Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 02 Tetor 2017

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 27 banues në Tiranë, pasi më datë 30.09.2017, në rrugën “Ymer Kurti”, në lokalin në administrim, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe 1 celular. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.P vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se u kap duke tregtuar celularë, pa faturë tatimore, të cilët dyshohen se janë kontrabandë. Nenet 178 e 180 të Kodit Penal

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 01.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Endri Keko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.XH vjeç 54, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Hoxha Tasim”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.C, vjeç 36 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Z, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Endri Keko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Skoda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.E vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Durrësit”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin A.Ç, vjeç 58 banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

 Më datë 01.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.ZH, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kont Lepont”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës, për shtetasen ZH.S, vjeç 51, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 14, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover”, ka goditur nga prapa mjetin tip “Volksvagen”, me drejtuese shtetasen R.GJ, vjeç 41, banuese në Durrës, për pasojë, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit tip “Volksvagen”, R.GJ dhe pasagjerët G.GJ dhe B.S, vjeç 46 e 82 banues në Durrës, të cilët pasi morën mjekimet në spitalin e Durrësit, u larguan për në banesa. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Më datë 30.09.2017, në I V E V Peqin, nga kontrolli i ushtruar në ambientet e brendshme, u gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Nenet 283 e 324/a të Kodit Pena

