Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 01 Tetor 2017

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 30.09.2017, rreth orës  06:00, u arrestua në flagrancë shtetasi K.D, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi rreth orës  03:15, në rrugën “Siri Kodra”, në mjetin tip “Fiat” ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 4.2 gr. lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Sektori për krimin ekonomik e financiar

Tiranë. Mashtron familjarët e të ndjerit duke shpërdoruar detyrën dhe nuk iu dorëzon dëmshpërblimin për dëmin shëndetësor.

Arrestohet 56 vjeçari për shpërdorim detyre dhe mashtrim.

Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë, më datë 30.09.2017, arrestuan shtetasin :

M.M, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është arrestuar, pasi shtetasi M.S., ka bërë kallzim në ambientet e policisë Tiranë, ku deklaron se shtetasi M.M, me profesion avokat, më datë 02.05.2013, ka marrë një shumë prej 2 722 424 lekë të reja, si dëmshpërblim për dëmin shëndetësor me pasojë vdekjen për shtetasin F.R., shumë të cilën nuk ia ka dorëzuar familjes të së ndjerit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Mashtrim", parashikuar nga nenet 248 dhe 143 / 3 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen e mitur me iniciale T.  S, vjeçe 17 banuese në Tiranë pasi rreth orës 00:40, në rrugën “Ibraim Rrugova”, pranë urës së Tajvanit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Bmv”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen K. Sh., vjeç 25 banues në Tiranë, pasi rreth orës 10:20, në rrugën “Pasho Hysa”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017, u arrestua në flagrancë, shtetasi B. H., vjeç 55 banues në Tiranë, pasi rreth orës 11:30, në rrugën “Vllazën Huta”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Benelli”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni Kundër Krimeve  Ndaj Jetës dhe Lirisë e Personit.

Specialistët e Sektorit  për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Spanjës të një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. V. 58 vjeç,  lindur dhe banues në Itali.
Më datë 27.09.2017 G.V. është kapur nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, pasi ka tentuar të  kalojë kufirin, në drejtim të Italisë me pashaportë dhe kartë identiteti Sllovene të dyshuara se janë fallco.
Nga hetimet e mëtejshme të kryera nga Specialistët për Hetimin e  Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u evidentua se për shtetasin e mësipërm  është lëshuar Urdhër Arresti nga Interpol Madrid Spanjë duke e shpallur  në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata Themelore e Lorca (Murica)/ Spanjë  ka lëshuar Urdhërin e Arrestit Nr. PA 640/2017, datë 29.09.2017, për kryerjen e veprës penale "Vrasja"  parashikuar në nenin 138, 139,140 të Kodit Penal Spanjoll.
Maksimumi i dënimit  për këtë vepër penale është 25 vjet burg.
G.V. dyshohet se më datë 09.06.2017 rreth orës 21:30 me orën lokale, në vendin e quajtur " Paraje CHARCON" të qytetit Aguilas/ Spanjë,  ka vrarë me armë zjarri një shtetas Italian.  
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.      

