Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 12 Shtator 2017.

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE 01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Më datë 11.09.2017, ora 13:20, në fshatin Gollobërdë, Pustec, ka rënë zjarr në  tokën arë të shtetasit J.M, vjeç 76, ku është djegur një sipërfaqe e mbjellë me bazë ushqimore për bagëtinë dhe disa pemë frutore mollë e kumbulla. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.LL vjeç 55, banues në fshatin Nivicë, Himarë, pasi dyshohet se në Nivicë te “Kodra e Madhe”, ka djegur 400 m2 sipërfaqe tokë me shkurre e kullota. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin N.SH, vjeç 59, banues në Shënkoll, pasi dyshohet se më datë 08.09.2017, ka vënë zjarrin me cigare, në një sipërfaqe 220 m2 tokë arë, me bar të thatë e ferra. Neni 151 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 11.09.2017, arrestua në flagrancë shtetasi D.SH, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, iu gjet e bllokua 2 doza  lëndë narkotike e llojit Heroinë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K vjeç 30, banues në Tiranë, administrator i nje kompanie private, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, nuk ka paguar pagën dhe sigurimet shoqërore, shtetases G.G, vjeç 22, banuese në Tiranë. Nenet 143, 180 e 170/a të Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj jetës
Më datë 11.09.2017, rreth orës 21:00, në zonën e Pazarit të Ri shtetasi K.M 43 vjeç, me detyrë specialist i SHKB - së  së burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme, ka plagosur me armë zjarri shtetasin P.GJ, 46 vjeç, i cili është plagosur në pjesën e këmbës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e deritanishme mësohet se djemtë e shtetasve të sipërmëndur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe shtetasit e mësipërm ishin takuar në zonën e "Pazarit të Ri" për të biseduar në lidhje me konfiktin e ndodhur midis fëmijëve të tyre.
Mësohet se biseda midis shtetasit K.M me shtetasin P.GJ  ka kaluar në konflikt, ku shtetasi K.M ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasit P.GJ 46 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në njërën gjymtyrë (këmbë) dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori është arrestuar dhe ndodhet në ambientet e D.V.P. Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.A, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Kavajës”, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, është përplasur me motorin tip “Dayang”, me drejtues shtetasin D.S, vjeç 23, banues në Tiranë, i cili pas ndihmës mjekësore, u largua pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Gj.T, vjeç 57, banues në Krujë, pasi dyshohet se, në rrugën dytësore Vorë–Marikaj, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E.SH, vjeç 35, banues në Tiranë, për pasojë janë aksidentuar E.SH dhe pasagjeri H.N vjeç 58, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Durrës
Goditet një tjetër rast prodhimi të lëndëve narkotike Cannabis Sativa.
Sekuestrohen 3.7 kg  Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit të lëndëve narkotike,  në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
A.M  22 vjeç, banues në Derven, Krujë.
Më datë 11.09.2017, në Derven, Krujë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.M u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
rreth 3.7  kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 11.09.2017, u  ndalua shtetasja në kërkim E.O, vjeç  33, banuese në Durrës,  pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar 6 muaj burg, për veprën penale “Ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Neni 245/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.T vjeç 51, banues në Durrës,  bazuar në nenin 248  të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit A.H e S.S, vjeç 43 e 55, banues në Durrës, pasi dyshohet se në vitin 2011, në Durrës, kanë punuar në montim fasade pallatesh me shtetasin A.G, vjeç 45 banues në Durrës, dhe me anë të mashtrimit, nuk i kanë paguar nje shume lekesh. Nenet 143 e 180 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.M, vjeç 29 banues në Berat, pasi dyshohet se në lagjen nr. 12, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin V.TH vjeç 71, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për  shtetasin M.P vjeç 66, banues në Hungari, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Tajota”, ka aksidentuar këmbësorin K. B, vjeç 16, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për  shtetasen L.T, vjeç 30, banuese në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 4, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Volzvagen”, ka përplasur motoçikletën tip ”Dajang”, drejtuar  me leje drejtimi nga shtetasi E.K vjeç 29, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen N.ZH vjeç 48, banuese në Gramsh, bazuar në nenet 248 e 186 të Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.S, vjeç 48, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Luigj Gurakuqi”, te “Gryka e Mejhanes”, tregtonte duhan të grirë si ambulant, pa licencë. Me cilësinë e provës materiale ju bllokuan 5 kg. duhan i grirë. Nenet 178, 179 e 180 të Kodit Penal.  

