Tropojë. Informacion paraprak.

Tropojë. Informacion paraprak.Drejtoria Kukes 1M

Më datë 02.10.2017, njoftohemi nga Salla Operative Tropojë,  se në aksin rrugore Tropojë- Lekbibaj, në vendin e quajtur "Shkëmbi i Rajzes", ka të shtëna me armë zjarri.

Menjeherë në vendgjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe  grupi hetimor ku ka rezultuar se:

Rreth orës 22:30, rrugës për në banesë, shtetasit F.M dhe E.R., duke levizur me mjetin tip kamioncin, janë ndalur nga persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, dhe më pas i kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.M 29, vjeç, banues në Lekbibaj dhe E.R, 27 vjeç, banues në Lekbibaj, të cilët ndodhen në spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën.

Personat ende të pa identifikuar gjatë largimit i kanë vëne flakën edhe automjetit kamionçinë në pronësi të shtetasit E.R.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale  disa gëzhoja  arme zjarri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...