Mat, Vijon puna nga Strukturat e Policisë për kapjen e personave në kërkim.

Mat, Vijon puna nga Strukturat e Policisë për kapjen e personave në kërkim. Drejtoria e Policise Diber

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u kapën dhe u arrestuan shtetasit e shpallur në kërkim :

A.P, 33 vjeç, banues në fshatin Shëlli-Mat, (i dënuar më parë).

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi ky shetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ndaj këtij shtetasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Mat me vendim Nr 36, dt.12.09.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale "Dhunë në familje” parashikuar nga  130/a.4 i Kodit Penal.
 __

Xh.Xh, 64 vjeç, banues në Suç-Klos.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas  është person nën hetim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parshikuar nga neni 88 i  Kodit Penal, pasi me datë 27.07.2017 ky shtetas gjatë një konflikti për motive pronësie në fshatin Suç, ka goditur me mjete të forta në kokë shtetasin N.R.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat,  për këtë shtetas ka caktuar masen e sigurise “Arrest në burg”.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...