Pezullohet oficerja e Policisë së Shtetit për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Pezullohet oficerja e Policisë së Shtetit për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Stema Policia

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, në përfundim të një hetimi, kanë pezulluar nga detyra një oficere policie për shkak të falsifikimit të formularit të dekriminalizimit.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se punonjësja e policisë, N/komisare M.D, me detyrë Specialiste Informacioni dhe për marrjen e kallëzimeve në Seksionin e Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, ka qenë më parë e dënuar me 18 muaj burg për veprën penale "Shpërdorim detyre" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Këtë dënim ajo nuk e ka bërë të ditur gjatë plotësimit të formularit të dekriminalizimit për punonjësit e shtetit, duke shënuar në formular si e padënuar.

Prokuroria ka kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, caktimin e masës së sigurimit personal për punonjësen e policisë M.D.

Gjykata në bazë të këtyre të dhënave ka vendosur caktimin e masave shtrënguese “Mosushtrim i detyrës” dhe “Detyrim paraqitjeje pranë policisë gjyqësore” për shtetasen në fjalë.

Kjo masë është marrë nën akuzën për veprën penale të "Falsifikimin e vulave, stampave dhe formularëve zyrtarë”, e parashikuar nga neni 190.1.a i Kodit Penal.

Strukturat e Policisë së Shtetit dhe SHÇBA vijojnë punën për verifikimin e punonjësve, që mund të kenë kryer akte të paligjshme duke tentuar t’i fshehin gjatë procedurave të parashikuara në ligj.

SHÇBA ofron numrin falas 08009090 për çdo qytetar që ka informacion mbi implikimin apo shkelje ligjore të punonjësve të Policisë.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...