Tiranë. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar " Mulleti "

Tiranë. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar " Mulleti " 13MULLETI1

Arrestohen 3 shtetas për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim".

Sekuestrohen 2 automjete, pompë elektrike, 8 bidona  30 L dhe 120 litra naftë.

Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.1, në kuadër të operacionit policor të koduar "Mulleti",   kanë arrestuar shtetasit :

- F.H, 27 vjeç, banues në fshatin Thumanë (Krujë ).

- R.P 26 vjeç, banues në Fushë - Krujë.

- S.L, 28 vjeç, banues në fshatin në Fushë - Krujë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi këta shtetas janë kapur në flagrancë në fshatin Mullet nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 duke vjedhur karburant në mjetin tip "Eksavator", në pronësi të një firme ndërtimi.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- Automjeti tip "Mercedez Benz", në pronësi të shtetasit S.L.

- Automjeti tip "Fiat Punto ", në pronësi të shtetasit F.H

- Një pompë elektrike së bashku me zorrën ( e cila shërbente për vjedhjen e naftës nga serbatori i mjeteve)

- 8 bidona ( 30 L në bagazhin e automjetit të sekuestruar)

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të arrestuar, është gjendur dhe sekuestruar :

- 120 litra naftë e futur në 4 bidona.
 
Gjithashtu nga puna hetimore e kryer është dokumentuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 10.09.2017, ku në kantierin e ndërtimit të rrugës Tiranë - Elbasan janë vjedhur  180 litra naftë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 134/ 2 i Kodit Penal.

13MULLETI

13MULLETI2

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...