Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 13 Shtator 2017.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 12.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.L, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, ju gjetën e bllokuan 69.2 gr, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.B, vjeç 18, banues në Tiranë, me leje drejtimi italiane, pasi dyshohet se në rrugën “4 Dëshmoret”, duke drejtuar motorin tip “Dayang”, ka përplasur këmbësoren H.B, vjeç 48, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Deliu”, duke drejtuar motorin tip “Lifan” ka aksidentuar F.F, vjeç 70, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Në vijim të komunikatës datë 07.09.2017, që bënë fjalë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, më datë 12.09.2017, ka gjetur vdekjen në spital, shtetasi A.LL, vjeç 46,  banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 88/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë
Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
J.H 24 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës.
Më datë 12.09.2017 ,në lagjen Nr.1 Durrës, është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip Volsvagen në gjëndje të dehur.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”  parashikuar në nenin  291  të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të
Policisë Elbasan, bënë referimin e materialeve në Prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit K.Sh., 22 vjeç banues në Elbasan.
Ky shtetas, më datë 06.09.2017, me anë të telefonit ka bërë njoftim të rremë në portalin e Komisariatit Dixhital, duke dërguar një ankesë të rreme për veprime korruptive në Drejtorinë Arsimore Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Njoftimi i rremë në organet e rendit” parashikuar nga neni 272 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.M, vjeç 62 banues në Fier, pasi dyshohet se motori tip “Lonxhia”, pa targë, rezulton i vjedhur jashtë shtetit. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit R.D dhe N.B vjeç 35 dhe 78, banues në Vlorë dhe në fshatin Zhupan, Fier, pasi dyshohet se më lagjen “16 Prilli”, R.D duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me motomjetin tip “Linfa”, që drejtohej pa leje drejtimi nga N.B, i cili është dëmtuar e ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekeve. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasit E.LL, R.LL, I.SH dhe I.XH, vjeç 26, 30, 27 e 19 banuese në Klos, Mat, Ishull Lezhë e Tiranë, pasi dyshohet se, në Fushe Milot, Kurbin, janë kapur si vullnetare të nje fondacioni duke kërkuar dhe grumbulluar një sasi lekësh, si ndihma për persona të ndryshëm, duke mos i regjistruar në bllokun e dëftesave. Neni 143/25 i Kodi Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.M dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin G.L, vjeç 52 dhe 26, banues në Durrës dhe në Rrilë Lezhë, pasi në superstradë, në Tresh, Lezhë, duke drejtuar mjetet tip “Kavassaki”, dhe “Audi”, janë përplasur dhe për pasojë, është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ka marrë ndihme mjekësore në spital, jashtë rrezik për jetën. G.M, u kap pa leje drejtimi. Neni 291 dhe 290/1 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Shkodër
Më datë 12.09.2017, rreth orës 07.15 ka ardhur një telefonatë në Sallën e komandimit të D.V.P.Shkodër  se  një mjet ka dalë nga rruga  dhe ka rënë në  rrjedhën e  Drinit tek Ura Bahçallëkut.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë Shkodër dhe forca të FNSH dhe Polumbarët e FNSh Shkodër.
Polumbarët e Repartit  të FNSH para pak minutash  kanë  bërë të mundur nxjerrjen  e trupit të pajetë të  shtetasit S. K,  28 vjeç, banues në Ndrejaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër.
Gjithashtu u bë e  mundur edhe nxjerrja e mjetit  tip Fiat.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të daljes nga rruga.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 27.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.A vjeç 58, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se djali D.A, vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Tiranë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar " Mulleti ".
Arrestohen 3 shtetas për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim".
Sekuestrohen 2 automjete, pompë elektrike, 8 bidona  30 L dhe 120 litra naftë.
Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.1, në kuadër të operacionit policor të koduar "Mulleti",   kanë arrestuar shtetasit :
F.H, 27 vjeç, banues në fshatin Thumanë (Krujë ).
R.P, 26 vjeç, banues në Fushë - Krujë.