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Peqin
Qëllon me armë zjarri në drejtim të një shtetasi, arrestohet në flagrancë nga policia.
Sekuestrohen në vendngjarje  4 gëzhoja armë zjarri model 56 kalibër 7.62 mm.
Gjatë kontrollit fizik i gjendet dhe i sekuestrohet një armë zjarri (pistoletë) tip TT dhe një krëher me 7 fishekë.
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Peqin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
M.L, 63 vjeç banues në fshatin Lisnajë Përparim.
Arrestimi i tij, u bë pasi në fshatin Lisnajë, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit R.K., 56 vjeç.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja armë zjarri model 56 kalibër 7.62 mm.
Gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri (pistoletë) e tipit TT, një krëhër me 7 fishekë model 54 kalibër 7.62 mm
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”  parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasit D.M dhe F.G, vjeç 32 e 37 banues në Korçë e fshatin Potgorie, pasi dyshohet se në Bilisht, duke drejtuar mjetet tip “Benz” janë përplasur, për pasojë është dëmtuar këmbësoria E.Ç, vjeç 35, banuese në Bilisht, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut per jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Maliq
Në vijim të informacionit paraprak datë 01.10.2017, ju informojmë se specialistët e Sektorit
për Qarkullimin Rrugor, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në
flagrancë të shtetasit :
J.K, 48 vjeç, banues në fshatin Bërzesht-Prrenjas.
Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën Podgorie-Zvezdë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar dy kalimtare në rrugë, konkretisht shtetasen S.Ç, 63 vjeçe,
banuese në Podgorie e cila për pasojë ka ndërruar jetë në Spital, si edhe shtetasen R.Xh, 75
vjeçe, banuese në fshatin Podgorie e cila ndodhet në Spitalin e Korçës duke marrë mjekim
jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Shkelja e
rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.10.2016 u ndalua shtetasi në kërkim F.M, vjeç 47, banues në fshatin Dukas, Patos, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale  ”Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe ”Kontrabanda me mallra të tjera”. Nenet 190/1 dhe 174/1 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Vlorë
Në vijim të informacionit paraprak lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 01.10.2017, në rrugën Transballkanike, në lagjen ''Pavarsia'', njoftojmë se:
Policia lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën Transballkanike në lagjen ''Pavarsia'',  ku mbetën të plagosur me armë zjarri tre shtetas, ka mbledhur dhe siguruar prova nga vendi i ngjarjes me qëllim për të bërë të mundur një dokumentim sa më të plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë siguruar prej bizneseve pranë kësaj zone, të gjitha kamerat të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e fakteve dhe sqarimin e dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Në vendngjarje policia ka sekuestruar gjithashtu një armë zjarri tip Pistoletë, një predhë arme zjarri model 56-kalibër 7.62mm, automjetin tip  ''Mercedes Benz'', dhe një tjetër mjet ''Renault Klio'', disa aparate celular dhe një shumë lekesh.
Policia po punon lidhur edhe me automjetin e djegur tip ''BMW'' të gjetur ditën e djeshme në fshatin Kafaraj,Fier, ku brënda të cilit janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov dhe 3 gëzhoja model 56-kalibër 7.62mm.
Gjithashtu në përfundim të hetimeve lidhur me armën e zjarrit Pistoletë të gjetur në vendngjarje, ka rezultuar ti përkasë shtetasit F. Ll  cili është arrestuar në flagrancë nga policia për prodhim dhe mbajtje paleje të armëve luftarake.
Në lidhje me ngjarjen janë kryer edhe veprime të tjera proceduriale dhe po vazhdon puna për identifikimin, dokumentimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes me armë zjarri të shtetasve F.Ll., B.Ll., dhe D.B.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë  01.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.DH, vjeç 45, banues në Elbasan, pasi në Dhërmi, Himarë, duke drejtuar mjetin autobus,  ka aksidentuar shtetasen L.B, vjeç 70, banuese në Dhërmi, e cila  ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit P.D dhe M.S, vjeç 53 e 42, banues në Kamëz Tiranë e Itali, pasi dyshohet se tek kryqëzimi i Shenkollit, Lezhë, duke drejtuar mjetet tip “Fiat”, dhe “Nisan”, janë përplasur, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët e mjetit “Fiat”, shtetasit L.P dhe Z.M, vjeç 52 e 58 banues në Qelëz Pukë dhe Kamëz Tiranë, të cilët pas mjekimit në spital, janë larguar në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.Ç, vjeç 42, banues në fshatin Nicaj, Shkodër, pasi në lagjen “Skenderbeg”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, dhe ka kundërshtuar patrullën e policisë për ti dhënë dokumentacionin. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.D, vjeç 28, banues në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, pasi dyshohet se në rrugën “Ibrahim Kodra”, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chrysler”,ka aksidentuar këmbësorin V.L vjeç 31,  banues në fshatin Pulaj, Shkodër, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 30.09.2017, tek “Kodra e Diellit”, është vjedhur banesa e shtetasit V.A, vjeç 32, ku kanë marrë disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 01.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.A, vjeç 30, banues në Tiranë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, në sheshin “Avni Rustemi”, është rrëzuar me parashutë shtetasi kosovar F.SH, vjeç 36 banues në Prishtinë Kosovë, ku për pasojë ka pësuar një frakturë të lehtë në kyçin e dorës. Nga veprimet e kryera rezultoi se parashuta ka pësuar një defekt. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.K, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka kanosur shtetasin SH.D, vjeç 41, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit O.J dhe A.K vjeç 23 e 25 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Pjetër Budi”, O.J u kap duke drejtuar nën ndikimin e lëndëve narkotike mjetin tip “Opel”, ndërsa A.K iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 291 dh  283 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit S.SH dhe M.A vjeç 52 dhe 35 banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Dritan Hoxha”, S.SH me vetëgjyqësi, i ka zënë dhe pengon hyrjen e mjeteve për te lavazhi, shtetasit M.A, ky i fundit e ka kanosur me fjalë. Nenet 277, 200 dhe 84 të Kodit Penal

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Grigor Heba”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.V, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sami Frashëri”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.K, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Lui Jasin Hekard”, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, në rrugën “Vangjush Furxhi”, ka marrë flakë mjeti tip “Toyota”, pronë e shtetases A.Z, vjeç 30, banuese në Tiranë. Paraprakisht  dyshohet se  zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.P, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Gjergj Legisi”, u kap duke qarkulluar me mjetin tip “Benz” në të cilën kishte montuar një fenelinë pa leje. Neni 247 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017 te nje bar restorant në pronësi të shtetases K.M vjeç 44 banuese në Tiranë, si pasojë e një pajisje kuzhine, ka rënë zjarr, ku ka patur vetëm dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.T, vjeç 60, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se, në rrugën “Pandi Dardha”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e Policisë Bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatave, të cilat bëjnë fjalë për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, më datë 01.10.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Q.M, vjeç 22, banues në Fier. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Në vijim të Komunikatës e cila bën fjalë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, më datë 02.10.2017, u ndalua shtetasi I.L vjeç 30, banues në Tiranë. Nenet 76 e 22 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit I.D, F.M dhe A.B, vjeç 51, 44 dhe 38  banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Fadil Deliu”, në një dyqan, pronë e shtetasit I.D, u konstatuan duke kryer punime ndërtimi pa leje. Nenet 199/a dh 199/b të Kodit Penal