Seksioni kundër krimeve ndaj pronës
Elbasan
Më datë 12.09.2017, rreth  orës 04:00, në lagjen  "Aqif Pasha" në Rrugën "Rinia", në ambientet  e  jashtme  të  një  lokali në pronësi të shtetasit  V.P në dy vende  të  ndryshme
kanë vendosur lëndë plasëse  e dyshuar  tritol.
Një sasi  lënde plasëse e dyshuar  tritol, ka shpërthyer  duke shkaktuar  dëme materiale.
Pjesa tjetër është  çaktivizuar  nga forcat e Njësisë Antieksploziv, në kohë reale, e  cila ishte vendosur  në  ambientet  e  jashtme  të  lokalit.
Në cilësinë  e  provës  materiale  u sekuestrua 200  gr lëndë plasëse  e  dyshuar  tritol.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan  për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkatërrimi i pronës me eksploziv" parashikuar në nenin 152  të  Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.K vjeç 46, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 10.09.2017, në rrugën Elbasan-Gjinar, në fshatin Shelcan, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Audi”,  pa targë, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Neni 290  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Berat
Trafikonte vepra të artit dhe kultures.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në  Drejtorinë Vendore të Policisë Berat,  në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
B.GJ 51 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 11.09.2017, u kap duke transportuar me automjetin në pronesi të tij, disa sende të dyshuara si vepra arti.
Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan:
1 shpatë antike,
1 pistoletë e vjetër,
statuja,
papiruse si dhe vepra arti të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës", parashikuar nga neni 138 /a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.D, vjeç 29, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se, në lagjen ‘’1 Maj’’  duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Piagio”, ka dalë nga rruga për pasojë është aksidentuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Fier
Fsheh të ardhurat duke mashtruar dhe duke kryer korrupsion pasiv, ndalohet nga policia e Fierit agjenti i një kompanie sigurimi.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë ndaluan shtetasin:
A.H 35 vjeç, banues në rrugën “Myslym Keta” Tiranë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi duke qënë me detyrë agjent i një  kompanie sigurimi në Tiranë, ka lëshuar siguracionin për mjetin tip Volkswagen dhe nuk ka bërë deklarimin duke mos e hedhur në sistem.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Mashtrimi", "Korrupsioni pasiv në sektorin privat" dhe "Fshehja e të ardhurave" parashikuar nga Nenet 143, 164/b dhe 180 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, seksioni i të miturve, për shtetasin B.N, vjeç 14, banues në Divjakë, pasi dyshohet se, në Divjakë, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Lushnje
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:
O.K 22 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 11.09.2017 në aksin rrugor Lushnje-
Rrogozhinë, në fshatin Konjat duke drejtuar mjetin tip Toyota ka aksidentuar me vdekje shtetasin Rr.Ç, 74 vjeç, banues në fshatin Konjat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për
veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.S vjeç 65, banues në Vlorë, me leje drejtimi, pasi më datë 11.09.2017, në lagjen “29 Nëntori”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat Punto”.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.V, vjeç 54 banues në lagjen “Ujë i Ftohtë”, pasi më datë 11.09.2017, në lagjen “Pavarësia”, në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Avdullaj”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Opel”, ka goditur motorin tip “Lifan”, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit shtetasi E.S, vjeç 18, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin Z.I, vjeç 31, banues në Gjirokastër pasi dyshohet se  në Gjirokastër te “Ura e Lumit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lonxia”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetases M.P, vjeç 56, banuese në Lezhë pasi dyshohet se është pajisur me pasaportë biometrike të falsifikuar dhe me një pasaportë greke. Nenet 189 e 191 të Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit N.V e M.M, vjeç 56 e 39, banues në Lezhë bazuar në nenin 248 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Informacion paraprak
Më date 12.09.2017, rreth ores 02:55,  në ambientet e brendshme të I.E.V.P Shënkollë Lezhë, në dhomën e tij, shtetasi:
F.K. 44 vjeç, banues ne Zejmen Lezhë, nga hetimet paraprake, dyshohet të jetë vetëplagosur me një send të mprehtë të prodhuar në mënyrë artizanale , duke u lënduar në pjesë të ndryshme të trupit, nën  kushtet e rënduara psikologjike, i cili aktualisht ndodhet në  Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin mjekësor.
Nga veprimet e kryera rezulton që ndaj shtetasit F.K. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me Vendimin datë 14.07.2017 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” per veprat penale “ Dhunë në familje " " Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”  parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 278/1 te Kodit Penal.
Vepra penale “Shkaktimi  i vetevrasjes”mbetur në tentativë ' parashikuar nga neni 99-22  të Kodit Penal.