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 30.09.2017,u arrestua në flagrancë shtetasi A. M. 48 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi në orën 18:10, në rugën Xhafzotaj- Mbikalimi i Fllakës duke drejtuar mjetin tip Benz karrotrec është përplasur me mjetin tip BMV, me drejtues mjeti shtetasin R. H. 34 vjeç, banues në Durrës.
Për pasojë shtetasi R.H. ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A.M. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës  jashtë rrezikut për jetën.Neni 290/3 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 30.09.2017 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.L., 63 vjeç banues në fshatin Lisnajë Përparim, pasi në fshatin Lisnajë pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit R.K., 56 vjeç banues në fsahtin Lisnajë. Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja armë zjarri model 56, kalibër 7.62 mm dhe gjatë kontrollit të bërë shtetasit M.L i’u gjet dhe i’u sekuestrua një armë zjarri (pistoletë) e tipit TT, një krëhër me 7 fishekë model 54 kalibër 7.62 mm. Nenet 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 30.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.I, 51 vjeç, banues në Lekas - Korçë, pasi u kap në fshatin Dvoran, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin kamion tip “Benz" Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.M, 30 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në rrugën dytësore Kuçovë - Kozare, në vendin e quajtur ‘’Tregu Indrustrial", duke drejtuar automjetin Citroen, ka goditur shtetasi G.S, 57 vjeç, banues në Kuçovë, i cili ishte duke drejtuar biçikletën dhe  si pasojë ka marr dëmtime të lehta. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
.Më datën 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasin  Th.N, 55 vjeç, banues në Janinë, pasi në aksin rrugor Patos–Fier, ne vendin e quajtur “Portez”, u kap në flagrancë duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Citroen Sakxo”, Neni 291 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 30.09.2017, ora 18.30 u ndalua shtetasi  në kërkim J.D., 40 vjeç, pasi në bazë të Vendimit Penal Nr. 339, datë 23.09.2017, prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, i eshte caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale  ‘’ Vrasje me dashje’’. Neni 76 i Kodit penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 30.09.2017, rreth orës 22.10, në hyrje të Autostradës në lagjen “11 Janari”, Vlorë, mjeti, me drejtues shtetasin E.D., 34 vjeç, ka goditur mjetin e policisë rrugore, dhe është larguar nga vëndi i ngjarjes. Ka vetëm dëme materiale. Shtetasi aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të policisë, Vlorë. Po Kryen veprimet zbardhjen e ngjarjes.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Në datë 30.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Xh., 42 vjeç, banues në fshatin Livadhja, Sarandë, pasi, në aksin rrugor Përmet – Këlcyrë, në vendin e quajtur Bual, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volkswagen”, Kamionçin. Neni 291 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 30.09.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B. L. 68 vjec, banues në lagjen “Guerrile” Shkodër, sepse në orën 20:30, në rrugën Bujar Bishanaku Shkodër,mjeti tip “Benz ML270 ”, i parkuar në vend parkim drejtuesi i këtij mjeti B. L. ka hapur derën e mjetit për të zbritur por nga pas ka ardhur një biçikletë që drejtohej nga shtetësja G. M. 27 vjece, banuese në lagjen “Salo Halili” Shkodër është përplasur me derën e këtij mjeti e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. Xh., vjeç 20 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Kriston Kristidhi”, ka gërvishtur mjetin tip “Skoda“, me targë në pronësi të shtetases E. M., vjeçe 27 banues në Tiranë.  Neni 150 i Kodit Penal .

