MALIQ-KORÇË, Policia godet një tjetër rast të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.”

MALIQ-KORÇË, Policia godet një tjetër rast të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.” (PER VIDEO KLIKO MBI LINK) 1f077c10-d9b8-41aa-a0eb-51905b351aba

Specialistët për Narkotikët, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, sekuestrojnë 8 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, bashkëpunëtorë mes tyre.

Në vijim të punës për evidentimin dhe parandalimin e rasteve të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe nga veprime të mirëkoordinuara, specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

M.K, 33 vjeç, banues në fshatin Lumaj dhe

L.Xh, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 12.09.2017, në vendin e quajtur “Përroi i Popçishtit” në Moglicë-Maliq, shtetasve të mësipërm, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale në kushtet e flagrancës një sasi prej 8 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.

Nga ana e Policisë po vijon puna, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari si edhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes. 

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

9a48710f-d8ec-42b7-96ff-9faaacf3a62e

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...