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit I.H dhe E.H vjeç 60 e 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Dibrës”, kanë goditur me grusht shtetasit T.M dhe H.T vjeç 29 e 24, banues në Tiranë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, ka marrë zjarr ne mjetin e parkuar tip “Ford”, pronë e shtetasit K.D vjeç 23, banues në Tiranë, mjeti është djegur pjesërisht. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur F.O, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “ Njazi Meka”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.A, vjeç 23 banues në Tepelenë, pasi dyshohet se në rrugën “5 Maj”, iu gjet dhe sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 01.10.2017, shtetasi XH.H, vjeç 31 banues në Tiranë, kallëzon se në telefon, në nje program i kanë ardhur disa mesazhe kërcënuese nga një person i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit të mitur O.N, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Demokracia”,   i ka vjedhur varësen e floririt shtetases XH.ZH vjeç 30 banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, në Zgafnor, Zall-Herr, është vjedhur banesa e shtetasit XH.H vjeç 34 banues në Tiranë, ku kanë marrë nje shume lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen e mitur A.M, vjeç 16 pasi dyshohet se në banesë, ka goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike, motrës R.M, vjeç 24, banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 01.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.SH, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi ka dhunuar varrezat e fshatit Katund i Ri, Kashar. Neni 118 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.V, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën dytësore industriale “Iliria”, ne nje kompani private në të cilën është menaxher, u konstatua duke kryer punime në rrugë, pa leje. Neni 155 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D.F vjeç 33 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Besim Alla”, nga rrjedhja e vazhdueshme e ujit të rubintave, ka dëmtuar banesën e shtetases B.L, vjeç 68, banuese në Tiranë. 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 30.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.T, vjeç 16, pasi më datë 25.09.2017, në fshatin Domje, në oborrin e banesës, i ka vjedhur biçikletën shtetasit B.K vjeç 35. Nga veprimet e kryera rezulton se është autor i nje tjeter ngjarjeje. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.I vjeç 28, banues në fshatin Marikaj, pasi dyshohet se më datë 30.09.2017, në Marikaj, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendi publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.M vjeç 45, banues në Vorë, pasi dyshohet se, në Vorë, ka goditur me send të forta, shtetasin B.C, vjeç 56, banues në Vorë. Neni 90 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 01.10.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.L, vjeç 40, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për, shtetasin E.XH, vjeç 32, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen  nr. 13, eshte konfliktuar per motive te dobeta me shtetasin O.I, vjeç 41, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.K, vjeç 41, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 8, ka goditur me grusht shtetasin A.D, vjeç 29 banues në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 02.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.H, vjeç 48, banues në Prizren Kosovë, pasi tek mbikalimi në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip  “Renault “, ka aksidentuar këmbësorin I.D vjeç 11, banues në Prezë Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën  kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
M.L 19 vjeç, banues në Algjeri.
Në Qendrën e Pritjes së shtetasve të Huaj, në Kareç, Maminas, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e e policisë se rendit gjatë ushtrimit të detyrës.
Pas arrestimit, shtetasi i mësipërm, në dhomat e paraburgimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ka shfaqur çrregullime nervore duke kryer veprime të rrezikshme që cënojnë shëndetin e tij. Nga ana jonë i është ofruar ndihma  e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar në nenet 236/2  të Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin H.K, vjeç 61 pasi dyshohet se djali, R.K vjeç 35 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 01.10.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi R.K,  vjeç 35, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe kanosur me thikë  të atin H.K, vjeç 61. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 thika. Nenet 130/a dhe 279 të Kodit Penal