S.L, 28 vjeç, banues në fshatin në Fushë - Krujë.
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi këta shtetas janë kapur në flagrancë në fshatin Mullet nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 duke vjedhur karburant në mjetin tip "Eksavator", në pronësi të një firme ndërtimi.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
Automjeti tip "Mercedez Benz", në pronësi të shtetasit S.L.
Automjeti tip "Fiat Punto ", në pronësi të shtetasit F.H.
Një pompë elektrike së bashku me zorrën ( e cila shërbente për vjedhjen e naftës nga serbatori i mjeteve)
8 bidona ( 30 L në bagazhin e automjetit të sekuestruar)
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të arrestuar, është gjendur dhe sekuestruar :
120 litra naftë e futur në 4 bidona.
Gjithashtu nga puna hetimore e kryer është dokumentuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 10.09.2017, ku në kantierin e ndërtimit të rrugës Tiranë - Elbasan janë vjedhur  180 litra naftë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 134/ 2 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, shtetasi B.I, vjeç 31, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 01.09.2017, i është larguar nga banesa bashkëshortja, E.I, vjeç 23. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.SH, vjeç 52 banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, shtetases S.GJ, vjeç 49, banuese në Tiranë, i ka marrë nje sasi eurosh. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Q.Ç, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, tek nje kopesht privat ka fyer drejtoreshën e kopshtit T.H, vjeç 54, banuese në Tiranë.Neni 119 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, gjatë natës, në rrugën ”Andon Zako Çajupi”, janë vjedhur targat të mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K.Q, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Tiranë

Më datë 12.09.2017, rreth orës 21:30, në rrugën "Ndre Mjeda", në drejtim te mjetit tip "Renault", me drejtues shtetasin B.M., 23 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një mjet tip "BMW".
Nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 76, 22 dhe 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 12.09.2017, gjatë natës, në rrugën “Marubi”, është vjedhur mjeti tip “BMV”, në pronësi të shtetasit  T.F vjeç 27, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, gjatë natës, në rrugën "Teodor Keko", janë vjedhur targat të motomjetit në pronësi të shtetasit L.T vjeç 22, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Z.O vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Jordan Misja”, në banesë, u konstatua rilidhje e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e Z.O. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, shtetasi J.O, vjeç 42, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 10.09.2017, në rrugën e “Shkodrës”, pranë banesës, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për gjetjen e mjetit dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.  

Më datë 12.093.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen J.A, vjeç 25, pasi dyshohet se bashkëjetuesi shtetasi turk B.P, vjeç 42, banues në Turqi, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 12.09.2017, u ndalua shtetasi në kërkim R.T, vjeç 32, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiraën, për shtetasit E.K, Ç.D dhe Z.GJ, vjeç 34, 62 dhe 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Myslym Keta”, në banesë, E.K u kap duke kryer punime pa leje ndërsa Ç.D dhe Z.GJ, kanë dhënë ndihmën për kryerjen e këtyre punimeve. Nenet 199/a dhe 199/b të Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Z, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes H.Z, vjeç 41. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, gjatë natës, në rrugën “Muhamet Deliu”, disa persona, kanë vjedhur 4 gomat e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M.D, vjeç 60, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhje, më datë 12.09.2017, u referuan materialet për shtetasit J.XH dhe shtetasin e mitur K.L, vjeç 38 e 15, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.M, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Muhamet Deliu”, në banesë, u konstatua rilidhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në dyqanin ushqimor të shtetasit Q.T vjeç 87, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i zjarri është nga një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 13.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D.B, vjeç 64, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti D.B vjeç 75, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.L vjeç 45 banues në Paskuqan, pasi dyshohet se, në Paskuqan, ka goditur me grusht dhëndrin F.K, vjeç 29, banues në Paskuqan. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Kamzë, në banesë, u kap  duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për A.M vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Loni Ligori”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e banesës së shtetasit R.V, më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetases K.V, vjeç 17, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më  datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 38 banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 11.09.2017, në Yzberisht, tek nje spital privat është larguar duke përvetësuar me anë të mashtrimit shërbime për kujdesin shëndetësor me një shumë lekesh dhe eurosh. Punohet për kapjen e tij. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, shtetasi M.B, vjeç 50, banues në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa djali E.B vjeç 20. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 12.09.2017, në Yzberisht, me anë të mashtrimit nga një shtetase rome, është vjedhur banesa e shtetasit H.L vjeç 72. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autores. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.G vjeç 62, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Teodor Keko”, në nje kompleks u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, shtetasi V.B, vjeç 66, banues në Shkodër, kallëzon se i është larguar nga banesa vëllai GJ.L, vjeç 62. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 12.09.2017, u arrestua shtetasi E.O vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Besim Alla”, në banesë, është konstatuar ndërhyrje në vulat e matësit të  energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.M, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Hamdi Pepa”, ka dhunuar banesën e shtetasit B.K, vjeç 43, banues në Tiranë. Neni 112 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, shtetasi E.S, vjeç 67, banues në Tiranë, kallëzon se, në muajin Janar 2017, në rrugën “Piro Goda”, nje firme private ndertimi me administrator XH.M, vjeç 44, banues në Tiranë, nga hapja e themeleve të pallatit,  i ka dëmtuar murin rrethues të pronës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Tiranë.
Paraprake.
Më datë 13.09.2017, rreth orës 04:05, në rrugën "Sabri Preveza", mbrapa një lokal - bari, persona ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin mjetin tip "BMW X5", por  janë larguar me shpejtësi, pasi kanë parë shërbimet e policisë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Informacion paraprak
Më datë 13.09.2017, në rrugën "Llambi Bonata", është djegur mjeti i parkuar furgon, drejtues i të cilit është shtetasi B. P. Paraprakisht dyshohet për shkaqe aksidentale.

Komisariati i Policisë Kavajë
Kavajë.
Dhunon fizikisht dhe psikologjikisht nënën, vëllanë e vet dhe bashkëshorten.
Policia arreston 36 vjeçarin.
Shërbimet e policisë Kavajë, më datë 12.09.2017 arrestuan shtetasin :
XH.H 36 vjeç, banues në fshatin Vorrozen Kavajë.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, (shtetases Sh.H., 59 vjeçe), vëllait (shtetasit B.H., 38 vjeç) dhe bashkëshortes  (shtetases A.H., 33 vjeçe).
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale "Dhunë në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe punohet për kapjen e shtetasit H.B, vjeç 57, në fshatin Zambishe, pasi dyshohet se në Zambishe, në banesë, është konstatuar duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit A.K dhe E.L, vjeç 27 dhe 25, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në lagjen Nr.3, kanë goditur me mjete të forta shtetasin I.I vjeç 52, banues në Kavajë. Nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.E, vjeç 46, banues në Kavajë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me motori tip “Yamaha”, pa targë, me drejtues shtetasin N.S, vjeç 64, banues në Kavajë, për pasojë është aksidentuar me vdekje N.S si dhe eshte plagosur pasagjerja SH.S, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, në autostradën Rrogozhinë-Kavajë, përballë varrezave, është djegur mjeti i parkuar tip “Benz”, pronë e shtetases E.K vjeç 34, banuese në Tiranë e Korçë. Nga veprimet e para shkak i djegies së mjetit është aksidental. Punohet për gjetjen e E.K. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 12.09.2017, në spital, Durrës, ka vdekur shtetasi A.LL, vjeç 46,  banues në Durrës, plagosur me thike, më datë 07.09.2017, nga shtetasi i arrestuar I.H, vjeç 44, banues në Durrës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 12.09.2017, në IEVP Kavajë, u ekzekutua urdhri i Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.Z vjeç 18, banues në  Shënavlash, është dënuar me 30 ditë burg për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. Neni 291 Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.D, vjeç 46 banues në Shënavlash, pasi dyshohet se në lagjen nr. 14, para lokalit të tij, u kap duke ndërtuar një tendë pa leje. Neni 199/a Kodit Penal.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur
ndalimin e shtetasit në kërkim:
S.K 38 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me katër muaj burg për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” parashikuar në nenet 130/a/1 dhe 321/2 të Kodit Penal
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur
ndalimin e shtetasit:
A.M 48 vjeç, banues në Durrës.
