Bulqizë, Informacion paraprak rreth ngjarjes së një banese.

Rreth orës 01.20, të datës 12.09.2017, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Viçisht, 12bulqize

një person i pa identifikuar po  tenton  të vjedhë një banesë, duke ushtruar dhe dhunë ndaj kryefamiljarëve.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë,  kanë organizuar punën duke shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se :

Në fshatin Viçisht, njësia Administarive Gjoricë-Bulqizë, një person ende i pa identifikuar ka hyrë në banesën e shtetasit I.Xh, 74 vjeç, ku ka ushtruar dhunë duke përdorur  sende të forta, ndaj tij dhe bashkëshortes së tij shtetases N.Xh,70 vjeçe,  ku më pas dyshohet se ka vjedhur një aparat celular.

Ndodhur në këto kushte shtetasi I.Xh, ka përdorur armën e zjarrit tip automatik ku ka qëlluar në drejtim të autorit por pa  pasoja.

Në vendin e ngjarjes janë  sekuestuar gëzhoja dhe arma e zjarrit tip automatik të cilën shtetasi I.Xh, e dispononte pa leje.

Shtetasi I.Xh, si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij ka marrë disa dëmtime në trup dhe ndodhet në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit po vijojnë veprimet për veprën penale "Armbajtje pa leje" për shtetasin I.Xh.

 

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...