Më datë 30.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi O. B., vjeç 21 banues në Tiranë, pasi rreth orës 12:35, në Sauk, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, ju gjet e bllokua një thikë dhe një shkop hekuri, që i plotësojnë kushtet e armës së ftohtë. Neni 279/2  i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017, rreth orës 17:45, në rrugën “Shyqyri Brari”, tek market “Buci”, në pronësi të shtetasit S. B., 49 vjeç banues në Tiranë, me një person i paidentifikuar, ka vjedhur një shumë lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A. H.  dhe D.  H. vjeç 48 dhe 49 banues në fshatin Petrelë, pasi pas një konflikti pronësie, me shtetasin Sh.H.,  vjeç 41 banues në fshatin Petrelë, i kanë prishur rrethimin e banesës. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 29.09.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi V. A., vjeç 22  banues në Greqi dhe Tiranë, i dënuar më parë, pasi në Bulevardin ”Bajram Curri”, pranë Pallatit me shigjeta, në mjetin tip “Benz Mercedez”, ku ishte pasagjer, gjatë kontrollit personal, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti metalik. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P. H., vjeç 62 banues në Tiranë, pasi rreth orës 14:00, në banesën e tij në rrugën “Mihal Popi”, është konstatuar nga punonjesit e OSHEE-së, me rilidhje të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi K. R., vjeç 22 banues në Tiranë, pasi rreth orës 14:50, në rrugën “Adem Seit Kruja”, ju gjet e bllokua 3.2 (tre pikë dy) gram, bimë e dyshuar narkotike, e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., vjeç 28 banues në Tiranë, pasi rreth orës 03:15, tek ish Blloku, tek lokal “Loli Pop”, në bashkëpunim me disa persona të paidentifikuar, pas një konflikti për motive të dobëta, ka gjuajtur me thikë, në bark, shtetasin E. S., vjeç 25, banues në Tiranë,  i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë. Nenet 88, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A. J., dhe K. D., vjeç 34 dhe 53 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ismail Qemali”, në ambientin e shoqatës të cilën e menaxhonin, u gjetën lojtarë pokeri të paregjistruar, të cilët luanin shuma monetare të paregjistruara në këtë shoqatë. Neni 197 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B. R., vjeç 24 banues në Dibër, pasi rreth orës 01:30, në rrugën “Lord Bajron”,  ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një thikë, me mbishkrimin “HALLLER”. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për S. M.,  vjeç 70 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Riza Cuka”, në banesë, u kap duke kryer punime pa lejet përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A., vjeç 45 vjeç banues në Tiranë, pasi rreth orës 23:00, në Linzë, në lokalin në pronësi të tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017, rreth orës 14:45, në rrugën e “Dibrës”, tek stacioni i autobuzit të Kinostudios, një person i paidentifikuar, ka vjedhur varësen e floririt, shtetases L. B., vjeçe 37 banuese në fshatin Shtiq, Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 30.09.2017,rreth orës 03:45, u ekzekutua vendimi penal për shtetasin në hetim, Y.M., vjeç 39 banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 40 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017, në QSUT, ka shkuar shtetasi N. Sh., vjeç 76 banues në Laknas,  pasi kishte pirë ilaçe (bar miu). Shtetasi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi deklaron se nuk ka patur ndonjë shkak, që ka kryer këtë veprim. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E. K.,vjeç 36 banues në Tiranë, pasi rreth orës 19:00, në rrugën “Marije Kraja”, në lokalin në pronësi të tij, janë konstatuar dy kompjutera interneti, të cilat dyshohen se përdoren për llotari të pa lejuara. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017,rreth orës 20:00, në Yzberisht, në banesën e shtetases M. B., vjeçe 33 banuese në Tiranë, ka rënë zjarr, ku ka patur vetëm dëme materiale. Shtetësia deklaron se zjarri ka qënë i qëllimshëm. Punohet për identifikimin e kapjen e autroëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G. Sh, vjeç 20 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, gjatë kontrollit tek lokali i tij, u gjetën një tavolinë pokeri dhe tre kompjutera interneti, për të cilët dyshohet se organizonin llotari të palejuara. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 30.09.2017, rreth orës 10:23, në rrugën rurale në fshatin Hajdaraj Kavajë, u gjet i djegur tërësisht dhe i bratisur mjeti veturë tip “Opel Astra”,  në pronësi të shtetasit E. P., vjeç 33 banues në Kavajë dhe në përdorim nga shtetasi A.Gj.,  vjeç 34, banues në lagjen Nr. 6 Kavajë. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ngjarja është aksidentale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim dhe veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 30.09.2017,u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe po punohet për kapjen e shtetasve A.K.28 vjeç,  E.K. 24 vjeç dhe  E.L. 17 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 29.09.2017, në lagjen Nr.13, pas një konflikti të çastit, për motive të  dobëta kanë goditur me grushta shtetasin J.B. 30 vjeç, banues në Durrës.Neni 89,22 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017 u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin L.S.  75 vjeç  banues në Durrës, pasi bashkëshortja e tij, shtetësia  D.S. 62 vjeçe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006"Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare".