A.M më datë 08.09.2017, në lagjen Nr. 5, Durrës ka ngacmuar seksualisht dhe i ka vjedhur celularin shtetases L.A. 17 vjeçe, banuese në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vepra të turpshme”dhe”Vjedhja” parashikuar në
nenet 108/a dhe 134  të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës më datë 16.08.2017, që bën fjalë për goditjen me mjete te forta ndaj shtetasit K.M, më datë 12.09.2017, u referuan materialet ne Prokurorinë Rrethit Gjyqësore Durrës, për  shtetasin në kërkim D.M, vjeç 46, banues në fshatin Shkallnur. Neni  89 i Kodit Penal.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në
flagrancë shtetasin:
A.T 51 vjeç, banues në Durrës.
Në lagjen Nr. 15, Durrës ka kërcënuar, ofenduar dhe e ka përndjekur në vazhdimësi shtetasen F.H. 54 vjeçe, banuese në Durrës.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “ Përndjekja” parashikuar në nenin 121/a  të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 12.09.2017, që bën fjalë për drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt, më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.M, vjeç 17, banues në Durrës. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 12.09.2017, shtetasja L.S, vjeç 68, banuese në Elbasan, kallëzon se i është larguar nga banesa djali I.S vjeç 35. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 12.09.2017, shtetasi S.B, vjeç 39, banues në fshatin Labinot, ka bërë kallëzim se, i është larguar nga banesa bashkëshortja  L.B, vjeç 25, ku ka marrë dhe vajzën e mitur vjeç 4. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin H.L, vjeç 19, banues në Peqin, pasi dyshohet se në lagjen “Xhami”, në ambientet e lokalit në përdorim, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës u bllokuan 5 pajisje elektronike pa dokumentacionin përkatës. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 12.09.2017, shtetasi N.B, vjeç 53, banues në fshatin Dardhë, kallëzon se më datë 07.09.2017, i është larguar nga banesa bashkëshortja  S.B, vjeç 46. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Elbasan.

Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin  D.D  vjeç  25, banues në Përrenjas, pasi dyshohet se administratori i nje firme private, Y.Z, vjeç 42 banues në Lushnjë, ka bërë kallëzim se,  në Përrenjas, shtetasi D.D,  duke drejtuar mjetin tip “Foristradë”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe  ka dëmtuar një shtyllë elektrike, 10 pemë dekorative e 21 m kangjella metalike në trotuarin që është ndërtuar nga kjo firmë në qytetin e Përrenjasit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë referimin e
materialeve në Prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit
A.F., 39 vjeç banues në Gramsh.
Ky shtetas, në fshatin Paktos duke lëvizur me mjetin e tij autobus, pretendon se linja Gramsh – Sotire është me liçensë të tij dhe i ka bllokuar lëvizjen në rrugë autobuzit të drejtuar nga shtetasi L.B., 52 vjeç banues në Gramsh, i cili transportonte mësuesit e fshatit Sortire. Shtetasi A.F, dyshohet ta ketë kërcënuar shtetasin L.B, që të zbresë pasagjerët dhe të kthehet për në Gramsh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga nenet 277 dhe 293 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
K.B, 32 vjeç, banues në fshatin Skënderbegas-Gramsh.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 12.09.2017, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur një laptop në
Qendrën Shëndetësore të fshatit Vithkuq.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Vjedhja”
parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Devoll
Tenton të kryejë marrdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të rritur.
Policia arreston autorin e dyshuar të ngjarjes.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit :
H.G, 50 vjeç, banues në njësinë administrative Qendër-Bilisht.
Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 42-vjeçare, e cila ka deklaruar se më datë 12.09.2017, shtetasi i mësipërm ka tentuar të kryejë marrdhënie seksuale me dhunë, me këtë të fundit.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” ngelur në tentativë, parashikuar nga nenet 102 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Kolonjë
Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor në Kolonjë, bënë kapjen dhe arrestimin në
flagrancë të shtetasit :
A.Z 21 vjeç, banues në fshatin Shtikë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 12.09.2017, ky shtetas në fshatin Selenicë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Nissan”.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Drejtimi i
automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më date  12.09.2017, në malin e Melesinit, Leskovik, është gjetur nga familjarët i vdekur dhe pa shenja dhune shtetasi S.J, 56 vjeç, banues në Leskovik. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur si pasoje e shkaqeve natyrale.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen V.S vjeç 65, banuese në Berat, pasi dyshohet se në  lagjen “30 Vjetori”, ka kanosur me fjalë shtetasin E.M vjeç 50, banues Berat.  Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.K vjeç 41 banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 08.09.2017, në Uznovë, te nje karburant ka furnizuar mjetin tip “Benz”, me karburant dhe nuk i ka dhënë lekët shitësit K.SH vjeç 49, banues në Berat. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi N.M, vjeç 60, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj djalit K.M, vjeç 36, banues në fshatin Çiflik. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin L.M, vjeç 50 banues në Berat, pasi dyshohet se, në lagjen “Kushtrim”, ka kanosur shtetasin R.H, vjeç 54, banues në Berat. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 12.09.2017, gjatë natës, në fshatin Lumas, është vjedhur një pompë uji, pronë e shtetasit P.A, vjeç 52, banues në Lumas. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 10.09.2017, në Mbrastar Ura, pranë banesës, shtetasit M.K, vjeç 26, i është djegur pjesërisht mjeti tip “Benz”. Paraprakisht dyshohet për defekt teknik. Materialet u referuan në Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin I.T vjeç 52, banues në Fier, pasi dyshohet se në lagjen  “Kryengritja e Fierit”, në pronën e tij, është kapur duke ndërtuar një mur betoni, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Lushnje
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan
shtetasin e shpallur në kërkim:
I.P 46 vjeç, banues në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje e ka dënuar me 9
muaj e 27 ditë burg për veprën penale “Vjedhje e energisë elekktrike ose impulseve telefonike”.

Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.B vjeç 34, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait A.K,  vjeç 44. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 12.09.2017, gjatë natës, në lagjen Nr.1, pranë banesës së shtetasi GJ.M, vjeç 62, është vjedhur motori tip “Daujang”, pa targë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.  Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 12.09.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen L.P, vjeç 43,  banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti B.P vjeç 51, banues në Vlorë, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 11.09.2017, u ndalua shtetasi B.S, vjeç 23, banues në Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.S vjeç 57, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 11.09.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës G.S, vjeç 75, banuese në Vlorë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2017, në lagjen “Hajro Çakërri”, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit A.K, vjeç 66, banues në Vlorë, ku kanë marrë 1 televizor dhe disa shishe me pije alkoolike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.GJ, vjeç 47, banues në Gërnec, pasi dyshohet se më datë 07.06.2017, në fshatin Shkozë, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë vjedhur një makineri mbledhëse bari, pronë e shtetasit H.K vjeç 29, banues në Shkozë. Neni 134 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 12,09,2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Vlorë, për shtetasin B.RR dhe kunatin V.SH, vjeç 27 dhe 39 , banues në fshatin Tragjaz e Orikum, pasi dyshohet se në Orikum, kanë goditur me sende të forta shtetasit A.RR dhe A.RR, vjeç 54 e 46, banues në Orikum. Nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, shtetasi K.B, vjeç 43, banues në Vlorë, ka bërë kallëzim se, në lagjen “Lef Sallata”, një person i panjohur, e ka mashtruar duke i marrë nje sasi lekesh. Punohet identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, shtetësia E.N, vjeç 58, banuese në Vlorë,  ka bërë kallëzim se, në banesë i kanë vjedhur nje sasi eurosh dhe 3 varëse floriri. Punohet identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin I.S, vjeç 39, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “24 Maji”, në një lokal, ka goditur me grushte shtetasin F.R vjeç 37, banues në Vlorë. