Tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë mes Policisë Greke, Shqiptare e Italiane.

Tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë mes Policisë Greke, Shqiptare e Italiane.  02puglia

Sekuestrohet në afërsi të Otrantos një gomone me 712 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Kapen në bord të gomones 3 skafistë.

Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë e Shtetit për një gomone që dyshohej se po trafikonte lëndë narkotike nga Greqia për në Itali.

Policia e Kufirit të D.P.V Vlorë ka shkëmbyer informacion menjëherë me kolegët e Policisë Italiane, Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë si dhe me Zyrën Ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Itali në një komunikim të vazhdueshëm me Guardia di Finanza në Bari dhe Puglia.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka aktivizuar në det dhe në terren të gjitha shërbimet e Policisë Kufitare, Delta Force, si dhe ka njoftuar QNOD dhe Rojen Bregdetare e cila ka nxjerrë menjëherë në det shërbime në ndihmë të Policisë së Shtetit.

Guardia di Finanza e Puglias ka bërë të mundur që në orët e para të mëngjesit në afërsi të Otrantos të ndalojë mjetin lundrues tip gomone me tre shtetas shqiptarë në bord konkretisht:

L.B, 38 vjec, H.M, 23 vjeç dhe Xh.H 24 vjeç.

Guardia di Finanza e Puglias ka gjetur e sekuestruar në bordin e gomones 712 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Po vijon shkëmbimi intensiv i informacionit mes tre policive për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Nga veprimet paraprake dyshohet se gomonen e ka çuar në Greqi një shtetas Italian me qëllim trafiku të lëndëve narkotike nga Greqia për Itali me skafistë nga Shqipëria.

Detaje të tjera nuk mund të jepen për shkak të sekretit hetimor.

02puglia1

02puglia2

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...