Tiranë, Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Tiranë, Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.tirane

Arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit :

• I.S, 47 vjeç,  banues në Vorë (Tiranë).

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore të Sassari / Itali me Vendimin Nr.SIEP 35/2016 të datës 14.06.2017 e kanë dënuar me 4 vite e 7 muaj e 14 ditë burgim për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike",  parashikuar nga nenet 110 & 112 të Kodit Penal Italian dhe neni 73/1 , Dekreti 309/1990.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...