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për dhunë në familje, më datë 12.09.2017, u ndalua shtetasi A.S vjeç 57, banues në Vlorë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 12.09.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 4, është vjedhur me thyerje, lokali në pronësi të shtetasit K.P vjeç 69, banues në Sarandë, ku kanë marrë 1 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 4, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit H.A, vjeç 51, banues në Sarandë, ku kanë marrë nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N, vjeç  43, banues në Sarandë, pasi dyshohet se vajza Xh.N,  vjeç 15, ka kallëzuar, në prani të psikologut, se babai i saj, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasit V.G dhe V.S, vjeç 75 dhe 60, banues në fshatin Çaush dhe Aliko, pasi dyshohet se më datë 11.09.2017, në Aliko, kanë prishur rrethimin e pronës të shtetasit K.M, vjeç 29, banues në Aliko. Nenet 150/2, 22 dhe 277/2 të Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, gjatë natës, në Ksamil, është vjedhur banesa e shtetasit SH.M, vjeç 34, ku kanë marrë nje shume lekësh, eurosh dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin D.F vjeç 52, banues në Sarandë, me leje, pasi dyshohet se në aksin rrugor Livadhja-Sarandë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar dhe  ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 12.09.2017, në fshatin Luftinjë 1, Njësia Administrative Luftinjë, në territorin e Bashkisë Memaliaj,  në “Maja e Korijes”, pronë publike, ambient i hapur, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 203 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 284 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin L.R vjeç 32, banues në Gjirokastër, bazuar në nenin 112 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 12.09.2017, shtetasi V.P, vjeç 58, banues në fshatin Kaludh, kallëzon se, më datë 10.09.2017, i është larguar nga banesa djali J.P vjeç 18. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Përmet.

Komisariati i Policisë Lezhë
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 12.09.2017, u ndalua shtetasi E.GJ, vjeç 21, banues në Kamzë, Tiranë. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin F.K vjeç 29, banues në Manati, pasi dyshohet se në Mamurras ka goditur me grusht shtetasin A.M, vjeç 30, banues në Mamurras. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin T.B, vjeç 58, banues në Sheshaj, pasi dyshohet se, në banesë,  kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.M, vjeç 78, banues në fshatin Rrenc, pasi dyshohet se në banesën e tij, është konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit SH.M, vjeç 67 , pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes T.M,  vjeç 62. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 12.09.2017, gjatë natës, në fshatin Pjetershan, pranë banesës, shtetasit N.GJ, vjeç 34  i kanë vjedhur mjetin tip “Ford”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 12.09 2017, u referuan materialet ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin M.S  vjeç 30, banues në fshatin Aliaj, pasi dyshohet se, në fshatin  Kodër lumë në tokën, në pronësi, po ndërtonte një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.09 2017, u referuan materialet ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin N.A  vjeç 28, banues ne fshatin Aliaj, pasi dyshohet se, në lagjen e Re, Kukës, në tokën, në pronësi, po ndërtonte një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.09 2017, u referuan materialet ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin V.G, vjeç 19, banues ne fshatin Nange, pasi dyshohet se, në  Nange, në tokën, në pronësi, po ndërtonte një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.09 2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.H, vjeç 21, banues ne fshatin Lojme, pasi në qytetin e Kukësit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.09 2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 18 banues në fshatin Breg Lumë, pasi në qytetin e Kukësit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 12.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin, L.M vjeç 39 pasi dyshohet se ka kanosur dhe fyer kunatin E.M  vjeç 30. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tropojë. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”. 

Komisariati i Policisë Dibër
Dibër
Ushtron dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes, dhe fëmijëve të mitur, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër,  u arrestua në flagrancë shtetasi :
L.J 39 vjeç, banues në Peshkopi.
