Peqin, Qëllon me armë zjarri në drejtim të një shtetasi, arrestohet në flagrancë nga policia.

Peqin, Qëllon me armë zjarri në drejtim të një shtetasi, arrestohet në flagrancë nga policia. 30hafi

Sekuestrohen në vendngjarje  4 gëzhoja armë zjarri model 56 kalibër 7.62 mm

Gjatë kontrollit fizik i gjendet dhe i sekuestrohet një armë zjarri (pistoletë) tip TT dhe një krëher me 7 fishekë

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Peqin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

M.L, 63 vjeç banues në fshatin Lisnajë Përparim.

Arrestimi i tij, u bë pasi në fshatin Lisnajë, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit R.K., 56 vjeç.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja armë zjarri model 56 kalibër 7.62 mm.

Gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri (pistoletë) e tipit TT, një krëhër me 7 fishekë model 54 kalibër 7.62 mm

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”  parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...