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin R.B, vjeç 62, banues në fshatin Sallmone, pasi dyshohet se në Sallmone, u kap duke prerë një dru plepi në lumin Erzen. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 01.10.2017, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në lokalin e shtetasit B.K, vjeç 55 ka rënë zjarr, ku janë djegur pajisjet e lokalit, dy televizorë plazmë dhe një kompjuter. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Më datë 01.10.2017, u ndalua shtetasi në kërkim G.L, vjeç 30, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Mosdhënie e mjeteve për jetesë”. Neni 125 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Specialistët për Krimet, në Stacionin e Policisë Prrenjas bënë referimin e materialeve
në Prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve E.Ç., 25
vjeç dhe L.Ll., 31 vjeç të dy banues në fshatin Katjel Prrenjas. Proçedimi ndaj tyre filloi pasi më datë 29.09.2017 në fshatin Katjel Prrenjas dyshohen të kenë hapur katër galeritë e minierës së kromit të cilat kanë qenë të mbyllura nga shoqëria Sh.A dhe kanë nxjerrë jashtë një sasi minerali kromi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin T.R, vjeç 61, banues në fshatin Rrajcë, pasi dyshohet se në Rrajcë, ka goditur me sende të forta shtetasin XH.R, vjeç 54, banues në Rrajcë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Korçë
Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor në Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në
flagrancë të shtetasit :
M.M 27 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 01.10.2017 ky shtetas në lagjen nr 1 në Korçë, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka goditur duke i shkaktuar dëme materiale mjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin A.B.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Drejtimi i
automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
A.T  28 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 01.10.2017 ky shtetas në lagjen nr 13 në Korçë, dyshohet se ka vjedhur brenda një supermarketi 3 (tre) shishe me pije alkoolike . Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Vjedhja”parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 01.10.2017, në fshatin Boboshticë, kanë vjedhur banesën e shtetasit K.D vjeç 53, me ku i ka marrë një sasi lekësh dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 01.10.2017, në fshatin Arrëz, në vendin e quajtur “ Vakëfi Dobërgorë “ duke thyer derën e kasafortës kanë vjedhur nje shume lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 01.10.2017, në lagjen nr. 1, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.Z vjeç 48, rezident në Greqi, ku kanë marrë sende të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin E.B, vjeç 50, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në lagjen nr.1, në banesën e tij, u kap duke ndërtuar  një mur rrethues pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, në fshatin Rrëmenj, kanë vjedhur banesën e shtetasit J.K vjeç 41 ku kanë marrë një televizor 32 Polsh dhe 1 troko. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin V.SH, vjeç 44 banues në fshatin Protoduar Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në Protoduar, duke djegur barishtet në tokën e vet zjarri ka dal nga parcela e tij dhe ka djegur 20 rrënjë ullinj disa vjeçar në parcelën kufi të shtetasit A.M vjeç 84, banues në Roskovec, Fier. Neni 161 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 01.10.2017, shtetasi Q.D vjeç 55, banuese në fshatin Bogovë, kallëzon se në Bogovë, i kanë prerë 60 rrënjë ullinj të moshës 5 vjeçare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Lushnje
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan
shtetasit e shpallur në kërkim:
N.H 20 vjeç, banues në Lushnje.
E.SH 22 vjeç, banues në Lushnje.
Ndalimi i tyre u bë pasi të dy këta shtetas në bashkëpunim me njeri- tjetrin, në datën
30.09.2017, në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, i kanë vjedhur nje shume lekesh shtetasit E.M, 30 vjeç, banues në Lushnje.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasen, R.M, vjeç 76, banues në fshatin Zhamë, pasi dyshohet se në Zhamë, duke djegur ferra, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë  janë djegur 12 pemë ulliri në pronësi të shtetasit  G.S, vjeç 51 banues në Zhamë dhe 7 rrënjë ullinj pronë e tija. Neni 161 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Divjakë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
R.A 39 vjeç, banues në fshatin Zharnec, Lushnje.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 01.10.3027, në aksin rrugor “Klubi i Shoferit Divjakë” duke drejtuar mjetin tip “Linfan” pa targa, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, këmbësoren, shtetasen D.C, 70 vjeçe, banuese në fshatin Zharnec, Divjakë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Shkelje të rregulave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largim nga vendi i aksidentit“ parashikuar nga Nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 01.10.2017, gjatë natës, në fshatin Fitore, parkuar para banesës, shtetasit K.GJ, vjeç 26, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin V.L, vjeç 65, banues në fshatin Qeparo, pasi dyshohet se më datë 27.09.2017, në Qeparo, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit M.Q dhe E.D, vjeç 46 e 57, banuese në fshatin Radhimë, pasi dyshohet se më datë 30.09.2017, në Radhimë, kanë goditur me grusht njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.R vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Radhim, i ka pushtuar tokën dhe i shfrytëzon një apartament shtetases  L.R, vjeç 44, banuese në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Vlorë, për shtetasit A.M dhe S.M, vjeç 34 e 33, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 30.09.2017, A.M, nëpërmjet telefonit, ka kanosur, shtetasin A.A, vjeç 28, banues në Vlorë,dhe S.M më datë 01.10.2017, në lagjen “Uji i Ftohtë“, e ka goditur me grusht A.M. Nenet 84 e 89 të Kodit Penal.