Arrestimi i tij u bë pasi, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes  shtetases R.J, dhe ndaj fëmijëve të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale "Dhunë në familje", dhe "Keqtrajtim psikologjik i të miturve", parashikuar nga nenet 130/a/4,  124/b/1,  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Bulqizë
Informacion paraprak
Rreth orës 01.20, të datës 12.09.2017, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Viçisht, një person i pa identifikuar po  tenton  të vjedhë një banesë, duke ushtruar dhe dhunë ndaj kryefamiljarëve.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë,  kanë organizuar punën duke shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se :
Në fshatin Viçisht, njësia Administarive Gjoricë-Bulqizë, një person ende i pa identifikuar ka hyrë në banesën e shtetasit I.Xh, 74 vjeç, ku ka ushtruar dhunë duke përdorur  sende të forta, ndaj tij dhe bashkëshortes së tij shtetases N.Xh,70 vjeçe,  ku më pas dyshohet se ka vjedhur një aparat celular.
Ndodhur në këto kushte shtetasi I.Xh, ka përdorur armën e zjarrit tip automatik ku ka qëlluar në drejtim të autorit por pa  pasoja.
Në vendin e ngjarjes janë  sekuestuar gëzhoja dhe arma e zjarrit tip automatik të cilën shtetasi I.Xh, e dispononte pa leje.
Shtetasi I.Xh, si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij ka marrë disa dëmtime në trup dhe ndodhet në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes .
Specialistët për Hetimin e Krimit po vijojnë veprimet për veprën penale "Armëmbajtje pa leje" për shtetasin I.Xh.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin, Y.K vjeç 27 banues në fshatin Bratosh, Malsi e Madhe , pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme,  nëpërmjet telefonit, ka fyer e kanosur shtetasin, M.M, vjeç 57, banues në fshatin Derjan.  Neni 275 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 12.09.2017, në PKK Rinas, u ekstradua në Itali, shtetasi në kërkim ndërkombëtar E.SH, vjeç, 34 banues në Durrës, pasi Prokuroria e Parmës, Itali, ka dërguar urdhër e arresti, për veprat penale, "Organizatë kriminale", "Vepra penale të lidhura me drogën" bazuar ne Kodin Penal Italian.

Më datë 12.09.2017, në PKK Rinas, u ekstradua drejt Italisë, shtetasi italian O.P, vjeç 48, banues në Bolzano, Itali, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Falsifikim kartëmonedhash”. Nenet 278 e 183 të Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.B,  vjeç 22, banues në Vlorë, i kthyer nga shteti Spanjoll, pasi dyshohet se më datë 25.06.2017, në afërsi të PKK Kakavijë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i  Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 12.09.2017, në S.P.K, Kakavijë, u kap shtetasi në kërkim K.M, vjeç 31 banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar me 4 muaj burg. për veprat pnale, "Vjedhja", dhe  "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt". Nenet 134/1 dhe 291 të Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, në Tepelenë, te ‘’Agjencia’’, janë kapur 3 shtetas të huaj algjerianë kanë kaluar kufirin e gjelbër, për të cilët u proceduam me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 12.09.2017, në afërsi të Muriqanit, u  kapën 7 shtetas të  huaj, 4 algjerian, 2 maroken dhe 1 palestinez, emigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave, shtetasit u dërguan në QMH Karreç, Tiranë.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 12.09.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Kukës, për  shtetasin H.K vjeç 48, banues në Shikaj Kukës,  pasi dyshohet se në muajin Dhjetor 2016, ka braktisur djalin A.K, i cili ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndaj tij po kryhen procedurat si fëmijë i pa shoqëruar që kërkon azil. Neni 124 dhe 128/b të Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017,  në PKK Morinë, u kap shtetasi D.M vjeç 46, banues në Shkallnur, Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”. Neni 89 Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017,  u kap shtetasi në kërkim G.K, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me date  01.08.2017, i ka vjedhur telefonin shtetasit A.V, banues në Tiranë. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...