Durrës. Vijon puna për kapjen e shtetase të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Durrës. Vijon puna për kapjen e shtetase të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia-durres

Arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Maksimumi I dënimit 20 vjet.


Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm të një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht shtetasi:

•H.K 31 vjeç,  banues në Durrës.

Shtetasi H.K ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e  Parmës, Itali me Vendimin Nr.6631/13 R.G.N. R 4497/13 R.G.G.I.P. datë 25.10.2014 ka vendosur masën e sigurisë" Arrest me burg" për veprën penale" Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike" parashikuar në nenet 110 dhe 80 të Kodit Penal Italian.

Shtetasi H.K, më datë 17.01.2014, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë dyshohet se ka organizuar transportin e rreth 60 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë me qëllim shitjen e saj në Parma / Itali.

Maksimumi i dënimit  për këtë vepër penale është 20 vjet burg.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...