Shkodër, Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

Shkodër, Vijon puna për kapjen e personave në kërkim. 5shkoderm

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër kapen dhe ndalohen shtetasit në kërkim:

A.L, 31 vjeç, banues në Lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër,  pasi Gjykata Apelit Shkodër e ka denuar me 7 vite burg me vendim nr 237, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Q.H, 40 vjeç, banues në Tiranë, ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të formës së prerë, nr. 513 datë 20.09.2017, e ka dënuar 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 284, 25 të Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...