Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. d.p.p.v

Kapet nga policia një shtetas i shpallur në kërkim për Vrasje me dashje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore shtetasit e shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit :

J.D(ose ndryshe M.S), 40 vjeç, banues në Vlorë.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendim Penal Nr. 339, datë 23.09.2017, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale  ‘’ Vrasje me dashje’’, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ngjarje e ndodhur më datë 27.11.2001, në  vendin e  quajtur ''Kalithea'' ,Athinë, Greqi , ku shtetasi J.D  ka  vrarë  me  mjete  të ftohta prerëse (thik) shtetasin K.P.
 
Materialet janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...