Himarë, Policia dokumenton ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Vranisht!

Himarë, Policia dokumenton ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Vranisht! 02himare1

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi R.Shkurtaj në gjendje të dehur është vetplagosur me armë zjarri.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip kallashnikov!

Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme ku bëhej fjalë për një shtetas i cili është gjetur i plagosur në fshatin Vranisht, ju informojmë se:

Si rezultat i veprimeve të kryera nga grupi hetimor është bërë e mundur zbardhja, dokumentimi dhe sqarimi i rrethanave si ka ndodhur ngjarja.

Më datë 01.10.2017 rreth orës 18:40 në fshatin Vranisht, Himarë, rreth 100 m larg banesës së tij është gjetur i plagosur shtetasi R.Sh, 50 vjeç.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes si edhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R.Sh, nën efektin e pijeve alkoolike, në gjendje të dehur është vetplagosur me armë zjarri tip kallashnikov.

Si pasojë ka marrë dëmtime në pjesë të trupit dhe aktualisht është duke marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të hetimit dhe dokumentimit të ngjarjes policia ka bërë arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi për veprën penale ''Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake'', parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarri tip Kallashnikov, 5 gëzhoja dhe 3 fishekë.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

02himare2

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...