Policia e Shtetit, gjatë fundjavës 02 Tetor 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës 02 Tetor 2017 Stema Policia


Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 91 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 28 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 8 persona për narkotikët dhe 4 persona për Krimin Ekonomik dhe Financiar.

Janë arrestuar 6 persona për Dhunë në familje,

Janë kapur 20 persona në kërkim.                                         
5  persona për "Krime ndaj personit"
7 persona për veprën penale "Vjedhja".
3 persona për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".
1 person për veprën penale "Dhunimi i Varrezave".
1 person për veprën penale" Kundërshtim i punonjësit të Policisë"
7 person për veprën penale "Ndihma pdihma për kalim kufiri të paligjshëm".
1 person për veprën penale "Kontrabanda".

Janë sekuestruar rreth 4 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, bimë Cannabis Sativa.
 
8 armë zjarri,3 krehëra, 35 fishekë, 1 predhë, 16 gëzhoja, 1 karikator,
4 thika, 1 shkop gome, 1 shkop hekuri, 1 përforcues grushti metalik

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim197 persona.

Po gjatë fundjavës janë finalizuar operacionet e mëposhtme:

1-Tiranë, Finalizohet operacioni policor i koduar "Smoking Kills".
Arrestohet një shtetas për kontrabandë cigaresh dhe procedohet penalisht një tjetër.
Sekuestrohen 1301 steka cigaresh të markave të ndryshme, 27 225  Euro, 55 dollarë dhe një automjet.

2- KORÇË, Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “DIEZEL 3”.
Arrestohen në flagrancë nga Policia, tre roje të një Shoqërie Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike, të cilët duke shpërdoruar detyrën, në kohë të ndryshme, kanë vjedhur karburant në mjetet e gazsjellësit “TAP”.
Procedohet penalisht edhe një shtetas tjetër për veprën: “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”.
Sekuestrohet një sasi prej 360 litra naftë.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...