Himarë
Policia dokumenton ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Vranisht
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi R.Sh në gjendje të dehur  është vetplagosur me armë zjarri.
Sekuestrohet arma e zjarrit tip kallashnikov.
Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme ku bëhej fjalë për një shtetas i cili është gjetur i plagosur në fshatin Vranisht, ju informojmë se:
Si rezultat i veprimeve të kryera nga grupi hetimor është bërë e mundur zbardhja, dokumentimi  dhe sqarimi i rrethanave si ka ndodhur ngjarja.
Më datë 01.10.2017 rreth orës 18:40 në fshatin Vranisht, Himarë, rreth 100 m larg banesës së tij është gjetur i plagosur shtetasi R.SH, 50 vjeç.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes si edhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R.SH nën efektin e pijeve alkoolike, në gjendje të dehur është vetplagosur me armë zjarri tip kallashnikov.
Si pasojë ka marrë dëmtime në pjesë të trupit dhe aktualisht është duke marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Në përfundim të hetimit dhe dokumentimit të ngjarjes policia ka bërë arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi për veprën penale ''Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake'', parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.
Në vendngjarje policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarri tip Kallashnikov, 5 gëzhoja dhe 3 fishekë.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë  01.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N, vjeç 57 banues në Vlorë, pasi në lagjen Nr.1, ka vjedhur një bluzë, një portofol të zi dhe një palë çorape tek nje dyqan me pronar N.G  vjeç 32, banues në Sarandë. Neni 134/1 i  Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, gjatë natës, në  lagjen nr. 4, është vjedhur dyqani i shtetasit DH.S, vjeç 55, banues në Sarandë, ku i kanë marrë 6 rrota tel bakri dhe 2 bobina me tel shumëfish bakri.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasi SH.SH  banues në Gjashtë, pasi dyshohet se, në lagjen nr.1, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Dayang”, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K.P, vjeç 50, banues në Gjashtë, duke shkaktuar dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin F.C, vjeç 45, banues në fshatin Valare, pasi dyshohet se në orën 01.10.02017, në lagjen “18 Shtatori”, ka goditur me grusht shtetasin N.K, vjeç 59, banues në Valare. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 01.10.2017, në afërsi të fshatit Psillotere, në vendin e quajtur “Vica”, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi P.N, vjeç 65, banues në Psillotere. Nga veprimet  e kryera rezulton se vdekja ka ardhur si pasoje e shkaqeve natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 30.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.M vjeç 27 pasi dyshohet se vjehrri I.M vjeç 59 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Kurbin. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.  