Nën drejtimin e Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Lezhë, duke bashkëpunuar dhe me strukturat e IEVP Shënkoll Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Shkodër
Tenton të kaloj shtetas të huaj jashtë kufijve të Shqipërisë.
Arrestohet në flagrancë një shtetas nga Policia.
Më datë 12.09.2017 nga Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi:
J.Ç , 25 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër.
Arrestimi i shtetasit J.Ç u bë pasi në qytet Koplik, Malësi e Madhe, u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij tip Ford 5 shtetas të huaj  Palestinez, Algjerian dhe Maroken, në drejtim të Malit të Zi.
Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasit e huaj kishin si destinacion vendet e BE.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen F.B vjeç 54, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se te Kryqëzimi i spitaleve, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar biçiklistin T.T, vjeç 75 banues në fshatin Bleran, i cili pas ndihmës mjekësore u largua pa probleme për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Z.B, vjeç 29, banues në fshatin Balldre i Ri, Lezhë, pasi dyshohet se, në rrugën “Lëvizja e Postribës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin R.M vjeç 68, banues në Burrel, pasi dyshohet se në librarinë e tij në Burrel, në kundërshtim me urdhrin e Ministrisë se Arsimit për tekstet shkollore të sistemit arsimor 9 vjeçar, u ka shitur nxënësve tekste që nuk i përkasin katalogut. Nenet 180 e 143 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.B., vjeç 17, pasi në Burrel te “Rruga e Gjimnazit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip  “Volsvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit M.B, më datë 11.09.2017, u gjet dhe dorëzua familjarëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.I, vjeç 50, banues në Tiranë, president i nje firme ndertuese private pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, nuk i ka dhënë pagën punonjësit H.M, vjeç 59 banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.D, vjeç 63, banues në Tiranë, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.D, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Shefqet Ndroqi”, kanë plagosur lehtë me mjete të forta, shtetasit N.XH e T.XH, vjeç 65 e 58, banues në Tiranë, të cilët pas ndihmës mjekësore në spital, u larguan pa probleme për jetën. Me cilësinë e provës materiale u gjet dhe bllokua një levë hekuri. Punohet për kapjen e G.D. Nenet 89, 25 e 279 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 11.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen G.B vjeç 24, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti E.B vjeç 36, ka ushtruar dhunë fizike e  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorie e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.K vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në apartamentin e tij në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, është konstatuar duke bërë punime, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, në SQU, ka vdekur shtetasi V.M, vjeç 70, banues në rrugën “Margarita Tutulani”, i cili më datë 02.09.2017, te bregu i Lanës, është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në kokë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhje më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit R.T, vjeç 32, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Neni 134 i Kodit Penal.  

