetër është  çaktivizuar  nga forcat e Njësisë Antieksploziv, në kohë reale, e  cila ishte vendosur  në  ambientet  e  jashtme  të  lokalit.

Në cilësinë  e  provës  materiale  u sekuestrua 200  gr lëndë plasëse  e  dyshuar  tritol.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan  për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkatërrimi i pronës me eksploziv" parashikuar në nenin 152  të  Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...