Më datë 30.09.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pasi ka bërë kallëzim shtetësia E.H. 25 vjeçe, menaxhere në një lokal në lagjen Nr 1, Durrës, ku gjatë natës  i kanë vjedhur në banak një shumë prej 26 000 lekë të reja dhe 10 paketa.Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 30.09.2017 arrestua në flagrancë shtetasi  D. V. 27 vjeç, banues në Krujë, pasi më datë 29.09.2017, ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime babit të tij, shtetasit L.V. 59 vjeç, banues në Krujë.Për shtetasin L.V. u plotësua edhe Urdhëri I menjëhershëm I mbrojtjes. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pasi në rrugën Fushë-Krujë Kamëz, një automjet i pa identifikuar i cili është larguar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin K.D. 11 vjeç, banues në Krujë, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Krujës u largua për në banesë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 290 e 273 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor,
Krujë, pasi tek Ura e Gjoles, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin O. S. 25 vjeç, banues në Krujë, i cili ka qënë duke udhëtuar me mjetin tip Benz.
Shtetasi O.S. ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 30.09.2017 u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Xh.P. 31 vjeçe, banuese në fshatin Hardhishtë, Shijak, pasi bashkëshorti i saj, shtetasi  Q.P. 35 vjeç ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006"Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare".

Komisariati i Policisë Elbasan

1-Më datë 30.09.2017 nga forcat e Komisariatit të Policisë nr. 2 Tiranë u kap shtetasja në kërkim për largim nga banesa T.S., 17 vjeçe banuese në Elbasan. Pas intervistimit kjo shtetase rezulton se është larguar me dëshirën e saj dhe me pas ju dorëzua familjarëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.


2-Më datë 30.09.2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.Sh., 35 vjeç banues në Elbasan, pasi në banesën e tij për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit I.Sh., 66 vjeç banues në Elbasan. Neni 130/a i Kodit Penal.


3-Më datë 01.10.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin S.I., 29 vjeç banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat i ngjashëm si radio marrëse. Neni 247 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 30.09.2017 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasen E.M., 28 vjeçe, pasi bashkëshorti i saj shtetasi K.M., vjeç 33 në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec ndaj shtetasit H.M, 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi në Pogradec, dyshohet se ka goditur me shkelma e grushta për motive të dobëta shtetasin R.M, 20 vjeç, banues në Pogradec, si edhe ndaj shtetasit K.M, 18 vjeç, banues në Pogradec, (vëllai i shtetasit R.M) pasi dyshohet se ka kanosur me anë të një mjeti prerës (thikë), shtetasin H.M. Nenet 90 dhe 84 të Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin K.S, 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Kriçkovë - Pogradec, duke drejtuar mjetin kamion, tip “Benz ”, ka dalë nga rruga, ku për pasojë është dëmtuar pasagjeri shtetasi L.B, 41 vjeç, banues në Librazhd , i cili ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën.Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin Sh.Sh, 53 vjeç, banues në Kuçovë pasi u kap në fshatin Goraj, duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 29.09.2017, rreth orës 22:30, është sjellë i vdekur në spital nga familjarët shtetasi I.H, 45 vjeç, banues në fshatin Kolonjë Lushnje. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Luushnje për vlerësim.

2. Më datë 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje për shtetasen F.M, 56 vjeçe, banues në Lushnje, pasi në lagjen "Karbunare e Madhe", duke djegur mbeturina në afërsi të banesës së saj, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë  janë djegur djegur 12 pemë ulliri në pronësi të saj. Neni 161 i Kodit Penal.