Më datë 01.10.2017, u referuan materiale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin A.GJ, vjeç 32, banues në Gorre, pasi dyshohet se, në Gorre, në lokal e tij, u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale iu gjetën 3 kompjuterë të lojërave të fatit dhe 2 kompjuterë lloto sporti, pa leje. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 01.10.2017, shtetasi Z.D, vjeç 72, banues në Shkodër, kallëzon se më datë 28.09.2017, në banesë i kanë marre nje shume lekesh. Punohet për identifikimin  dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin T.B, vjeç 30, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në rrugën “Marin Biçikeni”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me fjalë punonjësit e policisë së rendit publik. Neni 236/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin A.T, vjeç 74, banues në fshatin Borje, pasi dyshohet se në Borje, ka kanosur shtetasin S.D vjeç 60 banues në Borje. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, gjatë natës, në fshatin Kolsh, pranë banesës, shtetasit XH.T, vjeç 50, i kanë vjedhur një lopë dhe një viç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin D.T vjeç 21, banues në fshatin Fushë Bulqizë, pasi dyshohet se, në vendin e quajtur ura e qytetit te Ri Bulqizë, ka goditur me grusht shtetasin A.B vjeç 36 banues në Bulqizë. Neni 90 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 01.10.2017, në P K K Rinas, u kap shtetasi në kërkim G.L, vjeç 30, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale "Mosdhënia e mjeteve për jetesë". Nenet 125, 48/c dhe 49 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 01.10.2017, në P K K Port, Durrës, u bllokua mjeti tip “BMV” me drejtues O.G, pasi dyshohet se më datë 22.05.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, e ka shpallur në kërkim, në pronësi të shtetasit B.Ç, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi rezulton i vjedhur jashtë shtetit.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.GJ, vjeç 35, banuese në Laç, pasi dyshohet se në dalje të Portit Durrës, tentoi të kalojë kufirin shtetëror me një pasaporte shqiptare duke shfrytëzuar ngjashmërinë. Nenet  189 dhe 186 të Kodit Penal

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.N, vjeç 23 banuese në Kamzë, Tiranë, pasi dyshohet se me datë 01.10.2017,në PKK Port, Durrës, u kap  duke kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin GJ.K, vjeç 22 banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 01.10.2017, në PKK Port Durrës, u kap duke kaluar kufirin shtetëror në mënyre të paligjshme.  Neni 297  i Kodit Penal

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.B vjeç 25 banuese në Durrës, pasi dyshohet se më datë 01.10.2017, në PKK Durrës, u kap duke kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit  S.V dhe L.M, vjeç 37 e 29 banues në Podujevë, Kosovë dhe Korçë, pasi dyshohet se më datë 30.09.2017, në P K K Kapshticë, S.V ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme me një pasaportë shqiptare të falsifikuar, i ndihmuar nga L.M. Punohet për kapjen e L.M. Nenet 297, 186,189 dhe 298 të Kodit Penal

Kapshticë
Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë bërë
ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim :
I.XH 30 vjeç, banues në Gjorm-Laç.
Më datë 01.10.2017, ky shtetas është kthyer deportiv nga pala Greke. Ndalimi i tij u bë pasi,
dyshohet se ka konsumuar elementë të veprave penale : “Plagosja e lehtë me dashje” si edhe
“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 89 e 278 të Kodit Penal, lidhur me një ngjarje të ndodhur më datë 23.08.2017, në Tiranë.
Veprimet e mëtejshme proceduriale të këtij rasti, i ndjek Komisariati i Policisë nr 3 në Tiranë.

Më  datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin I.K, vjeç 43, banues në Pogradec, depërtuar në PKK Kapshticë nga pala greke, pasi dyshohet se më datë 30.09.2017, në  fshatit Trestenik, Devoll, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më  datë  01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe punohet për kapjen e shtetasit  E.Z,  vjeç 20 banues në Ponçar Devoll, pasi dyshohet se më datë 29.09.2017, në Kapshticë, ka ndihmuar për kalim te paligjshëm te kufirit shtetëror, shtetasin P.S vjeç 24 banues në Mamurras Kurbin, kundrejt nje shume eurosh. Neni 298 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin J.F vjeç 29, banues në Spathar Librazhd, pasi dyshohet se më datë 29.09.2017, në Tre Urat, Përmet, ka kaluar kufirin ne mënyrë te paligjshme. Neni 297 i  Kodit Penal.








 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...