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Durrësit”, në mjetin tip “Audi A6”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një pistoletë elektrike, e dyshuar si armë e ftohtë. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, gjatë natës, në rrugën “Gjergj Legisi”, në oborrin e banesës, shtetasit P.M, vjeç 49, i kanë vjedhur motorin tip “Papaq”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, në rrugën “Asim Vokshi”, te nje pallat kanë shkatërruar 38 kapakë të reduktorëve të presionit të ujit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen E.GJ vjeç 21, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti GJ.GJ vjeç 27, ka ushtruar dhunë ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.XH vjeç 40 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në QSUT te pediatria, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar shtetasin K.B, vjeç 34 banues në Tiranë, punonjës i policisë private. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit J.S, P.Z e A.Z vjeç 49, 55 e 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën në rrugën “Xhanfize Keko”, J.S u kap duke kryer punime pa leje, ndërsa P.Z e A.Z kanë ndihmuar për punimet. Nenet 199/a e 199/b të Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.GJ, vjeç 32, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e gjykatës, nuk ka lejuar të takoj fëmijën e mitur, ish-bashkëshorti S.LL, vjeç 35, banues në Tiranë. Neni 321/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim, pasi shtetasi K.Ç., rektor i një akademie, pretendon se i është dhunuar institucioni i tij, nga 4 studentë dhe babai i njërit prej tyre, përkatësisht shtetasit A.L., R.K., G.K., A.P.,  dhe A.L., vjeç 30, 19, 20, 21 dhe 52, banues në Tiranë, ndërsa këta të fundit, pretendojnë se Akademia nuk i ka pajisur me dokumentacion të rregullt për mbarimin e vitit të parë shkollor duke mos ju dhënë mundësinë për tu rregjistruar në një shkollë tjetër.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit J.G e H.N, vjeç 25 e 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në muajin Mars, me vetëgjyqësi, për një konflikt ndërmjet tyre për një shumë lekësh, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj vjehrrës e krushkës, shtetases M.K, vjeç 50, banuese në Tiranë, që të dalë nga banesa, për të jetuar aty J.G. Nenet 112, 277 e 130/a të Kodit Penal.  

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, pasi dyshohet se, në rrugën “Kongresi Manastirit”, në një garazh, ka rënë zjarr në mjetin tip “Kia”, në përdorim të shtetasit A.J vjeç 47, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se, zjarri mund të jetë aksidental, nga ndonjë shkëndijë elektrike.

Më datë 11.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.K, vjeç 50, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se krushku H.N, vjeç 47, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largim nga banesa, më datë 11.09.2017, u gjet shtetasja në kërkim M.E vjeç 34, banuese në Tiranë, e cila deklaron se është larguar nga banesa me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.  

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 11.09.2017,u arrestua në flagrancë shtetasi A.V., vjeç 20, banues në Kamzë dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B. V., vjeç 24, banues në Kamzë, dhe A. V., vjeç 21, banues në Kamzë, pasi shtetësia L. D., vjeçe 25, , kallëzon se në datë 10.09.2017, rreth orës 20:00, në rrugën “OSBE”, pranë banesës, A.V, e ka ngacmuar seksualisht dhe në bashkëpunim me B.V., dhe A.V., kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.Nenet 108/a dhe 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen H.R, vjeç 42, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se vëllai XH.M, vjeç 44, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.N vjeç 25, banues në Kamzë. Neni 89 i Kodit Penal.  

Më datë 11.09.2017, në Kamëz, është rrëzuar në shkallët e banesës dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, shtetasja A.P, vjeç 29. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 11.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.S, vjeç 26, banues në Kamëz, pasi dyshohet se në vazhdimësi, ka përndjekur shtetasin B.M, vjeç 28, banues në Bathore. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.J, vjeç 67, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në pronën e tij Vaqarr, është konstatuar duke bërë punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.K, vjeç 61, banues në Fushë Domje, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar duke bërë punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, shtetasja SH.H, vjeç 51, banuese në Tiranë, në një ambient në rrugën “Sokrat Miho”, ka vendosur dy çadra me një konstruksion metalik, rrethuar me material plastik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S, vjeç 66, banues në Kashar, pasi dyshohet se në Kashar Kodër, ka kanosur me fjalë shtetasin italian S.V vjeç 60, banues në Itali. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.S, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “7 Marsi”, ka rrahur ish të dashurën, shtetasen A.K, vjeç 17, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.SH vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Artin Basha”, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike, pasi ishte ndërprerë për debitor. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin F.S, vjeç 40, banues në Kavajë, pasi dyshohet se shtetasi V.S vjeç 74, banues në Kavajë, ka kallëzuar ndaj tij se, ka përfituar trashëgiminë e një toke truall, duke falsifikuar dokumentet. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, shtetasja I.M, vjeç 33, banuese në Kavajë, kallëzon se me datë 10.09.2017, në nje supermarket i kanë vjedhur portofolin me nje sasi lekësh e dokumente. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin B.K, vjeç 38, pasi dyshohet se më datë 10.09.2017, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës L.K vjeç 34, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtje. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë  11.09.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Z.N vjeç 38, pasi dyshohet se bashkëjetuesi  H.B, vjeç 33, banues në Lushnjë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.09.2017, në fshatin Rrushkull, në banesë, është vet helmuar me fostoksinë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, shtetasi F.K, vjeç 38. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë  11.09.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.B, vjeç 39, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti L.D, vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Durrës
Më datë 11.09.2017, rreth orës 13:15, në Rrashbull  në brendësi të mjetit tip Benz,  në pronësi të shtetasit B.B. 22 vjeç,  banues në Rrashbull dyshohej se ishte vënë lëndë plasëse.
Menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivet e Drejtorisë Vendore dhe Komisariatit të Policisë Durrës, të cilët izoluan zonën ku ndodhej automjeti, me qëllim kontrollin e specializuar nga ana e Forcave Xheniere të Repartit Special Renea Tiranë.
Nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip Benz nuk u konstatua të ishte vendosur lëndë plasëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Më datë 11.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.D, vjeç 28, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses A.B vjeç 39, banuese në  Durrës. Neni 130/a/3 i Kodit Penal. 