3. Më datë 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje dhe punohet për kapjen e shtetasit N.H, 30 vjeç, banues në Lushnje pasi  në orën 12:00  është paraqitur  shtetasi E.I, 30 vjeç, i cili jep kallëzim  se  shtetasi i mësipërm në lagjen "Xhevdet Nepravishta" i ka  vjedhur një shumë prej 5000 lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

4. Më datë 01.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.K, banues në fshatin Maminas, Durrës, pasi më datë 30.09.2017, ora 23:10, në aksin rrugor Fier-Lushnje në vëndin e quajtur “Gorre” duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar  shtetasin që lëvizte me biçikletë, P.P, 64 vjeç,  banues në fshatin Lumth Lushnje, i cili është dëmtuar dhe u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë në kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 28.09.2017, gjatë natës, në lagjen “24 Maji”, është tentuar të vidhet me thyerje kopshti i fëmijëve nr. 14. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 29.09.2017, gjatë natës, në lagjen “24 Maji”, para banesës, shtetasit T.Z vjeç 41 i kanë vjedhur motorin e tip “Yamaha” Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datën 30.09.2017, ora 15.30, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes së Menjëhershme për shtetasen L.B., 43 vjeçe, sepse djali  i saj, shtetasi E.B., 22 vjeç ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike  ndaj saj.

Më datë 30.09.2017, ora 16.30 u arrestuan  shtetasit:  D.B., S.A.,  E.A., Z.S.,pasi më datë 30.09.2017,në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen ‘’Uji i Ftohtë’’, në banesën e shtetases E.M. kanë vjedhur sende me vlerë të konsiderueshme. Neni 134/2 i Kodit Penal

Më datë 30.09.2017,u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Vlorë, ndaj shtetases V.D., 43 vjeç pasi në datë 30.09.2017, u kap duke kryer punime ndertimi në oborrin e baneses në lagjen “Uji i Ftohtë”, pa leje ndërtimi  përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Vlorë, pasi në lagjen ‘’1Maji’’, në mjetin tip furgon ‘’Rulotë’’,  në pronësi të shtetasit E.A., janë  vjedhur një kasetofon e disa çelsa xhenerike. Neni 134 Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017,u referuan materjalet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, se gjatë natës është vjedhur një magnetofon markë “Samsung” në lokalin e shtetasit V.F. Neni 134 Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 30.09.2017, ora 19.30, u referuan materjalet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Sarandë dhe u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit A.M. 30 vjec, për motive të dobëta  ka goditur me grushta dhe sende të forta shtetasin  F.O., 47 vjec. Neni  89 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Në datë 30.09.2017, gjatë natës, në lagjen Mustafa Matohiti, Tepelenë, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit V.B, 51 vjeç, dhe kanë marrë 15.000 lekë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Në datë 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin H.P, 33 vjeç, banuese në Përmet, pasi, në orën 02:40, në lagjen “Partizani”, ka tentuar për ti vënë zjarrin lokalit të shtetasit A.I, 64 vjeç, banues në Përmet. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 29.09.2017, rreth orës  09:25, në fshatin Lalm i Ri, persona të pa identifikuar kanë goditur me sende të forta, shtetasin A.P, vjeç 39 banues në këtë fshat.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 29.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin T.L. vjeç 68,  banues në Ishull - Lezhë, sepse në Grykëderdhjen e lumit Drin, tek lokali i tijë afër bregut të lumit Drin, në ujë në pronën e shtetit, ka  hedhur gurë me permasa të mëdha duke zgjeruar kufijet e sipërfaqes së oborrit të lokalit. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasin A.G. vjeç 16,  banues në Lezhë, sepse  në Lezhë,  i pa paisur me leje drejtimi, duke drejtuar  mjetin ciklomotor tip “Lapcin”, pa targë, ka humbur kontrollin por nuk ka pësuar dëmtime. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të  mbrojtjes për shtetasen F. L. vjeç 30 , banuese në Lezhë, sepse bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.  

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 30.09.2017, gjatë natës, në Laç është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit F.D, vjeç 48, ku kanë marrë 3.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017, rreth orës  21:20, u arrestuan në flagrancë shtetasit I.M dhe A.M, vjeç 53 dhe 27, banues në fshatin Gjorm, pasi rreth orës  15:00, në banesë, kanë dhunuar fizikisht njëri tjetrin. Neni 130/a/2 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Mirditë
Më date 29.09.2017, u  kap shtetasi në kërkim Gj.Z. vjeç 58 , banues në Mirditë,  për veprën penale “Demtime të tjera me dashje”dhe ” Vjedhje me dhunë”. Neni 90 dhe 139 i Kodit Penal .Pas komunikimit me Prokurorin ndiqet në gjendje të lirë.


