Tiranë. Arrestohet një shtetas (avokat), për mashtrim.

Tiranë. Arrestohet një shtetas (avokat), për mashtrim. tirane

Mashtron familjarët e të ndjerit duke shpërdoruar detyrën dhe nuk iu dorëzon dëmshpërblimin për dëmin shëndetësor.

Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë, më datë 30.09.2017, arrestuan shtetasin :

- M.M, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është arrestuar, pasi shtetasi M.S., ka bërë kallzim në ambientet e policisë Tiranë, ku deklaron se shtetasi M.M, me profesion avokat, më datë 02.05.2013, ka marrë një shumë prej 2 722 424 lekë të reja, si dëmshpërblim për dëmin shëndetësor me pasojë vdekjen për shtetasin F.R., shumë të cilën nuk ia ka dorëzuar familjes të së ndjerit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Mashtrim", parashikuar nga nenet 248 dhe 143 / 3 të Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...