Më datë 11.09.2017, në lagjen nr. 13, pranë banesës, kanë tentuar  të vjedhin  mjetin tip “Benz”, të shtetasit P.V vjeç 30. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 11.09.2017, në territorin e Njësisë Administrative Cudhi, Bashkia Krujë, në fshatin Mafsheq, në vendin e quajtur “Mali Rrodhes”, në një parcelë ambient i hapur, pronë publike, gjatë kontrollit të ushtruar, janë gjetur e asgjësuar 50 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Në vijim të komunikatës më datë 06.09.2017, më datë 11.09.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E. K.  39 vjeç,  banues në Shijak, pasi dyshohet se ka plagosur lehtë me mjete të forta, shtetasin  A.L, vjeç 33, banues në Shijak. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u  arrestua në  flagrancë shtetasi B.K vjeç 33, banues në Shijak, pasi dyshohet se në lagjen “Popullore”, në lokalin Fast food, u konstatua ndërhyrje në aparatin matës të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 11.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen B.M, vjeç 66, banuese në Elbasan, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për djalin B.M vjeç 43, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 11.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasin A.K, vjeç 50, pasi dyshohet se vëllai K.K, vjeç 56, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 11.09.2017, gjatë natës, në Përrenjas, kanë vjedhur kasafortën dhe nje shume lekesh, në nje dyqan me administrator shtetasen S.B, vjeç 27, banuese në Përrenjas. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 11.09.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 18, kanë vjedhur një tubo plastike dhe 4 shufra hekuri, te banesa në ndërtim e shtetasit L.M, vjeç 46, emigrant në Greqi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i K.odit Penal. 

Më datë 11.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.L vjeç 34 pasi dyshohet se bashkëshorti A.L vjeç 46 ka ushtruar dhunë fizike e  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.H, vjeç 61, banues në fshatin Çipan, pasi dyshohet se në Çipan, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Pogradec
Vidhte sende dhe aksesorë të ndryshëm, brenda automjeteve. Ndalohet autori i dyshuar i
tre vjedhjeve.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe
ndalimin e shtetasit në kërkim :
E.Xh, 16 vjeç, banues në Pogradec.
Ndalimi i tij u bë pasi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me shkresë nr 3983, datë
11.09.2017, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Nga verifikimet dhe hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i vjedhjeve të tre
automjeteve në pronësi të shtetasve: J.S, 52 vjeç; I.E, 41 vjeç dhe M.Sh, 25 vjeç, ngjarje të
ndodhura në muajin korrik të këtij viti, në lagjen nr 2 në Pogradec, ku në këto mjete janë vjedhur dy kasetofona si edhe disa aksesorë të ndryshëm.
Materialet iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin Dh.Ç, vjeç 45, banues në Leskovik, pasi dyshohet se në fshatin Rehovë, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin S.K, vjeç 51, banues në Kapinovë, Poliçan, pasi dyshohet se ish bashkëshortja B.Q, vjeç 40, banues në fshatin Roshnik, ka bërë kallëzim se i ka marrë fëmijën, që i ka lënë në kujdestari Gjykata dhe nuk ja ka kthyer. Neni 127 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen S.C, vjeç 16, pasi dyshohet se babai A.C vjeç 47 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier
Mallakastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin:
S.B 49 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka çuar në vetëvrasje shtetasin D.B, 66 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkaktim i vetvrasjes” parashikuar nga Neni 99 i Kodit Penal.

Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin
e shpallur në kërkim:
F.S 23 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale
“Përndjekja” parashikuar nga Neni, 121/a/2 i Kodit Penal.
Ky shtetas ka përndjekur në vazhdimësi ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen M.G, 21
vjeçe, për të bashkëjetuar përsëri.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin S.XH, vjeç 33, banues në Lushnjë,  pasi dyshohet se ish-bashkëshortja SH.K, vjeç 30 banuese në Lushnjë, kallëzon se nuk ka paguar pensionin ushqimor për dy fëmijë, e vendosur nga Gjykata e Rrethit  Gjyqësor Lushnjë. Neni 125 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasen T.R, vjeç 53, banuese në Divjakë, pasi dyshohet se motra R.R, vjeç 58, banuese në Divjakë, kallëzon se e ka shqetësuar vazhdimisht me thirrje telefonike e sms. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 11.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen H.H, vjeç 38, pasi dyshohet se bashkëshorti L.H, vjeç 37, ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen T.T, vjeç 57, pasi dyshohet se ish-bashkëshorti  A.K vjeç 64, ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.09.2017, shtetasit G.O, emigrant në Itali, i kanë vjedhur banesën më datë 09.09.2017, në fshatin Tragjas, ku kanë marrë instalimet elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.K, vjeç 70, banues në Orikum, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 11.09.2017, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në Spitalin Rajonal
Vlorë ka humbur jetën një shtetase.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se shtetësia E.B., 28 vjeçe, ka humbur jetën në materinitet pasi ka lindur një foshnje.
Grupi hetimor sëbashku me ekspertët ligjore janë duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.

Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit A.D e S.D, vjeç 23 e 42, banues në lagjen “24 Maji”, pasi dyshohet se më datë 11.09.2017, në lagjen “24 Maji”, kanë kanosur shtetasin A.RR, vjeç 32, banues në fshatin Trevllezër. Nenet 84 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.C  vjeç 51, banues në lagjen “Pavarësia”, pasi dyshohet se nga punonjësit e OSHEE-së, në tarracën e biznesin ku ka dhe karburant, është konstatuar lidhje e  paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Informacion paraprak
Më datë 11.09.2017, në Urgjencën e spitalit, ka shkuar i dëmtuar me sende të forta, shtetasi D.D, vjeç 29, banues në Sarandë, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ksamil
Më datë 11.09.2017, rreth orës 22:35,  në Ksamil shtetasi Sh.M, ka telefonuar Policinë se i është vjedhur banesa.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar se:
Në  banesën e shtetasit Sh.M  janë marrë (vjedhur) një sasi vlerash monetare prej 3.5 milion lekë të reja,  3000 Euro si dhe  disa bizhuteri të ndryshme.
Në kohën kur ka ndodhur vjedhja, nuk kishte njeri në banesë.
Grupi hetimor po  vijon  hetimet për zbardhjen,  identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ''Vjedhja'', parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 11.09.2017, u ndalua shtetasi N.P, vjeç 39, banues në fshatin Çatistër, Dropull, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka urdhëruar ndalimin, pasi shtetasi DH.P vjeç 22, banues në Çatistër, kallëzon se me anë të mashtrimit e shpërdorim të besimit, i ka përdorur kartën duke tërhequr para në bankomatin e nje banke.Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin D.M vjeç 45, banues në fshatin Picar, pasi dyshohet se më datë 10.09.2017, në Picar, ka kanosur me fjalë shtetasin J.S, vjeç 32 banues në këtë fshat. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 11.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.H, vjeç 50, banues në fshatin Çërilë, Memaliaj, pasi në territorin e Njësisë Administrative Memaliaj, Bashkia Memaliaj, në fshatin Çërilë, në bahçe, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 16 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, nga të cilat 5 bimë u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.H vjeç 54, banues në fshatin Çërilë, Memaliaj, pasi në territorin e Njësisë Administrative Memaliaj, Bashkia Memaliaj, në fshatin Çërilë, në bahçe u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 30 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, nga të cilat 5 bimë u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 50, banues në fshatin Çërilë, Memaliaj, pasi në territorin e Njësisë Administrative Memaliaj, Bashkia Memaliaj, në fshatin Çërilë, në bahçe u gjetën të kultivuara 5 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 11.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D, vjeç 28, banues  në Lezhë, pasi në rrugën “Frano Bardhi, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, ciklomotorin tip “Piagio”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.N, vjeç 32, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për bashkëshortin P.N, vjeç 34, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  Neni 130/a/1 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasit N.D e P.D, vjeç 62 e 57, banues në Laç, pasi dyshohet se në lagjen nr. 4, Laç, për motive pronësie, kanë goditur me grusht njeri-tjetrin. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin N.Ç, vjeç 60, banues në Shullaz, pasi dyshohet se, në Shullaz, ka dëmtuar soletën e nje magazine private në pronësi të shtetasit N.L vjeç 70  banues në Kurbin. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 11.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.D vjeç 47, banues në fshatin Trojë, pasi dyshohet se te shkolla e mesme në fshatin Perlat, ka ofenduar e kanosur se i ka ngelur në klasë djalin, mësuesen GJ.P, vjeç 55. Neni 237 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit GJ.M, vjeç 29, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes M.M vjeç 27. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.M, vjeç 55, banues në fshatin Velipojë, pasi dyshohet se për motive pronësie, me vetëgjyqësi, ka kërkuar të nxjerr nga banesa shtetasin L.G, vjeç 83, banues në fshatin Pulaj. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L.G, vjeç 83, banues në fshatin Pulaj pasi dyshohet se objektin stallë që ka marrë në përdorim nga shtetasi L.M, vjeç 60, e ka kthyer në banesë duke i pushtuar tokën. Nenet 150 e 200 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin S.Z, vjeç 66, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se në lagjen “Gjok Doçi” në Peshkopi, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.  