Më datë 30.09.2017, u kap shtetasia në kërkim L.P. vjeç 44, banuese në  Mirditë, sepse me datë 28.09.2017 ka bërë kllëzim shtetasi P.D.  me të cilin bashkëjetonte , se kjo shtetase është larguar me deshiren e saj nga banesa. Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Shkodër
Mëdatë 30.09.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit B. H. A. P. dhe Sh. H. 48, 34, dhe 59 vjec, banues në Rrethina Shkoder, sepse në orën 12:30, në fshatin Zues, Shkodër, me mjetet e tyre Kamion Benz po transportonin material inerte nga lumi Buna. Veprapenale“Shperdorim i tokës”, neni 199 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 30.09.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë dhe punohet për kapjen e shtetases L. M. 28 vjece, banuese në Tiranë, përfaqësuese ligjore  e një firme private, pasi dyshohet se me datë 29.09.2017, rreth orës 14:00, në fshatin Hardop, Njësia Administrative Luf –Qerret,në frontin ekonomi pyjore, po ndërtohet një rrugë e re pa lejet përkatëse, e cila është konstatuar nga perfaqesues të shërbimit pyjore dhe ata të mjedisit, në një gjatësi 370 ml, gjërësi 4 m.Vepra penale "Shkatërrim prone" Neni 150 I Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 30.09.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër,për veprën penale "Dhunë në familje", neni 130/a i Kodit Penal dhe u bë shpallja në kërkim policor për shtetasin D.K, 40 vjeç,  banues në Peshkopi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish bashkëshortes së tijë, shtetasese M.K,  duke i shkaktuar dhe dëmtime.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale "Vjedhje", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, dhe po ponohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi gjatë natës, në fshatin Zenisht,  Mat, në ahurin e bagëtive të shtetasit  Sh.Ll, 60 vjeç, janë vjedhur dy krerë bagëti (lopë, viç). 


Më datë 30.09.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale  "Dëmtime të tjera me dashje’’ , parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal, për shtetasin N.B, 69 vjeç,  banues në Mat, pasi në vendin e quajtur bregu i lumit “Laç –Bruç”, për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin, K.B, 42 vjeç .

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 30.09.2017 filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin T. M. 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi  më datë 29.10.2017 ka kaluar kufirin për në Itali duke ju shmangur kontrollit kufitar. Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, per veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shteteror” parashikuar në nenin 297 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 30.09.2017, në Stacionin e Policisë Kufitare Tushemisht, u kthye deportiv nga pala maqedonase si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec për shtetasin B.T, 32 vjeç, banues Librazhd, pasi më datë 30.09.2017, ky shtetas, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme në afërsi të piramidës F2-Tushemisht.Neni 297 Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin B.K vjeç 25 banues në fshatin Metoq, pasi dyshohet se  më datë 07.07.2017, në Qafë Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 30.09.2017, rreth orës  20:00, u  arrestuan në flagrancë shtetasit R.K,  M.M, L.I, A.F, F.F, H.T dhe Y.M, vjeç 44, 17, 38,  22, 43, 30 e 32, banues në Dibër, Kosovë dhe 4 në Iran, pasi dyshohet se  rreth orës  06:30, pranë piramidës 32, tre shqiptarët ju kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror nga Shqipëria në Greqi, 4 iranianëve. Nenet 298 e 297 të Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017, rreth orës  00:25 në S P K Kakavijë, u kap shtetasi në kërkim F.M, vjeç 47, banues në Patos, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka dhënë masën e sigurisë ‘’Arrest me burg’’, për veprën penale ‘’Falsifikimi i vulave apo stampave" dhe "Kontrabanda me mallra të tjera". Nenet 190/1 e 174/1 të Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...