Lushnje, Tenton të vrasë me armë zjarri një shtetas, Policia e Lushnjes zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar.

Lushnje, Tenton të vrasë me armë zjarri një shtetas, Policia e Lushnjes zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar.fier1

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Lushnje, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-A.C, 32 vjeç, banues në Pluk, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është autor i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë si dhe "Mbajtja pa leje e armeve  luftarake dhe monicionit" parashikur nga nenet 76,22 dhe 278 të Kodit Penal.

Në datën 02.10.2017, rreth orës 00:30, në fshatin Pluk, Lushnje, shtetasi A.C, për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin A.Z, 29 vjeç, banues në Pluk, Lushnje.

Shtetasi i plagosur A.Z, ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

-L.D, 33 vjeç, si autor i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe monicionit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga Nenet 84, 274, 278 e 301 të Kodit Penal.

Konkretisht, ky shtetas në datën 02.10.2017, rreth orës 00:30, në fshatin Pluk, Lushnje, pas veprimeve të kryera nga shtetasi A.C, i ka marrë këtij të fundit armën e zjarit, ka gjuajtur në ajër dhe është larguar në  drejtim të paditur duke marrë me vete edhe armën e krimit.

Materialet proceduriale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...