Më date 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin R.H vjeç 58, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se në lagjen “Gjok Doçi” në Peshkopi, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më date 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin XH.M vjeç 48 banues në Peshkopi, pasi dyshohet se në lagjen “Gjok Doçi” në Peshkopi, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më date 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, si ngjarje aksidentale, pasi dyshohet se në fshatin Arap i Epër, Luzni, para kasolles së bagëtive të shtetasit H.H, vjeç 49, nga era janë këputur telat e tensionit të ulët, për pasojë i kanë ngordhur dy lopë në pronësi.  

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
QAFË-THANË
Policia Kufitare godet një tjetër rast të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Sekuestrohen 4 pako me peshë 1 Kg e 150 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohen në flagrancë një shtetas maqedonas dhe bashkëpunëtorja e dyshuar e tij, pasi në valixhen personale ky i  fundit, posedonte sasinë e dyshuar të drogës.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në vijim të punës së tyre kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :
M.M, 40 vjeç si edhe
L.Z 40 vjeçe, të dy banues në Maqedoni.
Më datë 11.09.2017, shtetasit e mësipërm, janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, si pasagjerë të një mjeti tip autobus  i cili kishte si destinacion Maqedoninë. Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë Kufitare, kanë ushtruar në valixhen personale të shtetasit M.M,  i’u gjet e sekuestrua në cilësinë e  provës materiale :
4 pako me peshë 1 Kg e 150 gram lëndë narkotike  e dyshuar si Cannabis Sativa.
Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale : “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/a/2  i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 11.09.2017, në Tepelenë, në aksin rrugor pranë ish-agjencisë, u kapën 3 shtetas algjerian, emigrantë të paligjshëm, përsëritës. Në përfundim u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin SH.L vjeç 52, banues në fshatin Vajush, Malësia e Madhe, pasi dyshohet se më datë 06.05.2017, në PKK Muriqan, ka kaluar me fëmijën D.L, vjeç 15, të cilin e ka braktisur në Itali. Neni 124/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin G.N vjeç 21, banues në fshatin Mnel, Vau Dejës, pasi dyshohet se në SPK Muriqan, në pasaportë në faqet 5 e 47, është konstatuar ndërhyrje. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Kukës, për shtetasin Z.M, vjeç 40, banues në Kukës, pasi dyshohet se në muajin Maj 2016, në Prizren, Kosovë, ka braktisur djalin B.M i cili ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndaj tij po kryhen procedurat si fëmijë i pa shoqëruar që kërkon azil. Neni 124 i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...